Author: tirana

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe gruaja e tij Dragica janë shtruar me urgjencë në spital ditën e sotme për shkak të Covid-19. Danas.rs shkruan se pas infektimit me virus gjendja e tyre u përkeqësua dhe kjo bëri që të merreshin masa urgjente për shëndetin e tyre. Nikolić gjithashtu vuan nga një sëmundje shoqëruese pneumoni bilaterale dhe momentalisht po mbahet me oksigjen, ndërsa gruaja e tij është në gjendje më të mirë shëndetësore. Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Serbi janë regjistruar 397,002 persona me Covid, ndërsa 4,038 të tjerë kanë humbur jetën.

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video teksa rikujton programin e PD ‘’Shqipëria fiton Shëndetësinë’’ që e prezantoi po sot bashkë me ekspertët. Basha thotë se me programin e PD mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin siç kanë bërë në vitet e fundit, madje përkundrazi do të rritet numri i mjekëve si dhe një fakultet të ri mjekësor. Po ashtu ai rikujton që paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro. STATUSI NGA LULZIM BASHA Në programin tonë “Shqipëria fiton Shëndetësinë”, paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe…

Read More

Shënohet rekord viktimash nga Covid-19 në Shqipëri. 13 persona kanë humbur jetën dhe 865 të tjerë janë infektuar në 24 orët e fundit. Njoftimi i MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 2960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë…

Read More

Këngëtarja shqiptare Ava Max ka zgjedhur që të shfaqet me ngjyrat e flamurit kombëtar së fundmi. Ajo është kthyer nga një bionde e theksuar në brune, teksa për veshje të ditës kishte zgjedhur një kostum të kuq, kombinuar me një bluzë të zezë. Në lidhje me paraqitjen e saj, është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat. Këngëtarja me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, e ka theksuar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare. më poshtë do të shikoni disa prej fotove të Avas.

Read More

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur mbi lajmin se Kosova dhe Izraeli do të kenë tashmë marrëdhënie diplomatike. “Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen!” shkruan ministrja në një postim në Facebook.

Read More

Nga Adriatik Doçi Në fund të kësaj legjislature parlamentare, deputetët kanë nisur të humbasin interesin për Kuvendin, por jo për përfitimet financiare, të cilat burojnë nga statusi i ligjvënësit. Shtatëmbëdhjetë deputetë nuk kanë qenë asnjë ditë në Kuvend gjatë muajit dhjetor 2020, duke mos marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, ku shqyrtohen, ndryshohen dhe miratohen ligjet. Megjithatë, 17 ligjvënësit, përveç pagës bazë, kanë përfituar deri në vlerën 1.6 mijë USD gjatë muajt dhjetor dieta dhe rimbursime për shpenzimet për telefon, karburant apo qera banese. Pjesë e listës janë deputetët, të cilët pothuajse nuk kanë marrë pjesë…

Read More

Duke folur lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Izreael, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti theksoi se me normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, është thyer bllokada e njohjeve për Kosovën. Ai ka shtuar se ata që kritikuan marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington, kjo e sotmja i nxjerrë gabim. “Sot vërtetë është ditë e rëndësishme për Kosovën. Kemi hapur kapitull të ri të fuqizimit të shtetësisë së Kosovës. Me marrëveshjen e sotme që derivon nga marrëveshja e 4 shtatorit, kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Me nënshkrimin dhe lidhjen e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, shteti i Kosovës konsolidohet tutje në arenën…

Read More

“Është përgjegjësi personale ndaj çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale”. Kështu iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve këtë të hënë, në lidhje me deklaratat e ambasadores Yuri Kim, për mospërfshirjen në listat e kandidatëve të personave të inkriminuar. Pas këtyre deklaratave ka ardhur reagimi nga kampi opozitar, më konkretisht nga n. 2 i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi i cilëson të turpshme dhe të dëmshme deklaratat e Ramës, duke shtuar se turpëroi e dëmtoi statusin ndërkombëtar të Shqipërisë Postimi i plotë i Gazmend Bardhit: Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 282 raste të reja me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë ndërruar jetë 5 pacientë, ndërsa janë shëruar 184 të infektuar. Njoftimi i plotë: 184 TË SHËRUAR DHE 282 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.…

Read More

Kosova dhe Izraeli, sipas marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke. Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha. Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe. Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor. Zotimi i Izrealit për njohjen e Kosovës u bë në fillimshtatorin e vitit…

Read More

Vajza e këngëtarit të mirënjohur Sabri Fejzullahu, Bulza feston ditëlindjen e 34-të. Mes urimeve të shumta, ka spikatur ai i legjendës së muzikës, i cili ka shkruar fjalët më të ëmbla për të bijën. Krahas fotos që ka ndarë me të, Sabriu shkruan se nuk gjen fjalë për të përshkruar dashurinë që ka për të. “Çdo ditëlindje e jotja kur vjen, unë bie në hall qysh me të uruar oj drita e syve të mi, o dielli jem që më ngroh e më shumë larg je. O ty Bulza e jem të bekoftë Perëndia e i festofsh edhe 100 me…

Read More