Një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë e kalojmë në gjumë, afërsisht një të tretën e saj. Kështu, orë të tëra na gjejnë mbi shtrat, mbi çarçafët tanë e bashkë me ta edhe mbi papastërti, copëza lëkure apo flokë të grumbulluara gjatë natës. Ky artikull do t’ju bindë shkencërisht mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të të fjeturit pastër. Së pari kujdesuni që këllëfët dhe çarçafët të lahen në temperaturë të lartë dhe të ndërrohen së paku një herë në javë. Shpërthim aknesh dhe lëkurë e irrituar Keni vënë re përkeqësime të lëkurës së fytyës? Shanse që jastëku juaj të jetë i…
Author: tirana
Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në 22 gusht të vitit të shkuar. Aktorja solli në jetë një djalë, të cilin vendosi që ta quante Amar. Gjatë këtyre muajve Olta ka ndarë herë pas here momentet më të bukura me vogëlushin, duke ju zbukuruar ditën edhe ndjekësve të saj. Amar sapo ka bërë 6 muajsh dhe ka nisur të qëndrojë vetë një këmbë si një “djalë i rritur”. Këtë gjë ai kishte vendosur ta mbante “të fshehtë” nga mami Olta, por ajo e “kapi mat” dhe këtë moment vendosi ta ndante me të gjithë. Aktorja ka publikuar…
Deputeti Halit Valteri ka komentuar caktimin e drejtuesve politikë në qarqe të Partisë Demokratike. Ai ka kritikuar edhe emërimet e PD-së duke thënë se janë caktuar njerëz që nuk e kanë idenë e zonës. Ai ka hedhur disa thumba në drejtim të drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut, duke thënë se ka ardhur me këpucë me baltë dhe tani lëviz me makinë tip “Maybach” 200 mijë euro. “I kemi parë që zihen si ‘qen’ me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë me të njëjtët oligarkë dhe ndajnë fitimet. Njerëzit janë të lodhur nga këto surretër që drejtojnë vendin. Monika i kërkonte…
Marrëveshja 2 miliardë euro e qeverisë shqiptare me kompaninë e Emirateve të Bashkuara Arabe “Emaar Group” për transforminin e Portit të Durrësit, ka ngjallur reagime së fundmi në Greqi. “Newsbreak” i ka dedikuar një shkrim këtij lajmi, duke e titulluar “Poshtërim i paparë: Në vend të Kretës, Emiratet investuan në Shqipëri!”, shkrim i cili më pas është shpërndarë në disa media të tjera. Në artikull shkruhet: “Udhëtimet e kryeminstrit Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të ndjerë të Zhvillimit Adonis Georgiadis në Emiratet e Bashkuara, ishin për argëtim. Kujtojmë se ministri i bëri një foto llambadarit. Greqia regjistroi një dështim historik, në një moment jashtëzakonisht…
Balerina e njohur shqiptare Adel Lami prej vitesh ka krijuar jetën dhe karrierën e saj në SHBA. Megjithëse ka ngecur në Shqipëri për momentin për shkak të pandemisë, ajo ka vazhduar me angazhimet e saj nga këtu. Me anë të një postimi ajo zbuloi se është zyrtarisht pjesë e Universitetit të Harvardit nga dje. “E vizitova Harvardin në 2016-ën, sepse isha në një udhëtim në Boston. Nuk e kisha ëndërruar kurrë që një ditë do studioja aty. Universiteti Columbia ishte gjithmonë në listën timë, ndërsa Harvard ishte i paarritshëm. Bleva këtë bluzë dhe kapelë që të kisha një kujtim. Sapo…
Tetë persona janë shoqëruar në polici ditën e sotme, pas ngjarjes ku mbeti i plagosur Marion Mitro, i cili ishte shënjestra e një atentati të mirëorganizuar. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se në polici janë shoqëruar 8 dëshmitarë, të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Burime bëjnë të ditur se nuk është gjetur asnjë gëzhoje në vendin e ngjarjes por as në automjet. Të njëjta burime thonë se mendohet se në atentat kanë marrë pjese dy persona. Policia është e paqartë nëse personat janë ndihmuar nga të tjerë apo jo. Blutë e Vlorës tregohet e rezervuar ne…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, e cila u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPA i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KPK. Njoftimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër punimet në kantierin e konvikteve të Universitetit Bujqësor. I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ajo e Arsimit, Evis Kushi, numri një i qeverisë ka parë nga afër punën që po bëhet. Por ka qënë i shqetësuar për përshtypjet e ministres së tij. Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se punimet po bëhen me financim të plotë nga buxheti i shtetit, megjithatë ka pyetur ministren Kushi nëse është e kënaqur me gjithë çfarë ka parë. PJESË NGA BISEDA: Ahmetaj: Ky është kantieri më i madh sot…
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Fierit, u ndal edhe në shkollën e mesme profesionale “Petro Soto” ku theksoi se, kemi numrin më të lartë të personave në tregun e punës që janë me moshë mesatare të re. “Ne kemi numrin më të lartë të personave në tregun e punës që janë me moshë mesatare të re. 57% e tregut të punës në Shqipëri vjen me moshë mesatare 30- 31 vjeç. Kemi një arsim profesional falas dhe të rinjtë janë të aftë që në moshën 19 vjeç të hynë në marrëdhënie…
Një ditë pas prezantimit të programit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi pasditen e sotme një takim me një grup qytetarësh në njësinë nr. 2 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, drejtuesja e LSI-së sqaroi premtimet. “Faturën që qytetarët blejnë ushqime, veshmbathje, ilaçe, etj, në fund të muajit ne u kthejmë 5% të faturës. Në fund të vitit kjo është një pagë me shumë në familjet e shqiptarëve” tha ajo. Gjithashtu, Kryemadhi sqaroi edhe bonusin e bebeve. “Për cdo fëmijë që lind, shteti ngurtëson në llogarinë e fëmijës 1 mijë dollarë dhe kur martohen, të dy burrë dhe grua do…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjedhjet e 14 shkurtit po i konsideron referendum për anëtarësim në NATO, i cili sipas tij duhet të ndodh deri në vitin 2024. Ai tha se paralajmërimet për bashkim me Shqipërinë nuk i befasojnë as aleatët e Kosovës. “Neve po na harxhohet koha e pritjes pa kufi për me u bërë anëtarë i NATOS-s si Kosovë, ose si shtet i pavarur ashtu siç jemi nis. Në këtë rast Kosovës i mbetet vetëm një rrugë, s’ka rrugë tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është diçka e natyrshme që po vjen. Edhe aleatët…
Aurora Ramazzotti ka folur nëpërmjet ‘Instagram’ për jetën e saj si vajzë e Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti. 23-vjeçarja ka zbuluar se është detyruar të ndjekë psikoterapi prej kohësh. “Kur isha adoleshente isha shumë rebele dhe po të mos më ndalonte ime më, e cila ishte e rreptë me mua, mund të bëja çdo gjë. Doja të thyeja rregullat. Sot jam shumë e lumtur dhe falenderuese ndaj mamit që më edukoi mirë”, ka rrëfyer Aurora. Një nga pyetjet e tjera që fansat i drejtuan ishte edhe ajo për famën e prindërve, si ka ndikuar ai detaj në jetën e saj.…