Author: tirana

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar sulmin që i është bërë rezidencës së kryeministrit, e ashtuquajtuara Vila 30, në shtator të vitit 1998. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Nano ka treguar se prej ditësh kishte pasur sulme, dhe se i duhet të largohej në Durrës. Mirëpo, me familjen Nano nuk ka marrë dot të atin, i cili nuk kishte pranuar që të dilte nga banesa. PJESË NGA INTERVISTA:

Read More

Pas shumë vitesh shkëputjeje nga jeta politike, mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Fatos Nano dha për emisionin ‘Opinion’ një intervistë të rrallë. Nano tregoi detaje nga jeta e tij duke folur edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin e sotëm, pasardhësin e tij brenda Partisë Socialiste, Edi Rama. Pikërisht kjo intervistë e Fatos Nanos ka thyer rekorde shikueshmërie dhe ka ngjallur jo pak reagime në rrjete sociale. Një ndër ta që ka reaguar është edhe zv.kryeministri Erion Braçe. “KTHJELLET! QYTETARI! PAQESOR! I VERTETE! I DREJTE!”, shkruan Braçe.

Read More

Nga Lorenc Vangjeli Ata janë tre në skenë dhe dy pas tyre. Rama, Basha e Kryemadhi kanë një marëdhënie të komplikuar me njëri-tjetrin, të cilën e shton edhe më tepër ekzistenca nga pas e dy personazheve të tjerë shumë të fuqishëm me pushtet e ndikim real e moral mbi ta dhe rreth tyre, Meta dhe Berisha. Në shikim të parë duket sikur Rama është krejt i vetëm në një front unik me kundërshtarë të bashkuar, por kjo është dukja që gënjen. Shpesh aleancat e padukshme që dikton interesi dhe llogaria janë shumë më të fuqishme se ato që palët lënë…

Read More

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar periudhën e tij në burg, për të cilën tha se i ka lënë pasoja pozitive dhe negative. I prekur dhe me zërin e drishur, ai tregoi për vdekjen e nënës së tij, për të cilën thotë se ia ka vrarë Sali Berisha, në momentin që Nano u fut në burg.Ai akuzon Berishën edhe se i ka marrë 4 vitet më të bukura të pjekurisë së tij.Blendi Fevziu: Si ka ndikuar burgu në jetën tuaj? Fatos Nano: Ka ndikuar në mënyrë kontradiktore. Blendi Fevziu: Në ç’kuptim? Fatos Nano: Në planin njerëzor më ka sjell tek ky që jam. Më ka…

Read More

Nëse ka një politikan ku shoh 7 mëkatet kapitale të Biblës të konsumuara, ai është Presidenti i sotëm. Kështu tha të enjten mbrëma ish-Kryeministri Fatos Nano duke komentuar rolin e Ilir Metës në politikë. Nano tha se Metës i ka dhënë mbështetjen më të madhe, por ai gjithmonë e kishte tradhtuar. Blendi Fevziu: Një nga personazhet e tjerë që ka dalë, është një nga produktet tuaja, edhe pse ai ka pasur një karrierë të vetën, është Ilir Meta. Kur e pyet ai thotë se ka një raport normal me Fatos Nanon, në fakt çfarë raporti keni dhe si e gjykoni atë…

Read More

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se gjendja nga Covid-19 në Shqipëri është përkeqësuar. Ai shtoi se Shqipëria, në bashkëpunim me autoritetet e vendeve europiane të zhvilluara, mund të identifikojë koronavirusin e ri. “Gjendja është përkeqësuar. Festat e fundvitit, spostimi nga Tirana në qytete të preferuara, ka krijuar më shumë raste. Njerëzit e çuan virusin në Sarandë për shembull nga pushimet. Shqipëria mund të bashkëpunojë me autoritete europiane për të identifikuar koronavirusin e ri. Vendi ynë ka shumë mundësi të preket nga koronavirusi i ri”, tha Brataj.

Read More

Ish-kryeministri Fatos Nano, njëherësh dhe ish-kreu i Partisë Socialiste në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar se si ka lindur bashkëpunimi me Edi Ramën dhe ftesën që i kishte bërë këtij të fundit për ta kthyer nga Parisi. Nano përballë gazetarit Blendi Fevziu ka treguar se me Ramën ishte takuar në Paris në vitin 1998 dhe i kishte bërë ftesë për ta bërë ministër Kulture, por ishte refuzuar. Më tej në rrëfimin e tij ish-kreu i qeverisë thotë se pas vdekjes së Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës, ky i fundit i kishte shkuar…

Read More

Ish-Kryeministri Fatos Nano ka treguar se në vitin 2002 ka bashkëpunuar me Sali Berishën për zgjedhjen me konsensus të Presidentit, që u zgjodh Alfred Moisiu. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Nano u shpreh se në atë periudhë pati një bashkëpunim prej 5 muajsh me Berishën. Por ish-liderin e demokratëve e konsideron si konfliktual në politikën shqiptare. Blendi Fevziu: Ju keni bashkëpunuar me Berishën në momente të caktuara të zgjedhjeve. Fatos Nano: Ja po të tregoj 2002-ishin. Arritëm të bëjmë një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut president. Ne kishim gjithë mundësinë për të zgjedhur presidentin. Zhurma që…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar lëvizjes e anëtarëve të saj drejt PS, si Gledion Rahovica, Nasip Naço dhe Lefter Koka. E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se LSI është partia e lëvizjes, ndërsa theksoi se ata s’kanë lexuar një fjalim në parlamentedhe kur ja kanë bërë gati. Kryemadhi: LSI aty qëndron njerëzit ikin dhe vijnë. Nuk janë themelues të LSI. Janë disa gjëra të ndryshme. Janë konjukturapolitike që siç themi ne me një listë apo dy lista. Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës me çështje konjukturash. Sot është ditapër të ofruar programe,…

Read More

Pjesë nga biseda Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë. Fevziu: Çfarë bëre? Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e persekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të…

Read More

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar një nga momentet e tij më të vështira si kryeministër, kur në mars të vitit 1998 ka patur një përpjekje për të shpërthyer burgun e Tiranës. Ai u shpreh se në të njëjtën kohë FNSH ishte në Shkodër pasi ishte sulmuar brigade për të vjedhur armët, ndaj u duhej të prisnin 2 orë që të ndalnin sulmin në burg. Nano thotë se ministri i Brendshëm i asaj kohe Neritan Ceka dorëzoi çelësat pasi mednoi se shteti ra, porn ë fund situata u zgjidh.Fevziu: Në intervistën me Kryeministrin më tha që me Nanon kam një raport të…

Read More