Author: tirana

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme legjenda e Skënderbeut, Milutin Kërçiç në moshën 63 vjeçare.Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk arriti ta fitonte dot këtë betejë. Kërçic ka qenë pjesë e Skënderbeut në vitet 70-80, ndërsa në sezonin 2011 ishte pjesë e klubit në rolin zv.trajnerit në krah të Shpëtim Duros. Një humbje e madhe për futbollin shqiptar, por edhe për atë korçar. Stafi I Newsport.al I shpreh ngushëllimet familjes.

Read More

Analisti dhe ish-deputeti kosovar Milaim Zeka është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vetë Zeka me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka falenderuar stafin mjekësor që po përkujdeset për të. Teksa ka falenderuar mjekët ai shprehet se është mirë dhe se e ka humorin “top”. “Me Covid-19 , ama teper mire jam. Humorin top. Faleminderit Dr. Naim Kuqi, Dr Ajete Aliu Bejta, nuse Drenice. Shume e zonja ne profesion, ama ate dhe nusen time nuk po i kuptoje qysh mu martu ne Drenice. Faleminderit Dr. Shpetim Thaçi, nga “Olive”. Krejte ne fund, faleminderit pronarit…

Read More

Pas Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama është ndalur në Sarandë, ku ka zhvilluar një takim me disa banorë, me të cilët ka diskutuar lidhur me investimet që janë bërë në qytetin bregdetar apo dhe me ato problematika. Sërish, Rama i cilëson këto investime që po bëhen, njësoj si kantierin e ndërtimit në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndaj, ai thotë se përpara një kantieri ndërtimi, puna vijon dhe nuk ka kohë për gjumë. “Nuk do ja vlente që të linit diçka tjetër që po bënit sot, për të ardhur për folur si për televizor. Duhet të flasim hapur. Nuk dua…

Read More

Një 25 vjeçar me inicialet J.C ka rënë në prangat e policisë, pasi në lagjen “Ali Demi”, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij. Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 64 vjeç, pasi në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: J. M., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme, tek ish-“Sheshi Shqiponja”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Sh., 52 vjeç i…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kavajë, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës.Bëhet me dije se 49-vjeçari në kushte të rënda psikologjike është vetëhedhur nga lartësia, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, “Në Kavajë, ditën e djeshme, në kushte të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia shtetasi A. S., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni,” njofton policia.

Read More

Provat e hershme sugjerojnë se vaksina anti-Covid e AstraZeneca ofron mbrojtje të kufizuar kundër simptomave të lehta të shkaktuara nga varianti i Afrikës së Jugut. Por firma tha se besonte se vaksina mund të mbronte nga sëmundja e rëndë e shkaktuar nga varianti më i transmetueshëm i koronavirusit. Gjetjet paraprake nga një studim i vogël me më shumë se 2,000 njerëz nuk janë shqyrtuar ende nga kolegët. Më shumë se 100 raste të variantit të Afrikës së Jugut janë gjetur në Britaninë e Madhe. Gjetjet paraprake, të raportuara fillimisht nga Financial Times dhe të konfirmuara nga AstraZeneca, sugjerojnë se vaksina…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel në qytetin e Gjirokastrës, prej ku renditi disa nga projektet, që do të bëhen muajt në vijim. Gjatë një interviste nga qyteti i gurtë, kryeministri Rama u shpreh se kur ka ardhur në qeveri, Gjirokastra ishte e rrënuar dhe i ngjante Thumanës së dalë pas tërmetit, ndërsa tani ka nisur transformimi i këtij qyteti. Mes të tjerash, Rama zbuloi edhe disa nga projektet që do të bëhen në këtë qytet, që nga parkingu i madh e deri te eBy Pass-i, që sipas tij, do të nisë së shpejti. “Këtu ne jemi…

Read More

Pelivan Sinorrapaj nga Ballshi, i cili u dhunuar brutalisht nga shokët para 9 ditësh ka humbur jetën në moshën 57-vjeçare. Pas plagëve të marra au u shtrua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht pas 9 ditësh përpjekje të mjekëve për ta shpëtuar Sinorrpaj nuk ia doli dot. E gjithë ngjarja nisi si pasojë e partisë socialiste, ku mbrëmjen e 29 janarit Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë. Pasi kaluan disa orë duke konsumuar alkool, 57-vjeçari me tre shokët u konfliktuan për politikë. Në bisedë 57-vjeçari kishte lavdëruar Partinë Socialiste…

Read More

Sipas MeteoAlb deri në mesditë i gjithë territori shqiptar paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Por pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në skajin Verior dhe Jugor. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C mëngjesi në zonat malore deri në 19°C mesdita në bregdet. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fort në det me shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Read More

Momentet prekëse të familjarëve të Gentian Qarrit  janë filmuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.  Mamaja dhe vëllai i tij janë shfaqur të prekur duke shkuar në banesë. Mamaja e viktimës qan më të madhe ndërsa i biri i saj e mban të përqafuar. Në atë moment ata janë përballur me policët. Kujtojmë se Gentian Qarri ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Qarri më pas është shoqëruar në ambientet e spitalit nga kalimtarët e rastit ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët…

Read More

Takimi mes Anës dhe Elvisit në ‘Përputhen’ u shoqërua me mjaft diskutime në studio. Mes Elvisit dhe Anës nisën thumbat, ndërsa Elvisi u shpreh se Ana është një person negativ dhe ziliqar, që gjen gjithmonë diçka ‘të keqe’ në gjithçka. Ana u shpreh e zhgënjyer nga Elvisi dhe mes tyre nisën thumbat, të cilët vazhduan edhe gjatë puntatave të tjera. Madje, thumbat kanë vazhduar edhe në rrjetet sociale. Më herët, Elvisi e quajti Anën “vejushë e zezë”, ndërsa së fundmi është shprehur se ajo ha ‘hatërmbetje dhe mllef’ për mëngjes. Një ndjekës e pyet Elvisin në Instagram: “Kur do dalësh…

Read More

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus. Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje. “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të mos e mbajë sistemin S-400”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Turqia e bleu sistemin S-400 nga Rusia në vitin 2019. Ky bashkëpunim u bë pasi Ankaraja nuk arriti të pajtohet me kushtet e Shteteve të Bashkuara për blerjen e sistemit mbrojtës amerikan, të cilin e kanë…

Read More