Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Për 5 muaj flisja në telefon me Berishën”, Nano: Ja marrëveshja e Sant’Egidios, për të cilën nuk flitet shumë…

22:27 / February 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Kryeministri Fatos Nano ka treguar se në vitin 2002 ka bashkëpunuar me Sali Berishën për zgjedhjen me konsensus të Presidentit, që u zgjodh Alfred Moisiu.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Nano u shpreh se në atë periudhë pati një bashkëpunim prej 5 muajsh me Berishën.

Por ish-liderin e demokratëve e konsideron si konfliktual në politikën shqiptare.

Blendi Fevziu: Ju keni bashkëpunuar me Berishën në momente të caktuara të zgjedhjeve.

Fatos Nano: Ja po të tregoj 2002-ishin. Arritëm të bëjmë një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut president. Ne kishim gjithë mundësinë për të zgjedhur presidentin. Zhurma që u krijua ishte një zhurmë e tipit Doris Pack, jo më shumë se kaq. Ndërkohë pala që drejtoja unë kishte dhënë prova se ishte e prirur për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje.

Duhet t’i kujtoj një ngjarje që nuk citohet shumë: Marrëveshja e politikanëve shqiptarë në komunitetin e Sant’Egidio. Unë kam propozuar dhe shkruar në dokument në atë takim, nuk ishte Saliu, që të ngelet normë e sjelljes politike në Shqipëri që Komisionin e Kontrollit të Shtetit do ta marri opozita në çdo rast, që opozita do ketë më shumë se ç’i takon nga vende në Parlament, komisione parlamentare për të drejtuar deri në 1/3 në rast se ka më pak. Të gjitha këto i kam futur unë. I vetmi që nuk e ka zbatuar ka qenë Berisha.

Sa herë që ka ardhur Berisha në pushtet ka mbajtur edhe Komisionin e Kontrollit të Shtetit. Dhe me marrëveshjen për zgjedhjen e Presidentit konsensual filloi një periudhë jo më e gjatë se 5 muaj bashkëpunimi aq e çuditshme saqë Berisha më merrte mua në telefon dhe unë e merrja Berishën në telefon. Komunikonim direkt pa sekretare për të arsyetuar. Mbi këtë bazë janë krijuar komisionet hetimore parlamentare. Ishte bashkëpunim shumë i mirë. Situata politike në vend u qetësua mjaft saqë pas intervistës së famshme që bëmë në Opinion, kemi bërë një të dytë në Nëntor te Tv Arbëria.

Sant’Egidios
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.