Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj në Njësinë 7: Berisha do ta mbyllë me turp, bashkë me dhëndrin morën 1/3 e kësaj zone

19:34 / February 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj etilda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Njësia 7, në një takim me banorët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kujtoi se si ka qenë kjo zonë më parë, ku nëpër rrugë lëviznin kope me qen dhe plehrat bëheshin mullar. Veliaj tha se sot jo vetëm që këto nuk ekzistojnë më, por është rritur vlera e pronës, ndryshe nga koha e Sali Berishës kur u zaptua 1/3 e kësaj njësie.

“Po nuk bëre dot Tropojën, nuk bën dot Shqipërinë. Dhe e pamë Saliun – një njeri që do ta mbyllë me turp, sepse vetëm dëme i ka bere ketij vendi. Edhe sot. Ka moshen e Enver Hoxhës, 77 vjeç, dhe kerkon të kthehet për herë të tretë. Bëri ’97-ën, i griu të gjithë lekët në piramida, Zvicra jonë tha, bëri ’98-ën, u veshën shumica e grave të këtij vendi me të zeza, me të gjithë ato tragjedi, hodhi në erë me djalin gjithë Gërdecin, mori me dhëndrin 1/3 e Njësisë 7 tek fusha ‘Partizani’”, u shpreh kryebashkiaku.

Duke folur për gjobat e KQZ-së, Veliaj u shpreh se ishin të padrejta dhe kjo u vërtetua nga vendimi i Gjykatës së Apelit.

“Nuk gjobitet një njeri që punon. Ne duhet të shpikim gjoba për dikë që fle gjumë, ne duhet të shpikim gjoba për dikë që ikën nga Parlamenti, ne duhet të shpikim gjoba për dikë që ikën nga Bashkitë, ne duhet të shpikim gjoba për përtacinë, por jo te veme gjoba pse punove më shumë seç duhet”, sqaroi ai.

Më tej ai tha se është mëse normale që shumë anëtarë të partive të tjera po i bashkohen Partisë Socialiste, sepse kjo e fundit i ka bindur dhe do mbahet mend për përballimin e sfidave të mëdha, si tërmeti apo pandemia, që ndodhin njëherë në 100 vjet.

“Për historinë e tërmetit dhe të pandemisë nuk do të na falte historia po të dorëzoheshim tani. Tani që po vijnë vaksinat me disa mijëra në javë e tani që po bëhen disa qindra shtëpi në javë. Se do të shkruhet një ditë historia do thuhet: Po vërtetë një gjë që ndodh njëherë në 100 vjet e goditi Shqipërinë edhe pati disa kriza bashkë me tërmet, me pandemi, me ngrica, me borë, me përmbytje, por ishte Partia Socialiste që e ktheu fatkeqësinë në mundësi”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s

19:39 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.