Krimet kibernetike janë përhapur shumë dhe në Shqipëri, sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se gjatë këtyre muajve 220 shtetas janë denoncuar për krime kompjuterike. Dje policia arrestoi një 27 vjeçar sepse nëpërmjet rrjeteve sociale kërcënonte e shantazhonte një vajze. Pas arrestimit rezultoi se ai kishte hapur 13 llogari të ndryshme. Zbulimi i të riut nga Tirana u bë pas kallëzimit të një ekonomiste, të cilën e ka përndjekur nga muaji dhjetor. Është kërkuar që ndaj 27-vjeçarit nga Kombinati të merret masa e arrestit me burg për krimet e përndjekjes dhe falsifikimit kompjuterik, shkruan TCH.…
Author: tirana
Javët e fundit në Kosovë është përfolur edhe për raste të qytetarëve që janë riinfektuar me COVID-19. Madje mësohet se dy mjekë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas ri-infektimit me koronavirus. Ende nuk dihet nëse ata janë prekur nga varianti i ri i virusit Covid-19, me të cilin janë infektuar tre persona deri tash. Naser Gjonbalaj, nënkryetar i Odës së Mjekëve tha se përveç këtyre dy mjekëve nuk kanë informacione nëse ka edhe të tjerë të ri-infektuar. “Fatmirësisht janë vetëm dy mjekë të konfirmuar që janë ri-infektuar me virusin Covid-19 deri më tani. Nuk…
Duket që tensionet mes dy vendeve po vazhdojnë të shtohen. Anadol Agency shkruan se raketa e parë detare e Turqisë “Atmaca” u testua të enjten në rajonin e Detit të Zi. Aktivitetet e provës së “Atmaca”, një raketë me rreze të gjatë anti-anije e zhvilluar nga Roketsan, u kryen në provincën veriore të Sinopit, sipas guvernatorit të qytetit. “Produkti ynë Atmaca do të frikësojë armiqtë”, citohet të ketë thënë komandanti i Forcave Detare, Admiral Adnan Ozbal, pasi vëzhgoi testet së bashku me Erol Karaomeroglu, guvernatorin e Sinopit. Sipas AA, Roketsan vë në dukje “Atmaca” është një raketë goditëse me precizion…
Ditën e sotme ndalesa e kryeministrit Edi Rama ishte në Gjirokastër. Kryeminsitri Rama takoi një grua që e prezantoi si “heroinën e PS në Fier”, me të cilën shkëmbeu edhe disa batuta, ndërsa ajo i tha se ishte e lumtur “për mandatin e tretë” që parashikon se do e marrë Partia Socialiste. Gruaja: Ja vlen, ja vlen, ja vlen. Rama: E di kush është kjo? Kjo është heroina e PS së Fierit. Po pse je gjithmonë si me inat? Gruaja: Nuk jam me inat por jam në qejfin se do marrësh mandatin e tretë. O të vdes motra jote, do…
Konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij të shumtë. E sigurisht që pyetjet më të shumta ishin të lidhura me programin ku ai bën pjesë. Fansat kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka për Ledjanën dhe Loco përgjigjet kështu: “Është e vetmja që do kurseja në çdo debat. Prej respektit që kam për të. Mos t’kishte qenë nga Mirdita, do ishim zënë në çdo puntatë (për çështje këndvështrimesh)”. “E çka të pyes breh, m’trego”, i shkruan dikush, të cilit Elvisi i është përgjigjur në mënyrën më të bukura:…
Nga Shkodra presidenti Ilir Meta hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me një skenar të mundshëm nëse rriten shifrat e viktimave nga pandemia Covid-19. Ndërsa u ndal te thirrjet e ambasadores Yuri Kim për dekriminalizimin, Meta u shpreh se dihet se kush i ka promovuar dhe u ka dalë në mbrojtje personave me probleme, ndërsa kërkoi nga partitë politike të promovojnë figura me integritet. “Treni i integrimit është nisur dhe mjer ai që i del përpara, nuk ndalet më jo në 25 prill por edhe pas 25 prillit”. theksoi Meta…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet te dy fushat e tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues. Veliaj tha se ka ikur koha e atyre që “tokën e xanun” e kishin filozofi politike, prandaj sot kjo hapësirë gjigante prej 3600 metrash i rikthehet qytetarëve. “I zoti kishte zaptuar 36 metra, i kishte legalizuar dhe hipotekuar në kohën e atyre që ‘tokën e xanun’ e kishin filozofi politike. Mandej, nga 36 metra kishte marrë 3600 metra. Shumë qytetarë as nuk e kanë…
Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals dukën zhgënjeyese. Në 29 janar, kompania, një divizion i gjigantit farmaceutik Johnson & Johnson, njoftoi se vaksina e tij ishte 66% efektive ndaj rasteve të moderuara deri të rënda të COVID-19, një rezultat i dobët krahasuar me 95% të efektivitetit që Pfizer-BioNTech kishte njoftuar për vaksinën e saj, ose 94% të Modernës, thotë VOA. Por këto shifra për efektivitetin fshehin një aspekt të rëndësishëm: Vaksina ishte në fakt shumë e efektshme kundër rasteve më serioze. “Asnjë afrikano-jugor nuk përfundoi në spital. Asnjë afrikano-jugor që mori vaksinën nuk vdiq”,…
‘News 24’ bën me dije se 28-vjeçarja ishte nga Korça, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është Një 28-vjeçare me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. ‘News 24’ bën me dije se 28-vjeçarja ishte nga Korça, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në Sanatorium. Ajo ishte futur në intubim prej dy ditësh por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Mësohet se pak ditë më parë ajo kishte sjellë në jetë një fëmijë. Ende nuk dihet nëse 28-vjeçarja ka pasur…
Pas publikimit të artikullit investigativ të Qëndresës Qytetare për dhënien e miliona lekëve nga qeveria për studime për imunitetitn, ka reaguar Akademiku Artan Fuga. Në një postim në rrjetet sociale, Fuga i cili është edhe pjesë e Akademisë së Shkencave, e quan absurd dhe abuziv dhënien e 46 milion lekëve për studimin e imunitetit, ndërkohë që Covid-i po bën ‘kërdinë’ me jetë njerëzish. Po ashtu, Fuga thotë se si është e mundur që qeveria alokon buxhete shtesë për shpenzime korrente pa kërkuar relacionet shkencore që justifikojnë studimet. Postimi i plotë: Shihni si harxhohen paratë e taksave tuaja në kohë Covidi!…
Lidhja midis Covid dhe shqetësimit të nuhatjes dhe shijes u bë e dukshme në mars të 2020 ndërsa pandemia përfshiu globin. Humbja e nuhatjes ka marrë pak vëmendje në fushën e mjekësisë dhe kështu ka pasur mungesë të provave klinike për trajtimet. Një projekt nga “Fifth sense” një organizatë që merret me çrregullimet në nuhatje dhe shije janë duke bërë studime të ndryshme për këtë cështje, por do të duhet pak kohë para se të publikohen gjetjet e para të hulumtimit. Sidoqoftë, një grup ndërkombëtar ekspertësh, përfshirë edhe ekspertët e organizatës, rishikuan provat ekzistuese dhe diskutuan rekomandimet për trajtimin e…
Heroina që vjen në Europë si origjinë ka Afganistanin. Kështu na thotë një djalë i ri, që në Zvicër dikur ka punuar si përzierës heroine. Ai thotë që për të rritur sasinë e drogës dhe fitimin shefat e drogës kërkojnë që në heroina të shtohej me pleh kimik, dhe bar miu. -Ne kishim për detyrë ta ruanin dhe ta përzienim, pra të shtonim sasinë atë që vinte. Me një kilogram heroinë me përzierja sa duhet të nxirrje ti? Po, varion nga 1 që të bëhet 8 deri në 12, përgjigjet ai Me çfarë e shtoje masën? -Në Zvicër përdoret një…