Author: tirana

Kryeministri Edi Rama gjata një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër ka folur për darkën e “famshme” të drejtuesve të politikë shqiptare tek Nusreti në Dubai. “Nuk kam pasur mundësinë t’ju vizitoj, zëri më ka ardhur shumë shpesh që ju jeni një sipërmarrje ekselencë në sektorin e bujqësisë. Unë kam një respekt të veçantë te ata që investojnë te e ardhmja. Respekti lidhet për kurajon dhe largpamësinë dhe për respektin për ndihmën e madhe, se nuk është qëllimi juaj që ti tregoni të tjerëve se çfarë mund të bëhet. Është e njëjta bisedë si me plot elementë të munguar në çdo…

Read More

Disa shenja janë bekuar me dhuratën e nuhatjes të asaj që po ndodh. Ato gjithmonë arrijnë të kuptojnë se çfarë po ndodh, kështu që mos u mundoni t’i mashtroni dhe përpiquni të jeni të sinqertë me ta. Virgjëresha/ Virgjëreshat kanë një tipar që i bën ata të arrijnë t’i lexojnë njerëzit përreth tyre. Ata besojnë në vetvete dhe nuk heqin doprë nga askush, gjë që e bën shumë më të lehtë të “hyjnë” në mendjet e të tjerëve me sigurinë se ata nuk do të ndikohen nga qëllimet e tyre negative. Mashtrimet nuk funksionojnë me këta njerëz. Akrepi/Akrepat janë vërtet…

Read More

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se përndiqte në mënyrë sistematike një 34-vjeçare. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A.B, banues në Elbasan. Ka qenë vajza që ka denoncuar rastin në polici, ndërsa më pas kanë nisur hetimet që kanë çuar në arrestimin e të moshuarit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi është cifti më i ri i showbizit shqiptar, lidhje e cila është shoqëruar me debate shumë të nxehta nga ndjekësit e vajzës bukuroshe dhe Andi Shehut. Pavarësisht kritikave, dhe hijeve mbi atë që ka ndodhur në Për’puthen, Tea dhe Bearti duken më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit. Për herë të parë pas skandalit Bearti ka postuar foton e parë në krah të Teas, ku dy të rinjtë shkëlqejnë. Rikujtojmë se ishte Tea ajo që ka vendosur të publikojë fotot krah Beartit duke thyer cdo pritshmëri për një dashuri të mundshme mes saj dhe Andi Shehut.

Read More

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia është ndër më të pëlqyerat në show bizz-in shqiptar. Ajo përmes rrjeteve sociale ndan imazhe dhe video nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e shpeshta. Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune u ka ofruar mundësinë fansave që të pyesin çfarë dëshironin. Njëri prej fansave ishte mjaft interesuar rreth konsumimit të lëndëve narkotike dhe duhanit. “Nuk pi as duhan, e urrej, as lëndë narkotike”, është përgjigjur artistja. Sa i përket projekteve muzikore, “Break Down” mban titullin hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin.

Read More

Disa javë më parë, Fjolla Morina u bë kryefajala e mediave rozë pasi u shpall në kërkim nga policia. Mbi të ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të cilën e theu teksa u arratis nga shtëpia në Kukës. Policia në një deklaratë tha se Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës. Vetëm ditën e djeshme këngëtarja është bërë më në fund ‘e gjallë’ pasi ndodhet në arrati prej disa javësh. Ajo ka postuar një foto nga tubimi i Albin Kurtit në ‘Instastory’, me mbishkrimin ‘mbret’, duke e mbështetur kreun…

Read More

Këtë puntatë në emisionin “Për’puthen” u transmetua takimi i parë i Ledjanës me djalin e ri konkurrent, Erin. Megjithëse Ledjana kishte shprehur që në fillim pëlqimin e saj për Mevlanin, kishte dalë në takime me të dhe kishte shfaqur xhelozi pas hyrjes së Antonelës, ajo vendosi t’i japë një mundësi Erit. Në fakt, takimi i saj me Erin rezultoi shumë më i ngrohtë se takimet e saj me Mevlanin. Ledjana u ndje më e lirshme dhe bisedoi më shumë gjatë takimit, ku mori edhe një surprizë të bukur. Eri i dhuroi asaj një arush, dhuratë e cila pasoi me një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një lajm të mirë me të gjithë sa i takon ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe të Kukësit. Gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me banorët e Gjirokastrës, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, kryeministri tha se këto ditë pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për këto aeroporte. Sipas tij, ky proces u shoqërua me vonesa për shkak të situatës me pandeminë. “Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy…

Read More

Një lajm i trishtë ka ardhur për muzikën shqiptare. Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare këngëtari Rifat Kida. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në Facebook. “Miqt e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida. Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, ka shkruar Lumani. Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”, prej nga ishin edhe këngëtarët, të cilët u bënë të famshëm me zërin e…

Read More

Një infermiere 29-vjeçare ka humbur jetën papritmas nga koronavirusi në Britani. Ajo sapo ishte bërë nënë dhe la pas 4 vajza të mitura. Infermierja 29-vjeçare u infektua me koronavirus, ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe vdiq një javë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të katërt. Kolegët e saj në Spitalin North Tyneside në veri të Anglisë mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Becky Reagan, e cila punonte si infermiere në përballje të vazhdueshme me pacientë të infektuar me koronavirus. Gruaja e re ka punuar në vijën e parë të betejës me COVID që nga janari i kaluar, ndërsa…

Read More

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci deklaroi se edhe personat që kanë kaluar koronavirusin, duhet të vaksinohen. Përmes një postimi në “Twitter” Fauci thekson se aktualisht nuk ka ende prova të mjaftueshme për të provuar të kundërtën. “Ne aktualisht nuk kemi prova të mjaftueshme që provojnë të kundërtën”, -shkroi Fauci në Tëitter nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë. Fauci gjithashtu theksoi se të gjithë ata që kanë pasur Covid-19 duhet të vaksinohen. “Nëse keni pasur Covid-19, përsëri duhet të vaksinoheni. Meqenëse riinfektimi i është i pazakontë 90 ditë pas infektimit fillestar, mund ta shtyni…

Read More

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se ndjehet i fyer kur njerëzit thonë “partia e Astrit Patozit”, duke iu referuar BD. Deklarata erdhi në studion e ‘Java në RTSH’ ku Patozi u shpreh se Bindja Demokratike do të kandidojë në çdo qark me listë të plotë kandidatësh, pasi janë të detyruar nga Kodi i ri Zgjedhor. Patozi tha se pjesa më e madhe e kandidatëve të BD do të jenë djem dhe vajza të reja, ndërsa shtoi se ai do të jetë më veterani në listë. “Ne do të kandidojmë në çdo qark të Shqipërisë, sepse jemi të…

Read More