Ka përfunduar pas rreth 6 orë e 30 minutave Seanca e dytë e zhvilluar pas ringritjes së Gjykatës Kushtetuese sa i takon padisë së ‘Shoqatës Pronësi me Drejtësi.
Në seancë trupa e Gjykimit është tërhequr për vendim, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë datë se kur do të jepet vendimi për seancën që u zhvillua.
Mësohet se vendimi do të shpallet në një moment të dytë, që do ta njoftojë Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë, pas 3 viteve mungesë.
