Author: tirana

Dashuria është një marrëveshje serioze për këdo në jetë. Prandaj rekomandohet të hidhni hapat e duhur kur bëhet fjalë për dashurinë. Lidhur me këtë duhet të merrni parasysh edhe shenjën e zodiakut. Prandaj nëse nuk doni të përfshiheni në probleme, mendohuni dy herë përpara se të lidheni me një nga këto shenja më poshtë: Peshoret janë të ëmbla, por shumë të drejtuara nga shoqëria për ne. Një ditë ata na duan dhe tjetrën jo. Plus, ata duket se duan gjithmonë të jenë të rrethuar nga njerëz. Rraskapitës! Ujorët janë interesantë por janë një botë larg nesh. Nuk janë shumë emocionalë…

Read More

Një i ri u arrestua sot në Lezhë, pasi sipas policisë ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndaj 21-vjeçarit me iniciale K.L rëndon akuza e dhunës në familje.Po, ashtu policia e Lezhës njofton arrestimin 24-vjeçarit me iniciale R.Gj. pasi tentoi të hynte në një shtëpi më lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë. Pronari i shtëpisë, me iniciale F.M. ka njoftuar policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi të dyshuarin.

Read More

Makina është e vetmja strehë për një 62 vjeçar të braktisur nga fëmijët e tij. Enver Hodaj, prej 13 vitesh jeton si endacak, pasi nuk ka një shtëpi ku mund të strehohet. Ai ka 8 vjet që fle në makinë, pavarësisht të ftohtit në dimër apo të nxehtit në verë. Ditën e përdor si taksi për të nxjerrë bukën e gojë dhe natën si shtëpi. Me shtëpinë e tij lëvizëse, Veri siç e njohin të gjithë, ngryset ku ta zërë nata. Në kushtet e pandemisë, masat mbrojtëse të 62 vjeçarit janë një qese detergjent dhe një bidon me ujë, ndërsa…

Read More

Një 24-vjeçar u arrestua sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për dhunë në krye të detyrës ndaj një mjekut. Në një prononcim për ABC, mjeku Petrit Gjorgji ka treguar si ndodhi ngjarja. Ai thotë se kishin një pacient me probleme me veshkat, ndërsa për një moment ka rënë nga krevati. Gjorgji shpjegon se me ndihmën e kolegëve janë munduar ta ngrenë. Më tej ai thotë se ka kapur një pjesë të trupit, nga këmba për ta ngritur. Ky moment ka irrituar të afërmin që shoqëronte pacientin dhe e ka goditur nga pas mjekun. “Kishim një pacient për veshkat. Në…

Read More

Prej ditës së djeshme, në mediat rozë po bën bujë zbulimi i çifti më të ri të showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin vlonjat, Romeo Veshaj dhe vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi. Dje dyshja ndanë në Instastory foto nga i njëjti vend. Për më tepër, Aleksia publikoi në rrjetet sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj u spikat si Romeo. Mirëpo, sot nga një monitorim i bërë në rrjetet sociale të dyshes është vënë re se lidhja e tyre është bërë edhe më serioze. Ka qenë pikërisht, Aleksia ajo që ka postuar një foto ku…

Read More

Ditën e sotme KQZ bëri një demonstrim të mënyrës së identifikimit biometrik. Pajisja bën të mundur identifikimin e votuesit në kohë të shpejtë, ndërsa shmang votimin e dyfishtë. Të gjitha palët politike sollën përfaqësuesit e tyre për te provuar pajisjen. Gjatë fjalës së tij kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara. “Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje koha e shkurtër për te identifikuar votuesin. Një minutë e pak sekonda.…

Read More

20 shkurti i 1991 është një nga ditët më të rëndësishme të periudhës së rënies së komunizmit në Shqipëri, teksa me mijëra shqiptarë nisur për në demostrata kundër regjimit, rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë. Ngjarjet e asaj dite, që kulmuan me hedhjen e bustit, janë kujtuar sot 30 vite më pas, nga shumë protagonistë të asaj kohe, shumica prej të cilëve kanë qenë studentë ende pa dalë nga bangat e shkollës. Njëri prej tyre është edhe gazetari i njohur Blendi Fevizu. Moderatori i “Opinion” ka ndarë me ndjekësit në Instagram, pamjet nga sheshi i kryeqytetit, teksa qytetarët…

Read More

Nëse jeni një person që tentoni të shmangni diellin, vuani nga alergjitë në qumësht ose i përmbaheni një diete të rreptë vegane, mund të jeni në rrezik për mungesë të vitaminës D. E njohur si vitamina e diellit, ajo prodhohet nga trupi në përgjigje të lëkurës që ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Padyshim që gjatë dimrit, mungesa e vitaminës D është më e theksuar. Por, cilat janë pesë shenjat që gjenden në sytë tuaj duke paralajmëruar se mund të keni mungesë të D? Uveiti është ënjtje e uveas që përfshin irisin, trupin ciliar dhe enët e gjakut që mbështesin pjesën…

Read More

Tre banorë të qytetit të Elbasanit kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19. Sipas gazetarit të ABC, Aldo Kozarja bëhet fjalë për një 62-vjeçar dhe dy të moshuar të moshës 80 dhe 90-vjeçare. Sakaq, bëhet me dije se ata ishin të infektuar prej disa ditësh dhe po trajtoheshin në spitalet Covid. Ndërkohë më herët në Elbasan kanë rezultuar 41 mësues dhe 18 nxënës të infektuar me koronavirus në shkolla.

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur mbledhjen e tij të parë të madhe me liderët e ekonomive më të zhvilluara në botë. Joe Biden theksoi edhe njëherë vendosmërinë e administratës së tij për të ndryshuar faqen dhe dhënien fund të politikës së paraardhësit të tij ” Amerika e para”. Biden, gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se ishte një kohë kritike për demokracitë në botë për të “provuar që modeli i tyre nuk është një relike e historisë”. “Ne jemi në mes të një debati themelor në lidhje me drejtimin e ardhshëm të botës…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për pakënaqësitë që shumë qytetarë i kanë shprehur atij. Ai madje tha se nëse do e kishte ai drejtimin e PD do kishte shumë gjëra për të vënë në dukej. Rama: Nëse do mbaja një fjalim për çfarë nuk shkon, do isha i gatshëm të merrja drejtimin e PD, do dukesha demokrati më vigjilent se jam i vetëdijshëm se çfarë nuk shkon, e nëse do hyja në garë për pakënaqësinë ndaj qeverisë do e fitoja atë, se jam i pakënaqur nga qeveria, kështu që i kutpoj shumë mirë ata që janë të pakënaqur. Ama këtu…

Read More

“Triumfi i shqiptarëve mbi barbarinë”, kështu e ka kujtuar ish kryeministri, Sali Berisha, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Si sot 30 vite më parë, mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale Berisha shkruan se 20 shkurti 1991 është dita e ngadhënjimit, e çlirimit të qytetarëve shqiptar nga kulti, adhurimi i përbindëshit të historisë së tyrë kombëtare, Enver Hoxhes. Teksa kujton 30-vjetorin Berisha ka hedhur edhe akuza ndaj…

Read More