Author: tirana

Këngëtarja Jonida Maliqi ka deklaruar në emisionin “Jonida’s room” se është single! Ndaj për këdo që mendonte se Maliqi gjendej ende në një marrëdhënie me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, në fakt jo, nuk janë më bashkë. Ky Shën Valentin do ta gjejë Jonidën pa një person në krah. Por si e rrëfeu artistja këtë detaj kaq personal? Teksa e ftuara e saj, Kleoniki Delijorgji po i lexonte letra këngëtares, kërkoi të dinte më shumë për dashurinë, jetën e saj romantike. “Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për…

Read More

Kandidati për kryeministër në Kosovë Albin Kurti ka votuar për zgjedhjet parlamentare. “Kjo është dita e parë e shndritshme e cila do të jetë në vazhdimësi, qytetarët kanë nevojë për demokraci. Kosova këtë të diel i kthehet popullit, me dashuri për vendin duhet të votojmë. Sot e kanë fjalën qytetarët”, tha Kurti shkurtimisht për mediat.

Read More

Ditën e sotme në Kosovë po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Ndërkohë që procesi i votimit ka nisur në orën 07:00, ka ardhur edhe reagimi i pare nga qeveria Rama. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar që qytetarët e Kosovës të krijojnë ditën e sotme një proces të qetë votimi, ndërsa thekson se kjo është një kohë vendimtare për ta. “Një ditë e madhe për Kosovën! Urojmë për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë. Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo. Një kohë për…

Read More

Meteorologia Lajda Porja u shpreh mëngjesin e sotëm se i gjithë territori i vendit është në vlera negative të temperaturave për shkak të të ftohtit siberian, ku më shumë problematike paraqitet situata në pjesën verilindore, ku termometri shënon -12 deri në -13 gradë celsius. “Reshjet e dëborës përfshinë gjithë territorin shqiptar. Problematike situata paraqitet në zonat lindore, verilindja, ku trashësia e dëborës është deri në 70 cm. Parashikohet që këto reshje dëbore të ketë sërish në këto zona. Do kemi spostim të reshjeve të borës vetëm në zonat veriore dhe juglindore. Pritet që kryefjala e kësaj fjale të jenë temperaturat…

Read More

Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Balldren – Milot. Sipas informacioneve, si pasojë e reshjeve të borës u bllokua aksi rrugor Lezhë në drejtim të Milotit. Policia i devijonte automjetet nga rruga e vjetër. Mësohet se për të normalizuar këtë aks rrugor është dashur ndërhyrja e ushtrisë, të cilët dërguan batanije që u janë shpërndarë personave që kishin nevoje dhe karburant në rast se do kërkohej. Mjeti i firmës mirembajtëse që pastronte dëborën kishte të dëmtuar pajisjen e hedhjes së kripës. Për këtë arsye është bërë e pamundur ndërhyrja.

Read More

Dashi: Saturni është në opozitë, ju absolutisht duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Besoni në veten tuaj më shumë dhe do të merrni rezultatet e dëshiruara. Për këtë arsye, jini të kujdesshëm edhe në dashuri. Në punë, rishikoni disa gjëra. Demi: Më në fund do të plotësoni një dëshirë që keni në pritje me partnerin tuaj. Sigurisht që do të jetë diçka e bukur, diçka për të vazhduar në të ardhmen. Binjakët: Është koha të rikuperoni formën tuaj fizike dhe psikologjike, duke u shkëputur pak nga rutina juaj dhe zakonet tuaja të këqija. Për pjesën tjetër, rekomandohet…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha mbeti i bllokuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhe-Shkodër, si pasojë e motit të keq me stuhi bore që ka përfshirë vendin tonë. Basha tregoi se makina e tij kishte ngecur në zonën mes Tales dhe Shënkollit, ndërkohë që shprehej se nuk kishte parë asnjë borëpastruese që të punonte për lirimin e rrugës. Kreu i PD-së tregoi se edhe një autoambulancë ka mbetur në rrugë, ndërkohë që nuk dihet nëse brenda saj kishte apo jo persona të sëmurë. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, shoqëruesit e Bashës kanë dalë për të shtyrë ambulancën, e…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Durrës ku si pasojë ka humbur jetën një 71 vjeçare. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, ku shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.

Read More

Qytetarët e Kosovës këtë të dielë u drejtohen qendrave të votimit duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00. Të gjithë qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi t’iu adresohen kutive të votimit për përzgjedhjen e një përbërje të re të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qëndror Zgjedhor, pritet që në orën 08:00 të mbajë dhe konferencën e parë për këtë të dilë për njoftimin e hapjes së qendrave të votimit. Ndërkaq, në konferencën e pestë të këtij komisioni, do të kumtohen rezultatet preliminare të subjekteve politike, pas mbylljes së kutive të votimit në ora 19:00. Në zgjedhjet…

Read More