Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mos më fol mua me atë gjuhë”, Tabaku përplaset me Kadian: Rrini e qetë se jeni dhe në shtëpi. Ish-deputetja: Je për nivel zv.ministrash, s’përballesh dot me mua

22:29 / February 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku kadia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është përplasur me zëvendës ministrin Besart Kadia. Në një lidhje me Skype nga shtëpi, Tabaku po fliste për buxhetin dhe ekonominë në vend, ndërsa Kadia nga studioja e “Kjo javë”, e pyeti në lidhje me deflatorin.

Tabaku tha se nuk ishte përgatitur për t’u përballur me nivelin e Kadisë dhe i tha këtij të fundit se do të merrtë një përgjigje nga nga grup që ka Partia Demokratike për debate me nivelin e zëvendës ministrave.

Pjesë nga debati:

Besart Kadia: Zonja Tabaku, ju lutem më jepni një përgjigje…deflatori është 2% apo jo

Jorida Tabaku: Unë nuk e dija që do të kisha një përballje me ju

Besart Kadia: Zonja Tabaku ju lutem rrini e qetë, mos u acaroni por më jepni përgjigje

Jorida Tabaku: Dëgjo, mua mos më fol me atë gjuhë se nuk ta lejoj. Kaq po them.

Besart Kadia: Ju lutem zonja Tabaku, mos u acaroni se jeni edhe në shtëpi.

Jorida Tabaku: Unë e qetë jam, dhe nuk acarohem në këto lloj debatesh e ta kthej në personale. Nuk acarohem unë. Ne kemi një grup në nivel zv/ministrash që të mund të merret me zotin Kadia.

Lorenc Vangjeli: Ju lutem, mos të kapemi në këtë debat, ju po të doni jepnin përgjigje zonja Tabaku

Jorida Tabaku: Jo po unë nuk e dija që do përballesha me një debat të tillë

Besart Kadia: Ju lutem largohuni, nëse nuk doni, ikni

Preç Zogaj: Ju thamë ju nëse nuk doni mund të mos jepni përgjigje

Jorida Tabaku: Për etikë, unë do të jap përgjigje dhe do të largohem se jam me tre fëmijë të vegjël. Ju mësoni në radhë të parë, ju jap një këshillë, për karrierën në politikë. Do keni një përgjigje në nivel zv/ministri. Do ta keni

Besart Kadia: Kur ta gjeni, ma sillni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.