Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E gjithë Italia ‘zonë e verdhë’, ekspertët parashikojnë rritje të infektimeve

18:30 / February 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbutja e kufizimeve të koronavirusit në Itali, nga e hëna, ka shtuar shqetësimet me ekspertët që parashikojnë një rritje të infektimeve gjatë javëve të ardhshme.

16 nga 20 rajonet italiane klasifikohen tani si zona të verdha, me rrezik të ulët, çka do të thotë që baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00 dhe njerëzit mund të udhëtojnë më lirshëm brenda rajoneve të tyre.

Katër rajonet e mbetura, mes të cilave Umbria, Sicilia, Pulia dhe Sardenja, klasifikohen si zona portokalli, me më shumë rregulla, bashkë me provincën autonome të Bolzanos.

Ndalim qarkullimi nga ora 22.00 deri në 5 të mëngjesit mbetet në fuqi në të gjithë vendin ashtu si edhe ndalimi i udhëtimeve ndër rajonale me përjashtim të rasteve për punë dhe emergjenca.

Shkollat fillore dhe kopshtet në itali u rihapën më herët në janar ndërsa nga e hëna 50 për qind e nxënësve të gjimnazit në të gjithë rajonet, përvec sicilisë, u rikthyen në klasa.

Valter Ricciardi, një shkencëtar që këshillon ministrinë e shëndetësisë, tha se ndërsa izolimi si ai i pranverës së shkuar nuk është i nevojshëm, ai do të preferonte që i gjithë vendi të ishte nën kufizimet më të rrepta të zonës së kuqe. Ekspertët janë të shqetësuar pasi kanë parë imazhet e turmave të njerëzve në dyqane dhe qendra tregtare gjatë fundjavës.

Ricardi parashikon se zbutja e kufizimeve do të cojë në një rritje të infektimeve brenda dy apo tre javëve. Trendi i kësaj pandemie tani është i parashikueshëm – tha ai. është e rëndësishme të evitohen tubimet por unë shoh që sugjerimet e thjeshta nuk janë të mjaftueshme. Qeveria ka qenë nën presion për të zbutur kufizimet nga ana e bizneseve ndërsa mësuesit dhe nxënësit në itali kanë protestuar kundër mësimit online.

Italia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.