Author: tirana

“Me Nanon kam një raport të mirë sepse ai është i vetmi që e di se sa vetmi ka në zyrën e kryeministrit”. Ish-kryeministri Fatos Nano i është përgjigjur mbrëmjen e së enjtes për herë të parë kësaj deklarate të Edi Ramës. I pyetur nëse ky konstatim është i vërtetë, Nano tha: “Në thelb është e vërtetë sepse Kryeministri apo drejtuesi i një mazhorance ka barrën dhe peshën për të vendosur në fund. Sado të konsultohesh, goditjen e fundit do ta japë vetë. Ndërkohë askush nga të tjerët nuk e ka përgjegjësinë për të qenë këmbëngulës për zgjidhjen. Pra nuk…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë përfundimisht se në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 PD dhe partia e saj do të garojnë në lista të ndara. Kjo sipas Kryemadhit pasi nëse garojnë me listë të përbashkët, socialistët e zhgënjyer nuk dalin të votojnë, por rrinë në shtëpi, pasi stepen nga PD. Kjo nënkupton se LSI synon të marrë vota nga ata socialistë që janë të zhgënjyer nga Rama dhe PS në këto 8 vite. Kryemadhi: Të sinqertë, jam në kontakt me Bashën, i gjithë ekipi, janë në kontakt me njeri-tjetrin, duhet të shohim stilistikën e koalicioneve, por…

Read More

Për herë të parë pas 10 vitesh në ekran, ish-Kryeministri Fatos Nano ka folur në emisionin Opinion në Tv Klan në një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën. Kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit dhe Shqipëria është ende në tranzicion. Pikërisht këtë periudhë, Nano e krahason me periudhën e adoleshencës, dhe thotë se tashmë është momenti që Shqipëria ta kalojë këtë adoleshencë të kapitalizmit. Nano shtoi se kur je një njeri i lexuar dhe i shëtitur, është në gjendje të përzgjedhë dhe nuk ka nevojë të shpikë zgjidhje. “Ajo që ndjen njeriu më shumë ndaj vetes është pasiguria,…

Read More

Monolog nga Robert Aliaj (Berti bën zhurmën “Prrr prrr” të barinjve që delet) Ky është sinjali i bariut kur thërret delet. Sa herë e keni dëgjuar? Sa herë bariu ju thërret për të dalë në protestë? Sepse në Shqipërinë Tonë heroike protestat bëhen vetëm kur ju duhet kryetarëve të partive politike. Asgjë tjetër nuk i nxjerr më shqiptarët në protestë? Jemi dembelë?? Të vetmuar? Menefregistë? Egoistë? Të paqytetëruar? Të manipuluar? Të paditur apo…. dele? Një gjë jua them me siguri… nuk jemi Europianë! Unë kam jetuar në Europë, kam parë energjinë e popujve që protestojnë për të drejtat e tyre.…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë mbledhje ditën e nesërme në orën 11:00. Jozefina Topalli me partinë Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike kërkojnë regjistrimin si subjekte politike. Kujtojmë se afati për regjistrimin e partive politike në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje është deri më datë 14 shkurt.Deri në 24 shkurt duhet të regjistrohen koalicionet dhe deri në datën 6 mars partitë duhet të çojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Njoftimi i plotë: Të nderuar kolegë,Ditën e Premte, datë 5.02.2021, në orën…

Read More

Ka përfunduar pas rreth 6 orë e 30 minutave Seanca e dytë e zhvilluar pas ringritjes së Gjykatës Kushtetuese sa i takon padisë së ‘Shoqatës Pronësi me Drejtësi. Në seancë trupa e Gjykimit është tërhequr për vendim, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë datë se kur do të jepet vendimi për seancën që u zhvillua. Mësohet se vendimi do të shpallet në një moment të dytë, që do ta njoftojë Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë, pas 3 viteve mungesë.

Read More

Për pak kohë bëhet 1 vit që vendi ynë, si gjithë bota është në pandemi, çka ka bërë që studentët të mungojnë në auditorë. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra se diplomimi dhe mësimi online nuk do të njihen. Ligji i arsimit të lartë, në nenin 24 parashikon se format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë: studime me kohë të plotë; studime me kohë të pjesshme; studime në distancë. Ndërkohë Report Tv pyeti Zv. Ministrin e arsimit Oltion Rrumbullaku i cili sqaroi se situata e pandemisë justifikon mungesën e studentëve në auditorë.“Ne kemi pasur problem…

Read More

Sipërmarrësi i njohur Hetem Ramadani ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka folur për ushqimin dhe përfitimet që marrim nga ai. Ndër të tjera Hetemi ka treguar edhe arsyen pse politikanët bëjnë luftë në parlament me njëri-tjetrin. Sipas tij ata zihen sepse ushqehen keq dhe flenë pak. Rudina Magjistari: Ju kam dëgjuar diku në një nga fjalimet e tua kur ke thënë “kur politikanët bërtasin në parlament, bërtasin sepse një ditë më përpara nuk janë ushqyer mirë. Hetem Ramadani: Politikanët tanë apo ata në botë ushqehen gabim. Meqë i njoh shumicën personalisht ushqehen gabim, hanë shumë .…

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje, ngjarje e cila tronditi gjithë qytetin e vogël. 25 vjecari B.H nga Lushnja, kishte pak kohë që kishte lëvizur nga Tirana për të qenë pranë familjes në Lushnjë, ku dhe kishte filluar punë te zyra e punës. Por nuk qe e thënë të gëzohej vetë e të gëzonte familjen. Në mënyrë krejt të papritur mbrëmjen e djeshme i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i një godine në Lushnjë. Kishte gati 1 javë që kishte kaluar Covid-in, dukshëm me sukses për ato dy javë. Por pas mbarimit të kurës me…

Read More

Platforma sociale TikTok ka rënë dakord të bllokojë aplikacionin e saj për të gjithë individët që duan të regjistrohen nën moshën 13 vjeç. Ky vendim vjen pas ngjarjes tragj ike në Siçili të Italisë ku një vajzë 10 vjeçare humbi jetën ndërsa po merrte pjesë në sfidën “Blackout” në Tik Tok. Kjo e shtyu Autoritetin e Mbrojtjes së të Dhënave të Italisë (Garante) të urdhërojë TikTok-un të shtrëngojë politikat e tij për përdoruesit e rinj. Ai gjithashtu urdhëroi firmën të bllokojë të dhënat e përdoruesit kur mosha e përdoruesit nuk është verifikuar saktësisht. Të Mërkurën, TikTok konfirmoi se ishte dakord…

Read More

Nga Mero Baze Është bërë zakon kohët e fundit që presidenti ynë poston në faqen e tij çdo lajm që i duket i keq për Shqipërinë. Do t’i mjaftonte një deklaratë OJQ-je, nga ato që i paguan opozita, apo gërmime në internet të stafit për artikuj negativë, që gjoja “ngrejnë alarmin” për kombin shqiptar, dhe presidenti i poston ato për t’u forcuar zërin. Postimin e fundit që ka bërë në këtë stil, është një shkrim i revistës Monitor, që e nxjerr Shqipërinë vendin me “numrin parë në Europe për jetët e humbura nga COVID-19”, që në fakt, për fat të…

Read More

Mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, Beniada, njihet si një tifoze e zjarrtë e Juventusit. Modelja tërhoqi vëmendjen e mediave italiane përpara ndeshjes me Interin, pasi publikoj një foto me fanellën e bardhezinjve. 25-vjeçari vendosi të karikojë lojtarët juventinë përpara gjysmëfinales dhe mesa duket zgjedhja e saj funksionoi. Të besuarit e Andrea Pirlos fituan me rezultatin 1-2 në “San Siro” dhe tashmë janë me një këmbë në finalen e Kupës së Italisë. Ndeshja e kthimit është mesjavën e ardhshme dhe te Juventusi ndoshta presin një tjetër postim nga bukuroshja fatsjellëse. 

Read More