Author: tirana

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer ka deklaraur se qeveria po diskuton për masa më drastike, pas shfaqjes së mutacionit të ri të COVID. “Rreziku i paraqitur nga mutacionet e Koronavirusit kërkon që të merren gjithashtu masa drastike dhe ato po diskutohen në kabinet”.-ka deklaraur ai për ‘Bild’. Sipas ministrit, masat përfshijnë kontrolle më të rrepta kufitare, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë, por edhe uljen e trafikut ajror në Gjermani në pothuajse zero, siç po bën Izraeli. Nga nisja e pandemisë, Gjermania numëron 2,156,463 të infektuar dhe 53,626 viktima.

Read More

Policia e Tiranës ka bërë bilancin e një jave nga kontrollet në rrugët e kryeqytetit në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore. Përpos gjobave, 10 drejtues mjetesh janë arrestuar. Në njoftimin për mediat, policia ka një apel për shoferët “nisur edhe nga kushtet atmosferike të renduara, bëni kujdes maksimal me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore”. Bilanci i javës 10 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi;65 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15…

Read More

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje duke dalë kundër kandidimit të Albin Kurtit. Në vendimin e PZAP’së thuhet se “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr 244-2021 datë 22.01.2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinot Demi Murtezi”.

Read More

Manchester United po shkëlqen në Premierligë, e kjo më së miri dëshmohet nga renditja tabelare. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” janë në vendin e parë me 40 pikë, dy më pak se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur. Fitorja 1:2 ndaj Fulhamit në Premierligë para pesë ditëve e dërgoi rekordin e Manchester Unitedit në 13 ndeshje pa humbje në Premierligë. Prej tyre janë 10 fitore dhe tri barazime. Përveç kësaj, tani ekipi i Solskjaer ka më shumë se një vit që nuk është mposhtur në ndeshjet në udhëtim në kuadër të Premierligës. Gjithsej në 17 ndeshjet e…

Read More

Një tërmet ka lëkundur ditën e sotme Shqipërinë. Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter me epiqendër në Shetaj të Gjirit të Lalzit, afër detit Adriatik. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz. Zona ku ka rënë tërmeti nuk është e panjohur për lëkundjet sizmike, pasi ajo ishte ndër më të prekurat në 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm 6.4 i shkallës Rihter që la pas 51 viktima dhe mijëra të pastrehë.

Read More

Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 288 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas shifrave që njofton IKSHPK, ka një rënie të shifrave në krahasim me dje. Sa i përket rasteve të reja, Prishtina ka 110 raste, ndjekur nga Podujeva 27 e Peja 24. Nga ana tjerër edhe numri i të shëruarve nuk ka qenë dhe aq i ulët, pasi 256 pacientë kanë fituar së fundmi betejën ndaj COVID-19.

Read More

Teksa foli sot për herë të parë për përgjimet e antimafias italiane për mafian e Ndragheta-s, ku të përfshirë ishin edhe eksponentë të lartë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet që në përgjime janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste. Për ta ilustruar bindjen që përgjimet e publikuara në mediat italiane nuk vërtetojnë bashkëpunimin e elementëve të mafies italiane me zyrtarë të bashkisë apo policisë, Rama risolli në kujtesë një histori aspak të zakontë nga koha kur ishte kryetar bashkie. Ai tha se një mashtrues bëri një foto me të në dalje të ish-Kinema Dajtit dhe me këtë…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar. Në pranga kanë rënë tre drejtues mjetesh dhe 19-vjeçari E. N., i shpallur në kërkim për vjedhje, pasi ishte dënuar me 3 muaj burg. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. N., 19 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, kryer…

Read More

Presidenti i Ora Neës, Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi kanë fituar me Covid-19 pas 15 ditëve betejë me virusin. Ndroqi i përshkruan dy javët e qëndrimit në spital si ditë të vështira, ndërsa thotë se bashkëshortja e tij ka pasur një përkeqësim të papritur që falë reagimit të mjekëve në kohë ka shmangur pasojat fatale. Familja e zotit Ndroqi është prekur rëndë nga Covid-19, pasi fatkeqësisht kanë ndërruar jetë njerëz shumë të afërt të tij, vëllai, motra, xhaxhai dhe kushërinj të tij. “Prej më shumë se dy javësh jeta ime dhe e bashkëshortes sime u kufizua brenda…

Read More

Sot është arrestuar infermierja R. Hysa, e cila ka pranuar të jetë ajo që ka vjedhur paratë e një pacienti me koronavirus tek Infektivi që më pas humbi jetën Mësohert se 30-vjeçarja kishte diku tek dy ose tre muaj që kishte nisur punë tek Infektivi. Në total, pacientit në fjalë iu vodhën 60 mijë lekë. Po ashtu, mësohet se ajo ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast. Hysa e pranoi autorësinë, por nuk ka dhënë asnjë lloj argumenti. Hysa vodhi para nga portofoli dhe llogaria bankare e pacientit K. D., që ishte i…

Read More

Aktori Gentian Zenelaj pasi fitoi betejën me COVID-19 i është rikthyer punës në media. I ftuar dje në emisionin Sot nuk është e hënë”, Zenelaj u shpreh se tashmë është mirë me shëndet. Gjithashtu Zenelaj bëri një thirrje për të gjithë shqiptarët, që të ruhen çdo moment. Fakti që e shqetëson më shumë është se ne vuajmë nga papërgjegjshmëria. E vetmja gjë që duhet të kemi kujdes është të bëhemi të përgjegjshëm si popull. Sa i përket humorit, Genti mendon se nuk ka kufij, ata që kundërshtojnë humorin, nxjerrin thjesht justifikime për të krijuar zhurmë. Ai pranoi se vetë është…

Read More