Author: tirana

Pas disa kërcënimeve për luftë në muajt e fundit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot ka shkuar më tej me retorikën duke mobilizuar ushtrinë. “Serbia duhet të kujdeset për veten e saj. Ju e dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë dhe Metohi, ne gjithashtu kemi probleme të tjera rajonale, së bashku me problemet e llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit interesat e tyre përplasen. Në lidhje me këtë, Serbia duhet të kujdeset për veten e saj” tha ai. Gjatë fjalimit ai…

Read More

Kryetarja e partisë “Lëvizja për ndryshim”, Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus. Topalli tani është izoluar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ju kujtojmë se sot është një prej ditëve më të rënda të covidit. Infektimi në Tiranë është në nivelet më të larta. Shifrat ditore të bëra të ditura nga Ministria e Shëndetësisë thonë për mbi 300 raste me kovid të regjistrua sot në Tiranë, por duket se janë më shumë se kaq. Ndërkohë ka një përhapje shumë agresive te kovidit, edhe mes gazetarëve e politikanëve.

Read More

Besart Kadia, zv.ministër i Financave, e ka cilësuar programin ekonomik të PD që u prezantuar sot si të parealizueshëm si në ideologji dhe në praktikë. Në një intervistë për Report Tv, Kadia tha se nëse ky program vihej në realitet do të ishte fatkeqësia e tretë për vendin pas tërmetit dhe pandemisë. Ai tha se me premtimet që bëri kryedemokrati Basha sot jo që nuk janë të realizueshëm por krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shteti, në një kohë që po mendohet rimëkëmbja e ekonomisë pas tërmetit dhe pandemisë dhe nuk duhen bërë premtime jo racionale. Thënë ndryshe…

Read More

Një raport konfidencial i siguruar nga Hashtag.al, godet alibinë e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, lidhur me ndërrimin e tytës së pistoletës së tij gjatë hetimeve për vrasjen e katër qytetarëve më 21 janar 2011. Raporti konfidencial i është dërguar ambasadës amerikanë në Tiranë dhe në këtë raport thuhet se ekspertët e laboratorit balisitik kishin frikë të firmosnin dhe certifikonin manipulimin e tytës së pistoletës së shërbimit të Ndrea Prendit. Ata kanë kërkuar që ekspertimi të bëhej nga ekspertë të huaj dhe ambasada amerikane ia ka kaluar FBI-së. Dy ditë më parë, ish-komandati i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, deklaroi…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re “5 Maji”, theksoi se po vijon ndërtimi i 900 apartamenteve, në të cilët do strehohen 3150 rezidentë. Ai bëri me dije se banorët do mund të zgjedhin vetë nëse duan para kesh për shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, apo një apartament në lagjen e re që po ndërtohet. “Shpronësimi kalon javën tjetër, është vlerësuar me çmimin e tregut dhe qytetarët kanë mundësi të zgjedhin ose pagesën kesh, ose një apartament këtu, e cila do të jetë prapë me indeksin e…

Read More

Çelja e sfilatës Couture të Fendi-t në Paris, për Pranverë-Verën e 2021-shit rezervoi një surprizë; shfaqjen në pasarelë të yllit Demi Moore. Portreti i aktores 58-vjeçare shkaktoi reagime të shumta, duke nxitur kështu zërat që thonë se Moore i është nënshtruar operacioneve të kirurgjisë plastike. Ndjekës të shumtë të artistes, pas daljes së saj të djeshme përpara kamerave thanë se tanimë ajo nuk njihet dhe se nuk ka më asgjë të përbashkët me veten e saj dikur. “Çfarë i ka bërë Demi Moore fytyrës? Hmmmmm, çfarë ka ndodhur me portretin e saj? Dreq o punë! Mendova fillimisht se ishte Caitlyn…

Read More

Në fund të vitit 2021 do të ketë vetëm faturë elektronike. Këtë e bëri me dije Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi me entet publike, të zhvilluar në qytetin e Lezhës. “Fiskalizimi nuk ka nisur në 2021, ka nisur në 2019. Është një ligj që ka kaluar të gjithë hapat, është ratifikuar në parlament në 2019 dhe në vitin 2020 ne e shtymë afatin e zbatimit sepse është logjike në një vit të vështirë për biznesin, pandeminë, nuk mund të jepnim, jo vetëm shpjegime, por edhe të kërkonim vëmendjen e biznesit. Kështu që, ne në 1…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3891 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 887 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, 14 raste në Mallakastër dhe Gramsh, 13 raste në Kukës, 12 raste në Gjirokastër, Sarandë, 11 raste…

Read More

Sot bëhet plot 1 vit nga dita kur jeta e Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit ndryshoi në 360 gradë. Në 28 janar 2020 çifti i famshëm i televizionit u bënë prindër për herë të parë, duke u bekuar me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Noah. I pari që dha lajmin e bukur të lindjes së Noah vitin e shkuar ishte babi Alfio. “Sot mesova perfundimisht cfare do te thote te duash dhe te te duan, sot mesova perfundimisht cfare eshte dashuria❤️ sot jeta ime ndryshoi si kurre me pare, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sqaroi sot se premtimi i partisë së saj për dhënien e 1 mijë euro për çdo bebe që lind, nuk konsistonte në hedhjen e parave në depozita bankare, por investim në bursa. Pas kësaj deklarate të Kryemadhit, ka ardhur reagimi i fortë i zv.kryeministrit Erjon Braçe. Postimi i plotë i Braçes: Ha ha ha ha ha ha ha!! Kryetarja e LSI: NGA BEBJA NE BEBE DO TE JETE NE BURSE, JASHTE, SE SHQIPERIA NUK KA AS BURSE! Vijon filmi maxhik “NE I BEJME 1000 DOLLARE 25 MIJE DOLLARE PER BEBE/SERIA: JO NE PEME, NE BURSE”!…

Read More

Myslim Lika, 60-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në një atentat në Mamurras, nga persona ende të paidentifikuar rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal dhe madje ka qenë edhe në burg. Ndërsa djali i tij Ilir Xhepaj (Lika) përveç përfshirjes në krimin e dyfishtë në Kurbin, ku mbetën të vrarë dy biznesmenë, rezulton të jetë edhe autor i një plagosje në qytetin e Laçit. Myslim Lika është person me precedent penal pasi akuzohet se ka vrarë në vitin 1997 në Gjorm, Gëzim Çelikun, djalin e ish-ministrit të Industrisë së kohë së diktaturës Hajredin Çelikun dhe…

Read More