Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani, ka akuzuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, se ka shkelur ligjin duke u shfaqur krah kryeministrit Edi Rama në nisjen e punimeve tek Pirama. “Siç e thamë, ska rëndësi ç’thotë Rama për Kim, por ç’thotë Kim për Ramën. Asnjë surprizë. Muhabeti i pastrimit të listave ishte loja. Piramida e pushtetit është problemi. Kim është me piramidën. Ndërkohë zonja Kim ka shkelur ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë sepse ka marrë pjesë në një inagurim elektoral. Herën tjetër kur të shkojë në KQZ, të mbajë parasysh këtë shkelje të ligjit. Shkelësi i ligjit nuk…
Author: tirana
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se do të kemi rritje të rasteve me COVID, të cilat do të sjellin dhe shtim të kufizimeve. Orari i mbylljesmund të ulet në 18:00 ose 20:00. “Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të do mosdoshme”,…
Takimi i Muratit dhe Melisën riktheu në vëmendje bisedën që ai pati bërë më herët me Sindin për mënyrën e veshjeve. Në këtë diskutim ndërhyri edhe opinionisti Arjan Konomi i cili tha se se Murati ka të drejtë dhe nuk është çështje fanatizmi, por se vajzat në përgjithësi e teprojnë në mënyrën se si vishen. “Ka të drejtë Murati, se ka shumë të rinj që vijë nga jashtë dhe shohin se si vajzat këtu vishen paradite me minifunde, prandaj ndoshta dhe krijohet një mendim ndryshe. Vishen sikur shkojnë në dasmë në pikë të paradites. Mendoj se nga kjo anë e…
Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve Adonis Georgiadis u ka bërë thirrje biznesmenëve nga Shqipëria, por edhe nga rajoni i gjerë i Ballkanit, për të investuar në Greqi. Georgiadis theksoi se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur në Greqi, si dhe shumë grekë janë aktivë në Shqipëri dhe theksoi se në të ardhmen të dy vendet mund të kenë lidhje më të forta ekonomike, në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane. Ftesa e ministrit për investitorët shqiptarë ka bërë jehonë në Greqi. Përse? Mediat kanë rikthyer deklaratat e Adonis Georgiadis disa vite më parë, në 2011 kur thoshte se shqiptarët…
Pas skandalit në lidhje me konkurrentët në “Për’Puthen”, tashmë vijimi i emisionit është vendosur në vështirësi për të vazhduar ose jo dhe nga vetë prezantuesja. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se prezantuesja Bora Zemani ka rezultuar pozitive me COVID19 dhe është izoluar në banesën e saj. Mësohet se vendin e saj si prezantuese e përkohshme do e zërë Ana Kauri, e cila më herët ka qenë konkurrente në “Për’Puthen”.
Ish-kryeministri Fatos Nano do të vijë mbrëmjen e sotme në një rrëfim të veçantë për jetën e tij, pas 11 vitesh mungesë në televizion. Nano ka shkuar në TvKlan me një mjet të llojit “Masserati”, ma targa ‘007’. Në pamjet shihet Nano që s’e lënë ta lagë asnjë pikë shiu, pasi një person i qëndron me çadër në kokë gjithë kohës deri në momentin që futet brenda. Në derën kryesore të TV Klan e pret Blendi Fevziu. Në studio, shihet gjithashtu një tjetër person që kujdeset për paraqitjen e tij, teksa i rregullon xhaketën. Fatos Nano duket dhe i kujdesshëm…
Një qytetar në Gramsh ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të shprehur indinjatën e tij për ndërprerjen e shpeshtë të energjise elektrike. Me televizorin dhe një sopat në dorë ai ka dalë në sheshin para bashkisë së këtij qyteti dhe pasi e ka hedhur ekranin në tokë, e ka thyer me sopat në formë proteste. Banorë të qytetit dhe të fshatrave të Gramshit ankohen se gjatë kësaj periudhe dritat ikin e vijnë disa herë në ditë, duke iu djegur elektroshtëpiaket. Sipas tyre, shkak është mbingarkesa në rrjet, jo nga konsumi, por nga mbiprodhimi. Në Gramsh janë ndërtuar dhjetëra HEC-e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër. Një 58-vjeçar është gjendur i vetëvarur nga familjarët e tij, ndërsa policia nuk ka konstatuar shenja dhune. Shkodër/Informacion Paraprak Me date 04.02.2021, rreth orës 16:20, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, shtetasi P. S. , 58 Vjeç, është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjaret e tij, nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Deputeti socialist, Adnor Shameti tha se është optimist për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit. Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar 75 mandate, Shameti shprehet se socialistët i kanë mundësinë për të arritur edhe në 80 mandate. Kjo pasi sipas tij, ka pasur një ecuri pozitive në Shqipërinë e mesme dhe veçanërisht në veri të vendit. “E shikoj shumë mirë situatën, nëse ka pasur skepticizëm për Shqipërinë e Mesme dhe veriut shikoj që është një ecuri pozitive në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. Me projeksionin dhe me atë që kam biseduar me drejtues qarqesh jam i…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me iniciativë të opozitës ka diskutuar për interpelancën e zv.Kryeministrit për integrimin europian, Nikolla Dimitrov. Mes shumë diskutimeve deputeti i opozitës shqiptare, Halil Snopçe ka prekur një çështje që ka të bëjë me çeljen e negociatave për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët ka thënë se Ministri Dimitrov duhet t’i kërkoj falje Shqipërisë përshkak të akuzave që vitin e kaluar i kishte bërë politika zyrtare e Shkupit ndaj Shqipërisë së mosplotësimi i kushteve nga ana e tyre po e ngadalson procesin e antarsimit të Maqedonisë në BE, për faktin…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dha dënimin me 128 vite burg për 17 personat që akuzohen si të përfshirë në laboratorin e heroinës që u gjet në Has në 2018. Yuri Kim shkruan: “Bazuar në informacionin nga SH.B.A., SPAK ndoqi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke rezultuar në burg për 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave. Në një njoftim për mediat, FSHF bën me dije se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit Kombëtar U-21. Ndërsa, ekipin Kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj. Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19 është Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari. Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares…