Author: tirana

Në njoftimin e parë zyrtar për këtë vit të ri, Tirana International Airport (TIA) bën me dije lajmin e mirë të uljes së tarifës së pasagjerit dhe shpalos një plan ambicioz investimesh në strukturën e aeroportit, për të kontribuar në lehtësimin e çmimeve të biletës dhe zhvillimit në tërësi të aviacionit dhe turizmit shqiptar. Zhvillimet e reja vijnë pas datës 18 Dhjetor 2020, ditë kur kompania lider shqiptare Kastrati Group, e themeluar që në vitin 1990, mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”. Ulja e tarifës së pasagjerit…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Atdheu, një nga djemtë më të përfolur në “Për’puthen”, u pa në shoqërinë e njërës prej ish-konkurrenteve të “Love Story”, Drita Përhatit. Ishte vetë Drita ajo që publikoi në Instagram një video me Atdheun, teksa të dy shiheshin duke kërcyer me njëri-tjetrin në një lokal nate. Ata shfaqeshin shumë të afërt bashkë, por nuk dihej në ç’rrethana ishin njohur. Në fakt ky afrim mes tyre ju bëri çudi ndjekësve të Atdheut dhe Dritës, e pati nga ata që ngritën dyshime mos kishin krijuar diçka me njëri-tjetrin jashtë emisioneve. Mirëpo Atdheu nuk ka lejuar që këto thashetheme të…

Read More

Dashi Ka një periudhë pritjesh: nuk ka asgjë konkrete, por ka gjëra të rëndësishme që ziejnë. Kjo nuk është në të vërtetë një periudhë me forcë të madhe në kuptimin që ka perspektiva të mëdha, por ju jeni të etur për të parë se çfarë doni të shndërrohet në realitet. Demi Yjet e së nesërmes që duan që ju të jeni gati për ndryshim janë të intriguar. Megjithatë nesër mund të përballeni me disa surpriza, sin ë aspektin e ndjenjave, ashtu edhe në punë. Binjakët Një javë disi e trazuar për ju që ende keni për të zgjidhur mosmarrëveshjet e…

Read More

Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme një vrasje ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Pasi policia ka marrë njoftimin për të shtënat e raportuar, është nisur me urgjencë në vendngjarje, ku ka arrestuar një person si të dyshuar dhe është konfiskuar një armë e cila mendohet të jetë arma e perdorur në rast. Mësohet se viktima është Albert Krasniqi dhe personi që e ka vrarë është babai i tij. “Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.…

Read More

Një grua ka tërhequr të gjithë vëmendjen me gabimin e fundit në sfondin e intervistës pasi u shfaq në BBC Wales Today me një objekt të vendosur në raft pas saj. Yvette Amos u shfaq në programin e lajmeve në Uells të Martën në mbrëmje për të diskutuar përvojat e saj të papunësisë gjatë pandemisë. Sidoqoftë, shikuesit me sy shqiponje u kapën me sendet në raft pas të ftuarës – dhe ngelën të habitur pasi panë një lodër seksi të dukshme të vendosur pranë librave të saj. Një pjesë nga intervista u shpërnda në Twitter nga gazetari Grant Tucker, i…

Read More

27-vjeçari shqiptar Mario Metaj që u ekzekutua dy ditë më parë në Patra është përcjellë sot për në banesën e fundit. Familja, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën të riut që u vra pas një konflikti. Autori i vrasjes së 27-vjeçarit që punonte në një hotel ende nuk është kapur, por vetëm shoku i tij që dyshohet se e nxiti, nuk ka pranuar që të flasë. Autoritetet greke po hetojnë në lidhje me një hakmarrje të mundshme, pasi 10 ditë më parë vëllai i viktimës ishte qëlluar më thikë në Patra. Grupi hetimor dyshon se konflikti mes palëve ka…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Berat, Stavri Ceca zhvilloi një takim me përfaqësues të enteve publike ku u shpreh se, ka ardhur koha që të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar. “Ka ardhur koha që ne të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar. Çka do të thotë që, ne nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene dhe kjo lidhet sa…

Read More

Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve nga koronavirusi në vend. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 876 raste të reja. Vihet re se është rritur ndjeshëm numri i testimeve. Në 24 orët e fundit janë bërë 3512 testime, ndërsa një ditë më parë 1918. Fatkeqësisht edhe shtatë qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin. Viktimat janë: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët…

Read More

Një 27-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka treguar për mediat sesi Greqia,ku ajo ka lindur, i kërkoi vizë për t’u futur në vend pasi ndodhej në SHBA me studime. Androniki Kifti, fëmijë i brezit të dytë të emigrantëve nga Shqipëria, lindur dhe rritur në Greqi u detyrua të dërgojë një letër-apeli për ndihmë për këdo të interesuar në Massachusetts, ku ajo aktualisht është duke përfunduar doktoraturën e saj në Biokimi, pas përvojës së dhimbshme që jetoi disa ditë më parë para një komiteti të Ministrisë së Emigracionit, shkruan abcnews.al Ajo kërkoi ndihme që të siguronte lejen e qëndrimit në Greqi…

Read More

Nesër do të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në KLP. Prokurorët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur dy anëtarë të KLP, vende të mbetura bosh prej muajsh pas shkarkimit të ish anëtarëve Besnik Cani dhe Arben Dollapaj. Kandidatët për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë si më poshtë: • Z. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;• Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;• Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;• Z. Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së…

Read More

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka dorëzuar në SPAK padinë për ish-kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziun. Kjo padi nga ana e Sulit është bërë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më konkretisht padia lidhet me ndërtimin e një thertorje në Laknas, leje të cilën e ka dhënë Mziu kur ishte në krye të Bashksië. Për thertoren ka pasur debate vite më parë mes banorëve, Mziut dhe Sulit. Në atë kohë u tha se një sipërfaqe pyjore do të prishej për tu ndërtuar një thertore delesh. Banorët e kundërshtuan me forcë ndërtimin në 2019-ën, duke thënë se nuk do ta…

Read More