Author: tirana

Prej shumë vitesh njerëzit e kanë përdorur kurën natyrale me vaj ulliri dhe limon në të mirë të shëndetit dhe trupit. Kjo kurë që konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal. Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht. Përfitimet e kurës me vaj ulliri dhe limon për shëndetin. Detoksifikimi i trupit Përzierja mes vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin. Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies mëngjesit që të funksionojë në mënyrë perfekte.…

Read More

Ana Kauri prezantoi për dy ditë me radhë emisionin “Për’puthen”, në mungesë të moderatores Bora Zemani, e cila është infektuar me Covid-19. Deri në rikthimin e Borës, të gjitha vajzat do të moderojnë me radhë emisionin, ndërsa Ana duket se ia doli me sukses në moderimin e saj. Teksa bashkëbisedonte me Arian Konomin, papritur në studio vjen një buqetë me trëndafila për Anën, shoqëruar me një pusullë e cila shkruante: “Sytë e tu nuk më lënë indiferent. Në fund të transmetimit do të dëshiroja një kërcim me ty.”- shkruante pusulla që e bëri tepër kurioze Anën të mësonte kush e…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 40-vjetorin e Tragjesisë së Fekenit, ku humbën jetën 11 pedagogë dhe studentë të ish-Shkollës së Lartë së Bashkuar të Oficerëve. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se kjo ishte një ngjarje e paharruar në historinë e Forcave tona të Armatosura, dëshmi e sakrificës sublime dhe e ndjenjave më të pastra vetëmohuese, të trimërisë dhe guximit, të efektivëve nën uniformë. MESAZHI I METËS Në 40-vjetorin e Tragjedisë së Fekenit, rënies në krye të detyrës së 11 pedagogëve dhe studentëve të ish-Shkollës së Lartë së Bashkuar të Oficerëve, nderojmë sot me respektin më…

Read More

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish sot tek programi ekonomik i Partisë Demokratike, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër. Teksa është pyetur nga një mjeke e re e cila nga Tirana tashmë është transferuar me punën në Gjirokastër, nëse do t’ju mundësohej një bonus qiraje, kreu i qeverisë thumboi PD. Sipas tij, ndoshta këtë dhe shumë të tjera mund ta ofronte programi i PD, duke shtuar se mund të ofrojë masazhe, fizioterapist, SPA apo dhe pishina. “Sot ju merrni vetëm pagën, si mjekë që janë këtu vendas,. Pasi 3 vite do të punoni atje ku ka nevojë atdheu. kjo…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër, deklaroi se qeveria nuk ka një shkop magjik që të realizojë gjithçka. Kreu i qeverisë nuk e fshehu faktin se ai nuk ishte i kënaqur, pasi sipas tij kishte ende punë për të bërë dhe se koha nuk priste. “Distanca nuk na pengon që të kemi një bashkëbisedim të hapur dhe me ato që quhen ‘pyetje të vështira’ për qeverinë, pasi në fund të fundit ky është qëllimi i këtij bashkëbisedimi dhe do të kisha mirënjohje për ata që bëjnë pyetje. Në mënyrë që jo vetëm të japim nga ana…

Read More

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar. 6 persona kanë rënë në prangat e policisë, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se të arrestuarit akuzohen për dhunë në familje, apo dhe vjedhje. NJOFTIMI I POLICISË Specialistët për Hetimin e Krimin në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: • G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kadri Kërciku”, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit E. I. •O. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, sepse në mënyrë sistematike…

Read More

Rusia njoftoi dëbimin e diplomatëve nga Suedia, Gjermania dhe Polonia, duke i akuzuar ata për Kancelarja Angela Merkel ka dënuar dëbimin nga Rusia të diplomatëve gjermanë si një largim i mëtejshëm i Moskës nga shteti i së drejtës. Rusia njoftoi dëbimin e diplomatëve nga Suedia, Gjermania dhe Polonia, duke i akuzuar ata për pjesëmarrje në protesta të paligjshme muajin e kaluar kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. “Ne e konsiderojmë këtë dëbim të padrejtë,” u tha kancelarja Merkel gazetarëve pas një video-konference mbi çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë me Presidentin francez Emmanuel Macron, duke shtuar se të dy…

Read More

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Durrës, në breg të detit. Policia njofton se bëhet fjalë për një person të seksit mashkull. Në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj. Informacioni paraprak Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, duke e ironizuar atë teksa e quajtur “një menu me pjata imagjinare”. “Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve dhe për t’i bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqet mbi mure”, tha Rama. Sipas tij, Shqipëria reale e njerëzve të punës “është shumë më e madhe se sa Shqipëria virtuale e njerëzve të llafeve dhe pjatave bosh në gjumë, prandaj është një program që do mbetet bosh njësoj si ato…

Read More

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka sqaruar në Vizion Plus të gjitha opsionet e mundshme për koalicion për zgjedhjet e 25-Prillit. Ai deklaroi se mundësia e parë është me PD-në. Por në rast se i duhet një opsion i dytë, Idrizi shtoi se do të donte një aleancë me Vetëvendosjen. Kreu i PDIU-së nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e bashkëpunimit me PS-në. Alban Dudushi: Opsioni i parë është me PD-në, por duke ruajtur siglën tuaj? Opsioni i dytë është vetëm? Shpëtim Idrizi: Duke ruajtur peshën tonë, duke kontribuar në këtë mazhorancë, sigurisht i gatshëm për…

Read More

Shtatë milionë italianë mund të vaksinohen plotësisht për koronavirusin deri në fund të marsit, nëse furnizimi me vaksina vijon normalisht. Komisioneri i posaçëm i qeverisë, Domenico Arcuri, tha se 249.600 dozat e para të vaksinës së AstraZeneca-s vijnë të shtunën dhe do të fillojë administrimi i tyre nga java e ardhshme tek njerëzit deri në 55 vjec. Dozat e Pfizer dhe Modernës do të administrohen në mënyrë paralele tek ata mbi 80 vjec dhe tek të ekspozuarit ndaj rrezikut, si punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë, numri i italianëve të vaksinuar tërësisht arriti 1 milionë të premten. “Ne kemi 1 milionë njerëz…

Read More

72 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë 40 raste kontakte familjare dhe 32 raste i përkasin infektimeve në institucione arsimore, shëndetësore e biznese private. Të shpërndara sipas qyteteve rastet e të prekurve të ditës së sotme janë: 25 në Berat, 31 në Kuçovë, 6 në Skrapar, 8 në Urë-Vajgurore dhe 2 në Poliçan, Mes rasteve të të prekurve me COVID-19 ditën e sotme konfirmohen të infektuar mësues, nxënës, infermierë dhe punonjës në disa biznese private ushqimore që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët.…

Read More