Author: tirana

Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.951 persona, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç). Deri më tani në Kosovë 1.519 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri I përgjitshëm I të infktuarve ka shkuar në 61.688.

Read More

Ditën e sotme u bë me dije se ka ardhur dosja voluminoze nga Italia për përgjimet e bujshme të antimafias, ku dolën edhe emrat të politikanëve dhe zyrtarëve shqiptarë. Bëhet me dije se SPAK ka nisur hetimet. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” ka folur për hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ku ka pasqyruar shumë detaje të rëndësishme që kanë të bëjnë me personat e përfshirë në dosje. Sipas Lalës, SPAK nuk është vonuar të nisë hetimet, por është vonuar ta shpallë atë zyrtarisht për shkak të mbledhjes së provave. “SPAK i ka nisur hetimet…

Read More

Edmond Haxhinasto u zgjedh ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai qëndroi në qeveri për tre vjet dhe u largua me dorëheqje në shtator 2016. Edmond Haxhinasto u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Anglisht në vitin 1989. Ai ka kryer studimet Master për Administrim Biznesi në Slloveni në vitin 1996 dhe studimet Master për Politika Publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haxhinasto është një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2004 dhe ka mbajtur…

Read More

Erjon Geca, ish-konkurrenti i “Për;puthen” ka qenë i pari dhe i vetmi që ka mbështetur teorinë e Teas dhe Andit se produksioni i ka detyruar të dalin çift me njëri-tjetrin. Ai ka treguar se disponon një bisedë telefonike në të cilën stafi i programit është vënë në dijeni për lidhjen e fshehtë dhe se nuk ka marrë asnjë masë. “Mos thoni më se produksioni s’ka qenë në dijeni se ju betohem ua hodha bisedën telefonike, që produksioni u vu në dijeni dhe vazhduat t’i mbanit edhe pse e dinit të vërtetën që ishte jashtë studios. Ja ta them unë pse…

Read More

Nga Carlo Bollino Kthimi i papritur në ekran i Fatos Nanos dhe historia e të kaluarës së tij politike dhe burgosjes në burgjet ” demokratike ”, kanë çuar mijëra shqiptarë mbrapa në kohë. Unë personalisht u ktheva në vitet e mia të para në Shqipëri si gazetar dhe në fillimin e luftës së egër me shpifje nga Sali Berisha dhe familja e tij PD që më përndjek deri sot. Origjina e konfliktit ishte një artikull me 4 rreshta që unë botova në “Gazeta Shqiptare” (që në 1993 unë kisha themeluar për llogari të një botuesi italian) në të cilin thjesht raportova…

Read More

Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Tepelenë dhe ka inspektuar nga afër punimet për restaurimin e kalasë së Ali Pashës. E gjithë zona përreth kalasë është restauruar, gjithashtu. Në një moment, inxhinierët po i shpjegonin Ramës hyrjen në kala ndërkohë që para tyre ishte një karburant. Kjo e nervozoi kryeministrin pasi për të ishte e papranueshme që brenda në kala të ishte karburanti.“Ja urdhëro, karburant në hyrje të kalasë. A bëhet karburant brenda në kala?! Ja udhëro. Kjo tani sjell zhvillim ekonomik dhe puënsim për qindra njerëz. S’mund të rrijë peng vetëm për një karburant”, tha Rama.Kryeministri shkëmbeu…

Read More

Dokumentari Unpublished në Euronews Albania sjell rrëfimin e një eskorte shqiptare, 28 vjeçare. “Rreth 7 vite më parë, kur isha 21 vjeçe, fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping, por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme, që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha, ishte të shisja trupin tim,” – rrëfen eskorta që do të mbetet anonime. Vajza rrëfen se ka zgjedhur këtë “profesion” pasi ka parë se sa mirë jetonin shoqet e saj me paratë që merrnin duke “punuar” si të tilla. “Shoqja…

Read More

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga feston sot ditëlindjen e saj të 36-të. Një ditëlindje që e ka gjetur në një moment shumë të vështirë, pasi pak ditë më parë humbi babain e saj nga COVID-19. Lajmin e trishtë e dha vetë Çiljeta, që i bëri një dedikim shumë të ndjerë të atit pas ndarjes së tij nga jeta. Megjithatë partneri i saj, Alban Hoxha, ia ka zbukuruar këtë ditë speciale me një dhuratë shumë unike. Çiljeta ka zbuluar se portieri i njohur ka blerë një yll dhe i ka vendosur emrin e partneres. Këngëtarja duket se është emocionuar shumë nga dhurata, ndaj…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirëpriti në një takim homologun e saj, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut i kanë plotësuar kushtet për miratimin e kornizës negociuese, si dhe për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.“Gjithkush që e njeh rajonin tonë, besoj e kupton që arsyeja përse qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoninë e Veriut, ka qenë e mundur që të hidhen hapa kaq të guximshme përpara, është sepse ne – pjesa dërrmuese e popullsive tona – besojmë tek perspektiva evropiane. Do të ishte…

Read More

Koreografi Albi Nako u vu në qendër të mediave rreth dy javë më parë pas një deklarate që bëri në spektaklin ‘Juste Dance’ me një nga konkurrentet. Ai u komentua negativisht në rrjet, ndonëse Albi e sqaroi se ata njiheshin prej 15 vitesh dhe gjithçka ishte në kuadër të shakasë. Në një lidhje “Skype” për Wake Up, Albi Nako sqaroi edhe njëherë incidentin që bëri xhiron në rrjetet sociale. Ai theksoi se ende vazhdon të marrë mesazhe negative pas asaj deklarate. “E vërteta është se nuk e di nëse në Top Channel hyra me këmbën e djathtë apo të majtë.…

Read More

Merr flakë një banesë në lagjen 29 nëntori në Fier. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, veç dëme materiale. Mendohet që flakët kanë shpërthyer kur në banesë nuk kishte njeri pasi të zotët bashkë me fëmijët ishin larguar që në orët e para të mëngjesit. Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në lavatriçe.

Read More

Ditën e djeshme Monika Kryemadhi është shfaqur në një takim kokë më kokë me bashkëshorten e kreut të PD, Aurela Bashën. Në foton e publikuar në media, Kryemadhi dhe bashkëshortja e Bashës, shfaqen duke bashkëbiseduar në një lokal. Të dyja duken të përqendruara në bisedën e tyre që mund të jetë politika e ditës, zgjedhjet apo edhe çështje të tjera  familjare.

Read More