Author: tirana

1089 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit janë regjistruar ne vendin tone. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 4270 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1089 qytetarë Rastet pozitive të…

Read More

Temperatura pranverore kanë përfshirë rajonin tonë ndërsa i ftohti ekstrem gjendet thellë në veri të Rusisë duke bërë progres në drejtim të Skandinavisë dhe Britanisë së Madhe. I ftohti shtrihet deri në kufijtë e Rumanisë në lindje dhe ka filluar të depërtojë në Gjermaninë veriore, Poloni dhe Ukrainë. Tek ne, temperatura pranverore dhe rreze diellore sikur në Prill dhe kjo do të zgjasë edhe nesër dhe pasnesër me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave. Herë pas here do të ketë edhe vranësira që do të paraqesin obstruksion për rrezet diellore por do të mbetet ngrohtë. Nga e diela vonë dhe e…

Read More

Nga Skënder Minxhozi Fatos Nano nuk ka qenë kurrë një person për t’u marrë lehtë për ato që thotë. Ka bërë shkollë me oratorinë, ironinë dhe aftësinë për të goditur, shpotitur a sulmuar armiqtë jo të paktë rreth vetes. Di kaq shumë, por ka folur kaq pak. Veçse tani që vendosi të bëjë një përjashtim e të dalë nga heshtja e tij proverbiale, duket se tha ca gjëra që duhet t’i kishte thënë më parë e më fort. Më mirë vonë se kurrë. Që Nano mbetet një socialist i vjetër, kryesocialisti në fakt, kjo është pak por e sigurt. Gabimet…

Read More

Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Norman Dunkan, nënshkruan sot Marrëveshjen e Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon njё hap tё mёtejshёm nё përmbushjen e kuadrit ligjor mes dy vendeve në këtë fushë, pasi synon sigurimin e vijimit të bashkëpunimit dhe vazhdimin e tregtisë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të njëjtat kushte preferenciale dhe pas daljes së saj nga BE. Xhaçka shkruan se është “një marrëveshje mbi partneritetin,…

Read More

Aplikacioni Clubhouse, i cili ngjason me një bisedë në radio, konferencë në Zoom, apo me një podcast, i përmbledh të gjitha këto bashkë. Clubhouse është rrjet social që bazohet në biseda audio, njësoj si një podcast, por funksionon drejtpërdrejtë. Përdoruesit e këtij aplikacioni mund të dëgjojnë biseda, intervista dhe diskutime të tjera mes njerëzve për tema të ndryshme. E veçanta e këtij rrjeti covial është ‘invite-only’, që do të thotë se ju nuk mundeni ta shkarkoni dhe të krijoni llogarinë tuaj nga App Store. Që jut ë jeni përdorues i këtij aplikacioni, duhet që një anëtar ekzistues t’ju ftojë, pra…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të largojnë Ramën dhe do të fitojnë veten e tyre. Në një intervistë për TVKlan, kreu i PD tha se ka një vendosmëri të shqiptarëve për ta kthyer 25 prillin në një ditë ku tashmë do të fitojnë ata, familjet e tyre, ku do të fitojë Shqipëria. Kjo është e padiskutueshme. “Vota pro meje, pro Partisë Demokratike nuk është thjeshtë një votë kundër Ramës. Është një votë për një përqasje që zgjidh problemet e shqiptarëve, ku nuk ka më premtime boshe. Shqiptarëve iu ka ardhur…

Read More

Ditën e djeshme është shënuar një shifër rekord e rasteve të reja, 1052 të infektuar ndërsa ndërruan jetë 14 pacientë. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj zhvilloi një intervistë brenda spitalit ‘Covid 1’ me shefen e Infektivit, Najada Çomo, e cila theksoi se është rritur shifra e moshave të reja që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të koronavirusit. “Është e vërtetë që kemi një shtim të numrave të shtruar në spitalet Covid. Kemi numër të shtuar të të infektuarve. Shtrimet janë në shifër dinamike, por ajo çka unë do të tërhiqja vëmendje në lidhje me personat e shtruar…

Read More

Gjatë ditës së djeshme në emisionin “Për’puthen”, Arjan Konomi njoftoi se Bora do të mungojë për disa kohë sepse është infektuar me koronavirus. Ai tha se moderatorja është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe vendin e saj do ta zënë me radhë të gjitha vajzat e emisionit, derisa Bora të rikthehet në vendin që i takon. Opinionisti ka publikuar një fotografi në Instagram ku i uron Borës shërim të shpejtë, dhe me shaka ka shtuar se do dëshironte të infektohej dhe ai me viruse të rrezikshme, vetëm që të kishte mundësi të pushonte për disa ditë. “Bora shërim sa më…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dita e nesërme nuk do të jetë shumë e lehtë për ju, por përsëri përpiquni të mos nxitoheni. Hëna jo në favor nuk iu ndihmon dhe shkakton tension në dashuri. Mos merrni vendime të nxituara në punë. Demi Nesër do të ketë situata të ndryshme interesante për t’u marrë parasysh sa i përket punës. Në dashuri nëse ju pëlqen dikush, atëherë ka ardhur koha që t’ia thoni. Binjakët Nesër nuk do të jetë dita e…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano të ardhura nga përfaqësues të opozitës. Në një postim në “Facebook”, ku shfaqet në një familje, sekretari i përgjithshëm i PS, shkruan se Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Sipas Ballës, Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. “Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë Petrit Vasilin me…

Read More

Për vrasjen e pak ditëve më parë në Fier të Shkëlzen Kastratit dha sot detaje të reja gazetarja Klodiana Lala. E ftuar në studion e lajmeve në News24, Lala tha se ndryshe nga pista e gjakmarrjes, burime sekrete konfirmojnë që atentati mund të jetë pasojë e prishjes së pazareve të drogës. Ndërsa duke folur për operacionin e policisë që është vënë në kërkim të vrasësit të mundshëm, Lala tha se ka dyshime që ai mund të jetë një vrasës me pagesë i përdorur nga një grup me shtrirje në Tiranë e Fushë-Krujë. Ajo shkoi më tej kur tha se autori,…

Read More

Sot në orën 18:00, qeveria greke vendos për një lockdown të mundshëm në pjesën më të madhe të vendit, me kufizime drastike të lëvizjes. Arsyeja është rritja e shpejtë e shifrave të infektimeve nga Covid, si dhe numri i viktimave. Në tryezën e diskutimit te qeverisë, mjekët dhe ekspertët që po menaxhojnë pandeminë kanë propozuar disa kufizime. E para është ndalimi i lëvizjes çdo fundjavë nga ora 18. Gjithashtu është propozuar mbyllja e shkollave në të gjitha nivelet si dhe mbyllja e dyqaneve që nuk janë për ushqime apo ilaçe. Kërkohet të ndalohet lëvizja nga një zonë në një tjetër…

Read More