Author: tirana

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga po kalon një situatë mjaft të vështirë pasi babai i saj është infektuar me COVID-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Lajmi u bë i ditur sot nga moderatori Isli Islami në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’. Çiljeta ishte e ftuar sot në emision, por për shkak të gjendjes së rënduar të babit, ajo e kishte të pamundur të ishte prezente. “Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në…

Read More

“Hakmarrja është një pjatë e cila serviret e ftohtë” thotë një shprehje. Por jo të gjithë njerëzit hakmerren njësoj. Astrologjia e ndan hakmarrjen sipas 12 shenjave të zodiakut, duke treguar se si ndryshojnë shenjat nga njëra-tjetra në këtë pjesë. Jeni kuriozë? Zbulojeni më poshtë: Dashi – Si një shenjë impolsive, mos prisni që Dashi të hakmerret duke përdorur strategji apo gjëra si këto. Një Dash vepron shpejt dhe nuk lë hapsira për reagime të civilizuara. Çfarëdo që ata bëjnë, është e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë. Demi – Të lindurit në shenjën e Demit mund të krijojnë përshtypjen se nuk janë…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se dy herë në vit është e detyruar që të marrë një injeksion në gjak, pasi është operuar nga kanceri i mitrës. Por ajo ka treguar që e ka shumë të vështirë të gjejë infermierë të mirë, pasi ata kanë ikur në Gjermani, ndërsa shton se kur shkon për injeksion infermierët në Shqipëri e shpojnë 10 herë deri sa t’i gjejnë venën.Kryemadhi tregoi se në është vetëm një infermier që ia gjen venën menjëherë, por po iku edhe ai në Gjermani, asaj do ti duhet të shpohet 20 herë në vit.“E kam të…

Read More

Katër metra ka shkuar trashësia e dëborës në veri të vendit. Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj ka publikuar në Facebook pamjet e momentit kur FNSH-ja së bashku me banorët e zonës shpëtojnë Pjetër Lulashin. “Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra”, shkruan Beqaj.

Read More

Zv.kryeministri Erion Braçe u shpreh se lista e kandidatëve për deputet të PS, do të ketë në fokus respektimin e barazisë gjinore, si edhe do të ketë prurje të reja nga platforma ‘deputeti që duam’. “E kushtëzuar nga angazhimi për të pasur barazi gjinore, jo vetëm brenda kandidatëve, por edhe deputetëve fitues që do përbëjnë pushtetin e ardhshëm, në qeveri e kemi këtë barazi të plotë, pjesëmarrja e grave të jetë në ekspasion si kudo në Europë. Trendi që ne kemi ndjekur me forcë në 2 mandatet e fundit për të krijuar një hapësirë më të madhe për gratë dhe…

Read More

Vaksinat e premtuara nga Pfizer nuk kanë ardhur akoma ku pritej që vaksinat të vinin në javën e tretë të janarit. E ftuar në Open në Top Channel, Mira Rakacolli tha në datën 2 shkurt do të jepet doza e dytë e vaksinës për ata që kanë marrë dozën e parë. “Kemi marrëveshje direkte me Pfizer dhe jemi pjesë e Covax. Në datën 2 shkurt do të marrin dozën e dytë, i gjithë personeli që ka marrë dozën e parë të vaksinës. Pra vaksinimi nuk ndërpritet për asnjë moment”- tha Rakacolli. Deklaratat e Rakacollit u kundërshtuan nga përfaqësuesit e PD-së…

Read More

Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitjes së një pacienti të intubuar në spitalin infektiv “Covid 1”, të cilit iu vodhën para nga portofoli dhe karta e bankës. Ditën e sotme u bë i ditur lajmi se forcat e komisariatit numër 4 në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e infermieres që ka kryer këtë akt të rëndë. Ajo është 30-vjeçarja Ronida Hysa. Emisioni “Stop” ka siguruar pamjet e momentit të 30-vjeçares teksa shoqërohet në polici e lidhur në pranga. Nga ana tjetër, Urdhri i Infermierit vendosi bllokimin e lejes së…

Read More

Baton Haxhiu thotë se Jozefina Topalli me ridaljen në skenën politike së pari i shërben qëllimit të saj, ndërsa e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste. “Jozefina është me veten së pari dhe pastaj është kundër përjashtimit dhe kundër PS. Është kundër përjashtimi për arsye se një lidere si Jozefina nuk përjashtohet nga partia, por i gjendet mënyra për ta nderuar. Nuk mund të jetë me Ramën, se po të ishte me Ramën do të ishte në listën e tij. Po të ishte me Ramën do kishte postin e lartë. Ajo i ndihmon më shumë momentit…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka dhënë detaje mbi realizimin e programit politik të partisë së saj me të cilën do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.Kryemadhi thotë se LSI ka punuar për këtë program 2 vite e gjysmë, e ka testuar, dhe është shumë i thjeshtë edhe për qytetarët.Ajo madje garanton se nëse ka vullnet politik, programi i LSI është i mundshëm për t’u realizuar jo vetëm në 5 muaj, por brenda 5 ditëve. ‘’Nëse Monika sot si kryetare e LSI do jetë e qartë, e pastër…

Read More

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ka humbur jetën 23 vjeçarja Anxhela Çapo nga Fieri, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë shoqja e saj, Silvana Muho. Dy të reja po udhëtonin me një automjet tip “Hyndai”, e cila fillimisht është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesen e mjetit të vogël, e cila mësohet se pas përplasjes ka përfunduar rreth 200 metra larg në rrugë dhe është tërhequr zvarrë nga automjetet e tjera. Vajza tjetër është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Read More

Tirana tashmë ka një trajner të ri. Orges Shehi do të marrë drejtimin e skuadrës. Aktualisht Shehi ndodhet në një takim me presidentin Halili. Ish-portieri i njohur i kombëtares që tani po shton eksperiencat në pankinë, do të emërohet zyrtarisht këtë mesjavë në stolin e Tiranës, skuadra që po vuan oshilacione pasi fitoi titullin sezonin e kaluar, e tani gjendet në diskutim për rënien nga elita. Ish futbollisti durrsak tani 43 vjeç, fitoi balotazhin në distancë me rivalin e tij Armando Cungu. Shehi u preferua nga presidenti Refik Halili kundrejt shkodranit, edhe pse mbetet për tu parë se çfarë i…

Read More