Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar me kreun e qeverisë Edi Rama, duke shkruar se të gjithë e dinë që Shqipëria ka ngecur në vend me Ramën. Më tej kreu i PD-së shkruan se shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. ‘Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!’’- shkruan Basha. Lexo edhe:…

Read More

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar t’i përgjigjet akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i treguar se qytetarët e dinë shumë mirë reagimin që ka bërë qeveria me tërmetin ku po vijohet me procesin e rindërtimit, me pandeminë por edhe me përmbytjet. Rama shkruan në twitter, se të gjithë e mbajnë mend në kohën kur ishte PD familjarët braktisnin shtëpitë e tyre dhe rrugët ktheheshin në pista patinazhi për makinat e qytetarët. “Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë.…

Read More

Bërja publike e lidhjes së Teas me Beratin, ndërkohë që ajo doli bashkë me Andin nga ‘Përputhen’ shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet. Dyshja deklaruan se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe se fotot i kanë publikuar qëllimisht. Tea tha se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes së tyre, por sërish i ka detyruar të vazhdojnë me programin. Së fundmi, ajo ka publikuar dhe provat. Teksa një ndër ndjekësit i ka shkruar “Kur e ke ndërgjegjen e pastër, pse nuk i nxjerr provat që thua t’i kesh?”, Tea ka ndarë në Instastory një bisedë me një nga vajzat…

Read More

Reshjet e dëborës, që kanë vazhduar gjatë gjithë natës në Durrës kanë zbardhur edhe monumentet duke ofruar një pamje tjetër të qytetit. Ngjyrës së gurtë të amfiteatrit dhe kalasë, flokët e borës i kanë dhënë atmosferë ndryshe. Po ashtu, qytetarët kanë shijuar bregdetin e zbardhur, ku nuk duket rëra por bora. Ndërsa, nga fotot më poshtë duket se pëllumbat nuk po e shijojnë shumë këtë ditë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së ftohtë.

Read More

Ana Kauri është kthyer në një ndër vajzat më të pëlqyera në Për’puthen. Ajo është surprizuar këtë Shën Valentin nga një ndër konkurrentët e programit. 31-vjeçari Ervis Kurti i ka dhuruar një çokollatë me emrin dhe fytyrën e saj, së bashku me një trëndafil të kuq. Ervisi hyri në Për’puthen vetëm pak ditë më parë, duke shprehur pëlqimin e tij për dy nga vajzat: për Anën dhe Jasminën. Ai i ka suprizuar të dyja vajzat me të njëjtën dhuratë.

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat përmes të cilave do të legalizojnë objektet por penalitetet me të cilët do të përballen ndërtuesit të cilët kanë shkelur lejet e ndërtimit, objektet e të cilëve nuk janë regjistruar në hipotekë. Sipas vendimit të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, do të aplikohen penalitete të ndryshme në funksion të destinacionit të objektit. Deri në miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 3, të nenit 67, të ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, llogaritja e penalitetit për shkeljen e lejes së ndërtimit kryhet…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe se më 25 prill, të gjithë së bashku duhet ta largojmë atë dhe ta nxjerrim vendin nga kjo baltë. Nëpërmjet një konference për shtyp, Basha tha se kryeministri nuk mbajti asnjë premtim përgjatë 8 viteve, duke e mbuluar dështimin me propagandë. Lulzim Basha: Ka dështuar në çdo drejtim. Premtoi 300 mijë vende pune dhe Shqipëria sot ka papupunësinë më të lartë në rajon, premtoi shëndetësi falas dhe pandemia e nxorri zbuluar. Premtoi kosto të ulët të jetës dhe sot e dinë të gjithë. Tani…

Read More

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha denoncon presionet mbi administratën publike që sipas saj po bëhen nga regjimi nëse nuk votohet partia shtet. Gjosha shkruan se shkojnë deri aty sa kanë filluar të mblidhen kartat e identitetit dhe listat e çdo punonjësi, që duhet të japë garanci për votat familjare dhe shoqërore nëse do të ruaj vendin e punës! Ajo thekson se propaganda që këtu ka shtet luhet deri në pikën ku përdoret edhe pandemia me policinë e shtetit për t’i mbyllur gojën opozitës në fushatë!Gjoshta thotë se vendi ka nevojë për frymëmarrje dhe për një dritë jeshile në fund të…

Read More

Edhe pse shqiptarët nuk janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në krahasim me vendet e tjera, përsëri konsumi mbetet i lartë. Vjetari rajonal statistikor i publikuar nga Instituti i Statistikave paraqet të dhëna mjaft interesante rreth konsumit te alkoolit sipas gjinisë dhe sipas qarqeve. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar këto të dhëna duke i paraqitur në grafikët e mëposhtëm ku tregohet në përqindje konsumi i alkoolit për burrat dhe për gratë. Mosha e marrë si studim si për burrat ashtu dhe për gratë është 15-49 vjeç. Siç e tregon dhe grafiku, gratë e qarkut të Beratit, Tiranës dhe të…

Read More

Universiteti i Oksfordit ka nisur një studim për të vlerësuar sigurinë dhe përgjigjen imune të vaksinës COVID-19 që ka zhvilluar me AstraZeneca Plc tek fëmijët, studim i parë i këtij lloji në botë. Prova e re në fazën e mesme do të përcaktojë nëse vaksina është efektive tek njerëzit midis moshës 6 dhe 17 vjeç, sipas një deklarate me email nga universiteti. Rreth 300 vullnetarë do të regjistrohen dhe inokulimet e para priten këtë muaj, tha Oxford. Vaksina me dy doza Oxford / AstraZeneca është përshëndetur si një ‘vaksinë për të varfërit’ sepse është më e lirë dhe më e…

Read More

Ish-deputeti Milaim Zeka që është i infektuar me COVID-19 dhe i shtruar në spital ka thënë se nuk po i mundësohet votimi nga ana e KQZ’së.Zeka ka thënë se organizimi i Komisionit Qendror Zgjedhor është për faqe të zezë. “Miliona shkojnë për përgatitjen e zgjedhjeve, të njëjta budallallëqe, sa i përket organizimit të KQZ është për faqe të zezë, ata na telefonuan prapë, disa kemi mundur me votu me kusht, kanë mundur të marrin fletvotime, kur një byrokroci përdoret për ta përdhunuar votën e qytetarit ku përmes votës përcaktojmë fatin e vendit tonë atëherë çfarë të presim tjetër”, ka thënë…

Read More