Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur. Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Besim Doçi 52-vjeç. Shqiptari punonte si saldator dhe ka humbur jetën në vendin e punës. Ai ka humbur jetën pak para pushimit të drekës. Vdekja e tij u vu re nga përgjegjësi i ofiçinës vetëm pas pushimit të drekës, me rinisjen e punës. Ai njoftoi menjëherë urgjencën, por mbërritja e ndihmës mjekësore vetëm sa konfirmoi humbjen e jetës. I lindur në Durrës, i ndjeri jetonte prej 25 vjetësh në Itali. Besim Doçi ka…
Author: tirana
Reperi i njohur, Stresi i ka dalë në mbrojtje Teas së ‘Përputhen’, pasi kjo e fundit akuzoi autoren e emisionit, Olsa Muhametit, duke thënë se e ka detyruar bashkë me Andin të vazhdojnë emisionin, për shkak të bizneseve të saj dhe interesave që kishte. Përmes një postimi në Instagram, ai e konsideron trishtues bombardimin e shqiptarëve ndaj Teas, pasi kanë shumë problem të tjera si Covid-19, përmbytjet, dritat dhe ujin. Ndër të tjera, reperi i thotë ish-konkurentes së ‘Përputhen’ se fama e madhe sigurisht që merret duke plotësuar kontrata të frikshme. Sipas Stresit, produksioni duhet të marrë vajza të thjeshta…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 3974 testime dhe kanë rezultuar 1052 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3974 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1052 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15…
Shumë të rinj shqiptarë në Britaninë e Madhe qëndrojnë të izoluar në të ashtuquajturat shtëpi të barit. Ato janë apartamente në të cilat kultivohet hashash, të rinj shqiptarë punojnë atje për llogari të trafikantëve që këtë proces e drejtojnë nga larg. Të tilla shtëpi ka edhe në Holandë apo Belgjikë dhe një i ri na tregoi se si u përfshi në këtë rrjet kriminal. A Ishe një fermer i mirë ti? FERMERI: Po. Shumë i mirë pasi unë i dua shumë bimët. Bimët që kujdeseshe ti pra çfarë lloji ishte hashashi? FERMERI: Ajo është farë hibride që rritet për 10…
Një mega orgji u organizua disa kilometra nga Parisi gjatë ndalimit të orës policore të vendosur për të luftuar pandeminë Covid-19. Festa seksi brenda një lokali që ndodhej nën tokë, në të cilën merrnin pjesë 81 persona, u ndërpre nga policia. Alkool, pa distancë sigurie, probleme edhe me përdorimin e maskave: këto janë shkeljet e regjistruara nga agjentët brenda ambienteve rreth orës 9 të mbrëmjes (në Francë ora e ndalimit fillon tre orë më herët). Agjentët gjetën 11 persona në parking, kështu që vendosën të hynin. Aty ata zbuluan mega orgjinë. “Kishin shkelur orarin dhe kishte gjithashtu probleme me maska…
Në dukje ai shfaqet si një klient normal. Hyn në supermarket. Përshëndet. Mandej drejtohet te sirtarët. Mbasi kontrollon disa produkte ushqimore çapitet drejt seksionit të alkoolit. Aty i qetë kontrollon çmimet, dhe zgjat duart te pija më e shtrenjtë. E merr dhe e fut nën veshje. Kjo është skena e një vjedhjeje në një nga dyqanet e Tiranës e ilustruar nga kamerat e sigurisë. Po vjedhin ushqime patjetër që është një fenomen, produkte që nga sallamrat, gjalpë dhe artikuj bazikë shprehet për gazetën Si, M. L. , një 63-vjeçar që ka një biznes familjar dhe që prej dy dekadash shet…
Në një vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të ruhet me truprojë dhe të ketë shofer personal. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, dhe vjen në një kohë kur na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit. VENDIMI I PLOTË NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të…
Është fjala për shenjën e Ujorit. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje të zodiakut gjithmonë shprehin mendimin e tyre dhe preferojnë të thonë të vërtetën edhe nëse është në dëm të tyre. Ata janë objektivë në deklaratat e tyre dhe nuk i lejojnë emocionet të ndërhyjnë në veprimet e tyre. Një Ujor është një person i pavarur dhe çdo përpjeke për të kufizuar lirinë e tij është një provokim për të prishur marrëdhëniet me të. Nga pamja e jashtme ata mund të duken si njerëz me zemër të ftohtë, por ato janë shumë miqësor dhe gjithmonë përpiqen të ndihmojnë ata…
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje ku u miratuan katër vendime të rëndësishme, mes tyre edhe lista e nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin si dhe lista e subjekteve përfituese. Subjektet dhe individët, që gjejnë emrin në listat e mëposhtme, do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Vendimet e miratuara në këtë mbledhje: Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative Sukth dhe Katundi i Ri, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të…
Gjykata e Tiranës ka caktuar burg për 61-vjeçarin, i cili abuzoi seksualisht me vajzën e tij 16-vjeçare. Ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Pritet që të bëhet ekspertiza, ku do të vërtetohet nëse ka abuzuar apo jo me vajzën e tij. Mësohet se para togave të zeza, 61-vjeçari Bali Mazreku ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën e tij. “Ka abuzuar për një kohë të gjatë me mua, herën e fundit e kundërshtova me forcë, por më dogji me çakmak derisa kreu marrëdhënie. I thashë mamit dua të tregoj diçka shumë të rëndë, por ajo…
Kisha kënaqësinë të isha sot bashkë me pedagogë dhe student, për të diskutuar me ta planin tonë “Shqipëria fiton arsimin”. Edi Rama nuk dha asnjë mbështetje as për kërkimin shkencor, as për kualifikimin e të rinjve tanë, as për lidhjen e universiteteve me tregun e punës. Nuk mjaftoi, bëri një ligj të arsimit të lartë që kap politikisht universitetet dhe i vë ato në shërbim të objektivave të tij personal. Programi ynë “Shqipëria fiton arsimin” do ta transformojë arsimin e lartë dhe atë profesional. Ne do t’u rikthejmë dinjitetin e pedagogëve duke rritur pagat në nivelin e 900 eurove per…
Shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen. Në Fletoren Zyrtare u botua vendimi “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”. Vendimi parashikon se në kontrata noteriale e kalimit të pronësisë, pala e dytë që është përfituese e banesës duhet të plotësojë kushtet mos premtimit dhe mospërdorimit nga një palë e tretë. Po ashtu për aq kohë sa kjo marrëveshje do të jetë në…