Dita e sotme ka nisur me probleme me qarkullimin në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Prezenca e lartë e borës se ngrirë në rrugë ka bërë që ky aks rrugor të jetë i rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve. Për këtë arsye një furgon mallrash ka dalë nga Rruga duke u përmbysur. Furgoni ka rrëshqitur pranë rotondos së Grabjanit. Fatmirësisht aksidenti nuk ka pa pasoja në njerëz.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama këtë të dielë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook ka publikuar pamje nga kryeqyteti i veshur me të bardha. Krahas videos së postuar me pamjet magjepsëse nga Tirana në borë, kryeministri shkruan se ky Shën Valentin është i rrallë. “Shën ❤️ALENTIN i rrallë fare ky sot në Tiranë…”, shkruan Rama.
Gazetari Kushtrim Bekolli ka gjetur një mënyrë interesante që të sfidojë të ftohtit teksa raporton nga komuna e Skenderajt. Bekolli, në lidhje direkte paraqitet me një bluzë me mëngë të shkurtra teksa demonstron se i ftohti ia ka ngrirë kafen dhe lëngun që ishte duke pirë jashtë.
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim të jashtëzakonshëm lidhur me situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq. Gjithashtu ministria njofton se në dittë e ardhshme prite mot i kthjellët po më ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta. Postimi i plotë: I gjithë territori i vendit tonë ditën e sotme është mbizotëruar nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe me reshje dëbore. Si rezultat i reshjeve të borës në disa qarqe të vendit kemi pasur problematika në disa akse rrugore. Ditët në vijim pritet mot i kthjellët, por për shkak të temperaturave të ulëta…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon ditën e sotme një takim me disa të rinj në Korçë, që votojnë për herë të parë. Kryemadhi tha se LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve të rinj. Mes të tjerash ajo nuk i kurseu as batutat, teksa kujtoi faktin se ajo nuk është votuese për herë të parë e LSI-së. “Ju falënderoj ju të rinjve në Korçë, pasi ne duam që çdo gjë duam që të shkojë në duart tuaja. LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve për herë të parë.…
Mbrëmjen djeshme dhe gjatë gjithë natës së sotme bora ka mbuluar gjithë territorin e vendit tonë për herë të parë pas tre vitesh. Ishte planifikuar të luheshin shumë ndeshje, por kushtet e vështira kanë anuluar gjithçka. Vështirësia në transport dhe fushat e mbuluara me dëborë detyruan FSHF të njoftojë dje shtyrjen e të gjitha ndeshjeve në futbollin e moshave dhe Kategorinë e Dytë. Ndërkohë ishte parashikuar të luhej edhe në Kategorinë e Parë. Elbasani-Tomori dhe Lushnja-Egnatia ishin programuar të luheshin mesditën e sotme, por nuk do ndodhë. Kushtet e bëjnë të pamundur dhe FSHF në aplikacionin e saj shënon pezullimin…
Ambasada Amerikane në Tiranë, njofton se në 4 shkurt Presidenti i SHBA, Joe Biden firmosi urdhrin ekzekutiv për të forcuar Programin e Pranimit të Refugjatëve në SHBA (USRAP). “Presidenti Biden po sigurohet që Shtetet e Bashkuara të mbeten një strehë e sigurt për refugjatët dhe që ata që aplikojnë për të emigruar në vend nën programet humanitare të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Në një urdhër ekzekutiv më 4 shkurt, Biden ndërmori hapa për të forcuar Programin e Pranimit të Refugjatëve në SHBA (USRAP), një bashkëpunim midis qeverisë dhe komunitetit, që pasqyron një vlerë thelbësore të Amerikës, mbrojtjen e të…
Mosnjohja e plotë e vetes është diçka e zakonshme tek të gjithë ne. Zbulimi i gjërave të reja për veten tuaj padyshim nuk është e dëmshme, madje mund ta konsiderojmë si diçka mjaft interesante. Ky test do ju ndihmojë të zbuloni më shumë rreth vetes tuaj që ndoshta nuk e keni ditur më parë. Nëse në këtë foto ju shihni kolona antike do të thotë që ju: E keni pak të vështirë të dini nga zona juaj e rehatisë. Ju keni tendencë të jeni të qetë, por frikësoheni nga mendimet dhe pikëpamjet e të tjerëve. Nëse në këtë foto ju…
Sa shpesh shqetësoheni për shëndetin tuaj të mëlçisë? Shumica e njerëzve e injorojnë këtë çështje nëse nuk janë diagnostikuar me sëmundje të mëlçisë siç janë cirroza, sëmundja e mëlçisë yndyrore, etj. Është thelbësore të kujdesesh për mëlçinë tënde pasi ajo luan një rol thelbësor në rregullimin e shumë funksioneve të trupit tuaj, përfshirë rregullimin e metabolizmi, shndërrimi i lëndëve ushqyese në diçka që trupi juaj mund ta përdorë më vonë. Ndërsa është e rëndësishme të dini se çfarë ushqimesh të hani, ju gjithashtu duhet të keni kujdes për ushqimet që duhet të shmangni. Larg ushqimeve me yndyrë Ushqime të yndyrshme:…
Gjatë një takimi në Bruksel, diplomatët e 27 vendeve anëtare ishin të dëshpëruar. BE kishte paguar miliarda euro për të blerë vaksina, me synim frenimin e një pandemi që po vriste çdo ditë mijëra europianë. Por prodhuesit e vaksinave kishin ndërprerë dërgesat, dhe BE ishte përfshirë në një luftë publike me to. “Kjo është një katastrofë!”- tha ambasadori francez Filip Leglize-Kosta në takimin e 27 janarit. Ai takim ishte një moment vendimtar në gati 2 javë konfuzion dhe zemërim rreth furnizimit me vaksina të BE-së, të cilat do t`a zhytnin bllokun në krizën e tij më të thellë, që kur…
Një nënë e tre fëmijëve e ashtuquajtur ‘supergruaja’ e cila ndihmoi për të shtyrë një kamion qumështi në një kodër me dëborë është shpërblyer me një vit furnizim falas nga kompania e qumështit. Charlene Leslie, 33 vjeç, u filmua duke shtyrë kamionin gjigand të Grahams në një rrugë të mbuluar me dëborë në Cowdenbeath, Fife, të Martën, gjatë stuhisë Darcy. Punonjësja e supermarketit po shkonte drejt dyqaneve kur pa kamionin e Grahams në telashe dhe i kërkoi një fqinji të shikonte fëmijët e saj ndërsa ajo nxitoi të ndihmonte. Dhe për të falënderuar përpjekjet e saj heroike, kompania Graham tani…
Dimri është një periudhë e vështirë për shoferët, pasi muajt e ftohtë shpesh sjellin shqetësime të mëdha për automejet. Ndryshimi i gomave, pastrimi i dëborës dhe akullit nga makinat në mëngjes, e shumë vështirësi të tjera që është një listë e pafundme. Më poshtë ju sjellim një listë këshillash që shoferët duhet të ndjekin në dimër, në mënyrë që udhëtimi të jetë sa më i lehtë. Xhamat me akull Për të pastruar xhamat e makinës nga akulli në dimër, ju duhet uthull dhe ujë. Përzieni uthullën me ujë (përdorni një raport 3: 1) dhe spërkateni këtë solucion në dritaret e…