Janë dashur 10 vite që prokuroria të zbulonte se Geni (Mihal) Toshi ishte autori i vrasjes së biznesmenit 40 vjeçar Ilir Rexhepi nga Elbasani. Gazetari Artan Hoxha ka siguruar pjesë nga dosja hetimore, në të cilën thuhet se bashkëpunëtori i vrasësit është Anastas Çollaku, i cili ishte në drejtimin e makinës me ngjyrë të bardhë të marrë me qira. Gjatë atentatit, Toshi u plagos në mjekër por u largua me shpejtësi, por la pas gjurmët e AND-së.Pas plagosjes vrasësi ndaloi në Peqin për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u zhvendos në Roskovec ku qëndroi disa ditë te Ilir…
Author: tirana
“Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”. Ky është një ndër qindra mesazhet që fansi 29-vjeçar i ka dërguar me e-mail moderatores Luana Vjollca. Prej afro një viti, që kur aplikoi për të marrë pjesë në audicionet e një emisioni që do të drejtohej nga Luana, por u anulua për shkak të pandemisë, Ajdin Morina ka përndjekur vazhdimisht drejtuesen e “Shiko kush luan”. “Kam gjeneralitetet e përshkruara më lart dhe jam me punë autore dhe moderatore te “Top Channel” prej 14 vitesh. Më parë kam bërë kallëzim në lidhje me një shtetas, i cili quhet…
Dosja hetimore që identifikoi autorin e vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi, i ekzekutuar në 30 dhjetor të vitit 2011 në Elbasan ka zbuluar edhe organizatorin dhe autorin e vrasjes së Fadil Memës në Torino të Italisë në vitin 2015. Në dokumentin e siguruar nga gazetari Artan Hoxha, prokuroria thekson se organizatori i vrasjes së Fadil Memës në Itali ishte Anastas Collaku. Në herën e parë Collaku dështoi për ta vrarë duke e lënë të plagosur, ndërsa më pas i mori jetën në 2015. Collaku organizoi vrasjen së bashku me një gjermano-grek, Dimitri Pavlidis, i cili qëlloi duke lënë të vdekur…
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Salari të Tepelenës, vendlindjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Rama ka shkuar për inagurimin e rrugës Tepelenë-Salari, por aty është pritur me këngë labe nga grupi polifonik i zonës.“Ne këtej nga anët tona, për ju kemi një urim, le të thonë çfarë të duan, juve u bëftë dira 1000”, thuhej ndër të tjera në tekstin e kënfës.Ndërsa Rama u tha banorëve që me këto investime, Tepelena kthehet në qendër e një perimetri turistik.“Besoj që i kemi mbajtur fjalët e dhëna dhe atë që po diskutonim, është që në këto investime që e…
Irgen Çela ka folur për etiketimet që merr nga rolet e tij të shumta në skenë. I ftuar në “Wake Up”, Irgeni tha se duhet ndarë momenti kur bullizmi bëhet në kuadrin personal apo profesional. “Në rastin e Portokallisë bëhet në kuadrin profesional, sidomos rastin kur Kola tallet me gjatësinë e Mirit dhe shumë nga ato batuta i kam menduar edhe vetë si ta tall veten time. Njerëzit duke e dëgjuar, duke iu dukur simpatike thonë si e le atë, bjeri atij, mos e lej atë. Ndonjëherë kanë perceptim më ndryshe se si duhet”, tha Çela. Ai rrëfeu se ka…
Një sëmundje autoimune është një gjendje kur sistemi ynë imunitar fillon të sulmojë qelizat e trupit. Sistemi imunitar mbron trupin tonë nga patogjenët që përpiqen të sulmojnë trupin. Është thelbësore që të keni një sistem të fortë imunitar sidomos në një periudhë si kjo e jona. Ekspertët kanë zbuluar se në disa pacientë me koronavirus, virusi riaktivizon çrregullimet autoimune. Kjo nuk është hera e parë që ekspertët lidhin sëmundjen virale me ndërlikimet shëndetësore. Studimet paraprake gjithashtu kanë lidhur koronavirusin me diabetin, sindromën guillian-barre, artritin reumatoid dhe më shumë. Pacientët me Covid-19 duhet të jenë të kujdesshëm edhe pas shërimit Një…
Sipas një studimi matematikor, pacientët Covid-19 janë më infektues një ditë para se të shfaqin simptomat. Studiuesit përdorën një model kompjuterik për të përpunuar të dhëna për ngarkesën virale, sasinë e koronavirusit me të cilin është infektuar një person dhe si zvogëlohet gjatë gjithë infeksionit. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ngarkesa virale përputhet me infektivitetin dhe gjithashtu rrit gjasat e vdekjes, që do të thotë se një person i infektuar me një sasi të lartë të virusit në sistemin e tyre është më infektiv dhe gjithashtu në rrezik më të madh për të vdekur nga Covid-19. Studiuesit zbuluan se…
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në fshatin Nivicë të Tepelenës, në bujtinën e Z.Jaho. Rama, i cili ishte së bashku me kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi dhe ministrin Bledi Çuçi, të cilët pasi kanë parë brenda ndërtesës janë ulur së bashku me sipërmarrësin ku dhe kanë diskutuar mes tyre. Jaho i është ankuar Ramës, duke i thënë se në fshatin e tyre nuk ka pasur asnjëherë energji dhe sipas tij kjo ka qenë shqetësim për shumë banorë pasi nuk kanë mundur të bëjnë asnjë investim edhe pse kanë dashur. Rama pasi ka dëgjuar ankesën e sipërmarrësit është revoltuar ku…
Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka dhënë një lajm të trishtë. Ajo shkruan se ka ndërruar jetë në moshë të re Amarildo Mekollari, një nga themeluesit e LRI. “Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë. Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu. Për mua do të mbetesh…
Presidenti Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarin televiziv dhe skenaristin e mirënjohur Engjëll Ndocaj. Motivacioni i këtij titulli ishte; “Në vlerësim të veprës, punës unike dhe përkushtimit të lartë profesional si gazetar dhe skenarist televiziv, të shpalosura me një mjeshtri të spikatur gjatë katër dekadave në një sërë dokumentarësh të paharrueshëm. Me mirënjohje për kontributin e çmuar në dokumentimin, vlerësimin dhe lartësimin e figurave dhe ngjarjeve historike të kombit shqiptar në botë”. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit renditi disa nga kontributet ndër vite të Ndocajt. foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext “Të nderuar miq,…
Përveç shijes së tij të këndshme dhe freskuese, lëngu i freskët i portokallit ka shumë përfitime për shëndetin tonë. Ushqyesit e tij lidhen me funksionimin e duhur të sistemeve të trupit dhe mbrojtjen ndaj sëmundjeve të ndryshme kronike, të tilla si vitamina C, kalium dhe acid folik. Këtu janë tre arsye të rëndësishme për të përfshirë një gotë me lëng portokalli në rutinën tuaj ditore Hidratim Lëngu i portokallit është rreth 80% ujë. Kështu, mund të jetë një mënyrë e menjëhershme dhe e këndshme e hidratimit, duke parandaluar pasojat e pafavorshme edhe të një dehidrimi të lehtë, siç është tharja…
Këngëtarja Enca Haxhia ka zhvilluar së në rrjetin e saj social një ‘mini-intervistë’ ku i ka kthyer përgjigje disa pyetjeve të fansave të saj. Ndjekësit e saj i kanë treguar thashethemet që kanë dëgjuar për të, dhe këngëtarja tregoi nëse ishin të vërteta apo jo. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur nëse është lezbike, ndërsa enca nuk e ka kursyer përgjigjen. “Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta…