Author: tirana

Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu ka denoncuar një skandal lidhur me detarët në vendin tonë. Sipas Ndreut, pa njoftim ditën e djeshme është tentuar që të fshihet amza e rreth 2 mijë detarëve, e cila daton që prej vitit 1913, duke u hequr të drejtën për punësim. Gjithashtu sipas tij, është ndryshuar kodi detar në dy nene, duke theksuar se askush nuk është pyetur për një ‘modifikim’ të tillë të ligjeve. Ndër të tjera, në denoncimin e tij, vëllai i kryebashkiakut të Lezhës shton se do të luftojë për të drejtat e detarëve shqiptarë, edhe pse nuk ka publikuar…

Read More

Në vitin 2014, prokurori i përgjithshëm i Zvicrës dhe dy kolegët e tij pozuan për një foto me disa njerëz të tjerë në një varkë, në liqenin Baikal, në Siberi. Fotografia tregon burrat që pushojnë së bashku në kuvertë. Por nikoqiri i tyre nuk ishte një marinar i zakonshëm. Ai ishte një nga prokurorët më të mirë të Rusisë, më vonë i implikuar në përpjekjet për të penguar një çështje të madhe ndërkombëtare të pastrimit të parave që të ftuarit e tij po hetonin. Historia prapa fotografisë përfshin një kast intrigues. Ai përfshin avokatin rus i cili u takua me ekipin…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka komentuar sulmet dhe akuzat e bëra në prag të fushatës zgjedhore nga opozita mbi përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz “Ndrangheta”. Ai tha se kjo do të jetë flluskë e radhës. “Besoj se nuk është e papritur kjo sjellje e Partisë Demokratike. PD sot është jashtë sistemit politik. Ka angazhim të strukturave të ligjit për të hetuar këtë gjë. Një sipërmarrës që gjoja është akuzuar, ka deklaruar se ka 25 vjet që merret vetëm me furnizimin e oksigjenit për spitalet tona. Besoj se edhe kjo do të jetë flluskë e radhës”, tha ai…

Read More

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pati një bisedë telefonike me Presidentin Rus Vladimir Putin ditën e sotme, për herë të parë që nga marrja e detyrës. Në qendër të bisedës ishin aktivitetet e fundit të Rusisë, ku edhe i ka kërkuar lirimin e kritikut të tij, Alexei Navalny. Lidhjen telefonike midis dy udhëheqësve e njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Ajo tha se temat përfshinin propozimin e Biden për të zgjatur traktatin e ri të armëve bërthamore ‘START’ me Rusinë për pesë vjet dhe “mbështetjen e fortë të SHBA për sovranitetin e Ukrainës” përballë agresionit të vazhdueshëm rus.

Read More

Enea Lapa, sportisti shqiptar me origjinë nga Saranda ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi sakrificat për të rrëmbyer titullin e kampionit absolut në artet marciale. Lapa tregoi se ky titull është marrë pas shumë orëve stërvitje dhe perfeksionimi teknikash që i kanë marrë shumë orë gjatë ditës. Megjithatë, krahas angazhimit në sport, Enea pohoi se punon si kamarier, kasier dhe manaxher në Florida. “ Punoj në një restorant shqiptar dhe unë aty jam i përgjithshëm. Jam si kasier, ndonjëherë edhe kamarier apo manaxher. I bëj pak a shumë të gjitha”, tha ndër të tjera…

Read More

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar të gjitha ankesat e partive politike që pjesë e listave të tyre për deputet të futën edhe kandidatët që kanë probleme me ligjin. Si rrjedhojë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe katër kandidat të tjerë të kësaj partie mbetën jashtë listës. Përveç LVV-së, Nismës Socialdemokrate i janë refuzuar dymbëdhjetë kandidatë ndërsa Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës katër kandidatë. Për më tepër zëvendësimi i tyre është i pamundur për shkak të kalimit të afatit për zëvendësim. Pranohet pjesërisht rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, certifikohet lista e…

Read More

Drejtësia kosovare shpresohet të japë sërish ndihmë për zbardhjen e një krimi të ndodhur në Tiranë, ku as identiteti i viktimës as autorët nuk janë zbardhur ende. Bëhet fjalë për vrasjen përmes djegies të një shtetasi , eshtrat e të cilit u gjetën të karbonizuara majin e 2017 në zonën e Zall Bastarit nga banorë të zonës. Burime të besueshme pranë laboratorit të kriminalistikës dëshmojnë për Top Channel se në afërsi të kufomës se djegur u gjetën dhe një usb e djegur si dhe një bidon i boshatisur me lëndë djegëse. USB-ja për në kohë të gjatë iu nënshtruan ekspertimit…

Read More

Vdekja e një 35 vjeçari kohët e fundit në qytetin Phalombe në Malaui, ka shkaktuar lindjen e shumë meme-ve apo shakarave ‘pa kripë’ në rrjetet sociale. Burri i njohur në zone si Charles Majawa, kishte vdekur duke bërë seks me një grua në një shtëpi publike në Phalombe, ndërsa në autopsinë e tyre autoritetet përcaktuan se shkaku zyrtar ishte “orgazma ekstreme”. Gruaja e përfshirë raportohet se kishte diskutuar çështjen me koleget e saj dhe më pas kishte njoftuar policinë. Policia kishte marrë më pas mjekun ligjor nga klinika e Migowi i cili konfirmoi se 35 vjeçari kishte vdekur ‘gjatë aktit’.…

Read More

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, njëherësh edhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve për masat anti-COVID-19, Albana Fico u shpreh në ABC se është gati edhe plani “B” nëse nuk vijnë dozat nga “Pfizer”. Pjesë nga intervista e Albana Ficos në ABC Mund të themi se kurba e infeksionit në Shqipëri është në rritje?Nga java e dytë në të tretën ka një diferencë, një rritje të rasteve ditore dhe pozitivitetit. Një rritje të lehtë të numrit të vdekjeve dhe ndryshim të raportit të moshave që po rezultojnë pozitive, 24-34 dhe 15-24, përpos 55-ës. Për dy shkaqe, do të thosha në…

Read More

Një grup prej 31 oficerësh policie në një stacion të Londrës përballen me gjobën fikse prej 200 paundë për nje shkelje të cuditshme te rregullave të koronavirusit gjatë detyrës. Në fillim të muajit u mësua se një numër oficerësh ishin qethur nga një berber profesionist, të cilin e kishin marrë brenda stacionit të policisë të Bethnal Green, në lindje të Londrës. Hetimi i brendshëm zbuloi se 31 policët që kishin marrë “prerjen profesionale” duhet të gjobiten, ndërsa masa shtesë do të merren për dy të dyshuarit si organizatorë të eventit. Komandanti vendor i policisë Marcus Barnett, tha: “Është shumë zhgënjyese…

Read More

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi të martën dhe konfirmoi zotit Antony Blinken për postin e sekretarit të ri Shtetit. Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë ndërsa 22, votuan kundër. Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, zoti Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut. Ai tha se Kina “përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim. “Ka përplasje në rritje në këtë marrëdhënie; sigurisht konkurruese dhe megjithatë disa edhe…

Read More