Author: tirana

Policia ka nisur me ndëshkimet e drejtuesve që nuk respektojnë masat për motin e keq në akset rrugore. 87 drejtues janë gjobitur pasi nuk kishin vendosur për automjetet e tyre zinxhirët, ndërsa 49 të tjerë nuk kishin goma dimërore. Nga ana tjetër 156 drejtues u ndëshkuar për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 89 për përdorim celulari. Po ashtu Policia njofton se në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan u parandalua një ngjarje rrugore pasi një automjet po lëvizte në sens të kundërt. NJOFTIMI NGA POLICIA Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë angazhuar maksimalisht,…

Read More

Shqipëria vijon të regjistrojë shifra të larta nga COVID-19. 1088 raste dhe 12 viktima janë shënuar së fundmi në gjithë vendin. Në total u realizuan 3 mijë e 885 testime, dhe shumica e rasteve rezultoi në Tiranë me 320 infektime, ndjekur nga Saranda me 99 dhe Durrësi me 92. Nga ana tjetër 781 qytetarë fituan betejën me COVID-19, ndërkohë në 4 spitalet vijojnë të trajohen 531 pacientë nga të cilët 11 të intubuar. Njoftimi i ministrisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në…

Read More

Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut. I ndjeri ishte 81 vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë në gjendje të mirë, ndërkaq ka vdekur brenda qendrës së votimit. Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij, ndërsa nuk dihet se çka e ka shkaktuar vdekjen e tij. Ai kishte ardhur nga Shkupi për të votuar në Kaçanik, u raportua nga RTV Dukagjinit. Në lidhje me këtë në RTV Dukagjini foli edhe drejtori i shkollës “Jusuf Gërvalla”, Kemal Dullovi, i cili dha edhe detaje. “Unë isha rastësisht te…

Read More

Autoriteti shëndetësor i Francës rekomandoi që personat e infektuar më parë me Covid 19 të marrin vetëm një dozë të vaksinës në vend të dy dozave normale. Ata që shërohen nga kjo sëmundje krijojnë një lloj imuniteti dhe mund të imunizohen tre deri në gjashtë muaj më vonë, thanë ekspertët francezë. Franca bëhet kështu vendi i parë që lëshon këtë këshillë. Ministria e Shëndetësisë atje thotë se deri tani në vend janë kryer 2.8 milion vaksinime. “një dozë e vetme e vaksinës duhet të jetë e mjaftueshme për të luajtur rolin e një përforcuesi” për dikë të infektuar më parë…

Read More

Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Ndër qytetaret e bllokuara është edhe aktorja e mirënjohur, Zamira Kita. Kita në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24” ka treguar çfarë po në Qafë Thanë. Ajo shprehet se njerëzit kanë dy orë që presin dhe uron që gjendja të ketë zgjidhje. “Kemi gati 2 orë që jemi këtu në doganën shqiptare, për të dalë nga Maqedonia e Veriut dhe për të hyrë në Shqipëri. Ka një problem nga dogana deri në aksin nacional. Këto janë thashethemet nga qytetarët, por nuk e dimë saktësisht…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë në Ersekë të Kolonjës. Ajo thotë se prej stuhisë pati vështirësi në ardhjen deri në Ersekë, por siguroi se LSI është partia që e mban fjalën dhe s’ka borë, stuhi apo shi që e ndal. Kryemadhi denoncoi gjithashtu se ka ende familje në Floq të Korçës që kanë mbetur në çadra nga tërmeti i 2 viteve më parë . Po ashtu ajo akuzoi kryeministrin se në ditë me diell del flet nga 7 orë, kurse kur ka përmbytje e stuhi nuk del fare. FJALA E MONIKA KRYEMADHIT Një nga…

Read More

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj, në ditën kur Kosova po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kosnett e bëri të ditur deklaratën e tij përmes llogarisë së tij në zyrtare në Twitter. “Mos lejoni që dëbora ose pandemia e COVID-19 t’ju ndalojnë të votoni.Bëni zgjedhjet e lira, të drejta dhe të sigurta”, u shpreh ai mes tjerash, duke bërë thirrje që të raportohen parregullsitë tek autoritetet kompetente. Zgjedhjet në Kosovë mbahen në kohën e pandemisë së koronavirusit, që ka prekur më shumë se 64 mijë…

Read More

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një urim të veçantë për festën e Shën Valentinit. Hajdari nga qyteti i Elbasanit ku kandidon për zgjedhjet e 25 prillit, thotë se në një vend si Shqipëria ku ka shumë sherr e përçarje, ka nevojë për një festë të tillë, për të celebruar dashurinë. Postimi i plotë: Gëzuar atyre që falin dashuri! Në një vend si i yni, ku konsumohet kaq shumë sherr, përçarje, baltosje, dhunë, kemi nevojë për një ditë si e sotmja për të celebruar dashurinë. Bashkëshortët kanë nevojë për dashurinë e njeri-tjetrit. Fëmijët kanë nevojë për dashurinë e prindërve. Gjyshërit kanë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Rama me origjinë nga Kosova, ndërsa në një aksident në Suedi mbeti i vdekur në vend, djali i tyre Vatan Rama. Viktima ishte vetëm 22-vjeç, teksa mësohet se makina e të riut ishte përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një autostradë të Suedisë. Më konkretisht, 22-vjeçari është nga Botusha e Koshares, ndërsa ishte djalë i vetëm i familjes Rama. Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti. Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej…

Read More

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka denoncuar rastin e një qytetari i cili banon në Arrës të Dibrës, ku sipas Mziut ndodhej në gjendje kritike për jetën dhe nuk po i ofrohej asnjë ndihmë. “Helikopteri nuk vihet në dispozicion të këtij të sëmuri në gjëndje kritike për jetën”, shkruan Mziu. Por pas verifikimeve në lidhje me alarmin e ngritur nga Mziu, burime për Tirananews.al nga stafi i shërbimit shëndetësor në Arras, bëjne me dije se nuk ka asnjë të sëmurë e aq më pak ndonjë pacient në rrezik për jetën…

Read More

Moderatori Ardit Gjebrea është infektuar me COVID-19 dhe për këtë arsye i është dashur që ta prezantojë nga shtëpia e tij emisionin ‘E Diela Shqiptare’. Gjatë emisionit, ai ka bërë një lidhje direkte me mjekun që ai po kurohet Ardian Jorgji. Sipas mjekut pneumolog vaksina e Covidit nuk shëron dhe nuk shpëton jetë, përkundrazi, ajo shfaq komplikacione tek njerëzit dhe kjo për shkak se proceduarat e saj janë të përshpejtuara. Ardit Gjebrea: Flasim pak për vaksinën, di që ju personalisht nuk jeni shumë entuziastë, pse? Ardian Jorgji: Nuk ka vaksinë që të shëron, shpëton një herë e mirë dhe vaksinat…

Read More

Në ditën e zgjedhjeve Kosova ka pasur një bilanc pozitiv sa i përket luftës ndaj COVID-19. Asnjë pacient nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit teksa ka pasur rekord testimesh, plot 3 mijë e 31. Nga ana tjetër 201 pacientë janë shëruar ndërsa nga testimet 246 pacientë rezultuan me COVID-19. ”Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin…

Read More