Author: tirana

Në botë ekzistojnë histori të ndryshme dashurie. Përveç atyre të lumturave, ka nga ato të përvuajturat, që nuk “flenë” natën dhe as nuk rikuperohen gjatë ditës. Histori që shkatërrohen dalëngadalë, por rezistojnë për hir të pasionit, të karakterizuara zakonisht nga grindje të vazhdueshme dhe keqkuptime të shumta. Por si mund t’i kuptoni këto karakteristika, që më së shumti anojnë nga një dashuri e pamundur? Një histori e pamundur dashurie dominohet nga: Grindjet e vazhdueshme Kjo është një “ndërlidhje” e të gjitha marrëdhënieve të pamundura, sepse keqkuptimet janë pjesë integruese e këtij lloj raporti. Nga ana tjetër, pse mund të shkonte…

Read More

Zbutja e kufizimeve të koronavirusit në Itali, nga e hëna, ka shtuar shqetësimet me ekspertët që parashikojnë një rritje të infektimeve gjatë javëve të ardhshme. 16 nga 20 rajonet italiane klasifikohen tani si zona të verdha, me rrezik të ulët, çka do të thotë që baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00 dhe njerëzit mund të udhëtojnë më lirshëm brenda rajoneve të tyre. Katër rajonet e mbetura, mes të cilave Umbria, Sicilia, Pulia dhe Sardenja, klasifikohen si zona portokalli, me më shumë rregulla, bashkë me provincën autonome të Bolzanos. Ndalim qarkullimi nga ora 22.00 deri…

Read More

Lulzim Basha doli ditën e sotme dhe në më pak se 10 minuta bëri prezantimin e programit të tij për Shëndetësinë. Ashtu si në të gjitha daljet e tij, ku e vetmja gjë që nuk mungon kurrë është cektësia e argumentit, Lulzim Basha edhe këtë herë nuk ka folur për menaxhim krize, as për reforma thelbësore të sistemit. Ka zgjedhur si përherë të flasë për realitete ëndrrash, me shifra të fryra në ekstrem dhe pa një fill bashkues logjik, të përdorura siç është zakoni i Bashës, me një shpërfillje të skajshme të realitetit dhe të vërtetës. Në një kohë kur…

Read More

Ndërsa shumë vende të botës po përballen edhe me variantet e reja te COVID-19, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se njerëzit me imunitet më të dobët, janë më të rrezikuarit ndaj ekspozimit të këtyre varianteve Te këta njerëz, virusi mund të ketë më shumë mundësi për të qëndruar gjatë në trupin e tyre, shkruan Daily Mail. Mjekë në SHBA zbuluan një lloj të Covid që jetonte te pacientët me imunitet të dobët plot 150 ditë, që i jep mundësi virusit të zhvillojë mutacione të reja. Atyre të cilëve iu duhet një kohë e gjatë për të luftuar koronavirusin, pra imuniteti…

Read More

GJKKO ka dhënë dënimet për grupin e Avdylajve të Shijakut. Pjesëtarët e grupit janë dënuar me dhjetëra vite burg, teksa ai që mbahet si ‘koka’ i tyre, Altin Avdyli ka marrë dënimin prej 6.8 vite. BalkanWeb shkruan se dënimet janë dhënë për laboratorin e heroinës që u zbulua në Branogë të Hasit. DËNIMET NGA GJKKO Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj Esat Mehmeti 10 Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj Sajmir Sulejmani 8 Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj Mario Zeqiri 4…

Read More

“Historia Ime” solli këtë të hënë historinë e rëndë të një gruaje, e cila pas vuajtjesh të gjata arriti të shpëtonte nga dhuna e bashkëjetuesit të saj alkoolist dhe përdorues droge. Ajo është 38 vjeçe dhe ka një vajzë 3 vjeç e gjysmë, fryt i bashkëjetesës 4-vjeçare. Në studio, ajo tregoi se ishte 6 muajshe shtatzënë kur zbuloi se babai i fëmijës që do të vinte në jetë ishte i celebruar me një grua tjetër. Ndonëse e zbuloi këtë, për shkak të opinionit ajo vendosi të mos largohej, por të qëndronte me të. 38-vjeçarja tregon se u njoh me partnerin…

Read More

Emisari i administratës së Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar. Grenell e ka cilësuar ditën e sotme “ditë vërtetë historike”, ndërsa e ka falenderuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme izraelite, ish-presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Antony Blinken. “Ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht nënshkruajnë marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit Meliza Haradinaj-Stublla, MPJ e Izraelit, Donald Trump dhe…

Read More

Një ndër personat e arrestuar si të dyshuar për rrëmbimin e bujshëm të Jan Prengës është liruar nga burgu. Shtetasi Ardjan Docaj i arretsuar rreth 1 vitë më parë në Kamëz është liruar nga gjykata duke pranuar kështu kërkesën e avokatit. Me kërkesën e avokatit në fjalë, “arrest me burg” është zëvëndësuar me “detyrim për paraqitje”.

Read More

Një ilaç i ri kundër Covid-19 do të përdoret në Spanjë. Është testuar te kafshët dhe ka dhënë rezultate maksimale. Mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda zbulon për Tv Klan se tani po testohet edhe tek njerëzit. “Ilaçi i ri që po prodhohet nga Farma Mar në Spanjë quhet Aplidin, është material që nxirret nga një specie nga fundi i detit, është 100% efikas në minj. Po fillojmë të praktikojmë, të bëjmë fazën e tretë të studimit në njerëz. Ky ilaç bashkë me Monlupinavir janë të dy ilaçet që ne do t’i përdorim në mënyrë masive pasi të kalojnë fazën…

Read More

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka ngritur alarmin për shkak të shtimit të infektimeve në moshat 15-35 vjeç. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, QKUK thotë se kjo grupmoshë është më aktive dhe e pakujdesshme, ndaj edhe numrat e infektimeve janë në rritje. Ndërkohë sipas shifrave të publikuara, gjatë muajit janar drejt numrit 127 kanë mbërritur 52 mijë thirrje, 9500 prej të cilave kanë qenë për COVID. Postimi i plotë: Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë…

Read More

Shqipëri-Angli 3-0! Ky mund të jetë rezultati Ii sfidës së muajit mars mes dy përfaqësuesesve në kualifikueset e Botërorit 2022. Një rezultat që nuk do të ishte meritë e fushës së lojës, por e vendimeve qeveritare, në rastin konkret të shtetit anglez. Laburistët po bëhen gati të propozojnë disa ndryshime në ligje sa i përket sigurisë ndaj COVID-19 dhe nëse kalohet në parlamentin britanik ashtu siç është kërkuar, Anglia do ta ketë të pamundur të vizitojë vendin tonë dhe të humbasë kështu sfidën në tavolinë pa shkelmuar topin. Sër Keir Starmer ka propozuar që kushdo që hyn në Angli, në…

Read More

Ditën e sotme policia arrestoi Riljon (Rigers) Lala i arratisur pak kohë më parë. I riu është arratisur rreth 1 muaj më parë në komisariatin 1 në Tiranë i arrestuar për armëmbajtje pa leje. Lala shoqërohej nga 2 efektivë të policisë për të lënë shenjat e gishtave, ndërkohë do të dërgohej në Gjykatë për të mësuar vendimin. Ai ka përfituar nga situata, ka qëlluar policët dhe është larguar me shpejtësi nga komisariati 1 në Tiranë. Ai është ndaluar pasditen e sotme nën zonën e ”Ali Demit”, ku qëndronte në një banesë të marrë me qira.

Read More