Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës.Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin. Lëngu i Limonit Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik. Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh. Lëngu i Boronicës së Kuqe Ose Ananasit Këto fruta janë…
Author: tirana
Brukseli ka paralajmëruar se do të bllokojë eksportet e vaksinës për Covid-19 jashtë bllokut pas njoftimit të AstraZeneca-s se dërgesat do të reduktohen për disa javë. Gjiganti farmaceutik njoftoi Komisionin Evropian të premten se do të ketë vonesa në tremujorin e parë të këtij viti, një javë pasi Pfizer bëri një njoftim të ngjashëm. Bordi Drejtues i BE, i përbërë nga zyrtarë shëndetësorë nga Komisioni dhe vendet anëtare, zhvilloi një takim virtual me AstraZeneca të hënën pasdite për të diskutuar çështjen por “përgjigjet e kompanisë nuk kanë qenë të kënaqshme deri më tani”, tha Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides në…
Gazeta greke “Kathimerini” i ka dhënë hapësirë të dukeshme në versionin online një shkrimi të gazetarit Stavros Dhimas në lidhje me raportet e ngushta të kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan. Dhimas e ka titulluar shkrimin “Peshqeshet parazgjedhore të Erdoganit ndaj Ramës” duke radhitur aty, të gjitha “dhuratat”, me të cilat Rama u kthye nga Ankaraja pas pritjes pompoze me kuaj dhe limuzina gjatë vizitës së fundit në Turqi. “E gjithë bota, por kryesisht votuesit shqiptarë, panë në ceremoninë e pritjes kuaj me kalorës të veshur si ushtarë osmanë që mbanin flamurin shqiptar, limuzina, imazhe nga sallonet e Sulltanit dhe…
Këngëtarja e njohur shqiptare Myfarete Laze ka ndarë një lajm të hidhur në rrjetet sociale. Myfarete njofton se ka humbur bashkëshortin e vajzës së saj, që e konisideronte si djalë, ndërsa ka lënë pas një vajzë të mitur. “Natë e trishtë. Humba një pjestar të familjes , shumë të dashur dhe të respektuar. Humba djalin që se linda dot vetë, dhëndrin, babain e mbesës që më bëri gjyshe”, ka shkruar në postim këngëtarja. Nuk bëhet i ditur shkaku nga se e ka humbur jetën dhëndri i Lazes, i cili sipas miqve të tij ka qenë një inxhinier dhe një familja…
Rezultatet e një studimi të udhëhequr nga Universiteti i Arizonës Veriore (NAU) dhe Instituti i Kërkimit të Gjenomikës së Përkthimit (TGen), sugjerojnë që sistemet imune të njerëzve të infektuar me Covid-19 mund të mbështeten edhe tek antitrupat e krijuar gjatë infeksioneve nga koronavirusët e mëparshëm, që mund t’i ndihmojnë për t`a luftuar sëmundjen. Covid-19 nuk është kontakti i parë i njerëzimit me një koronavirus, i quajtur kështu për shkak të kurorës, ose thumbave të ngjashme me kurorën, që përmbajnë proteina në sipërfaqen e tyre. Para SARS-CoV-2 – virusi që shkakton Covid-19 – njerëzit janë përballur metë paktën 6 lloje të…
Njihet nga të gjithë me emrin Paloma, gazetarja Rudina Demneri ka treguar sot detaje nga karriera e saj në media. E ftuar në emisionin ‘Wake Up’, Paloma rrëfeu një ndër incidentet e saja më të sikletshme. “Unë për shembull i thashë Fatos Nanos, a do bëjmë seks bashkë? Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty. Dhe nuk e di, për një moment mendova se aty erdhi fundi, do haja ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo. E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të shkoja vërtetë me të. Doja ta ftoja në një takim pijesh, sepse thuhej se Fatos…
Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla i ka dërguar një mesazh moderatorit Blendi Fevziu, duke u shprehur se me ironi se nuk mund ta takonte shefin e anti-mafias italiane në një kafe në zonën e njohur si “Zogu i Zi”. “Me 180 mln euro, blinim prokurorinë, qeverinë dhe Parlamentin po të kishin ardhur. Odeta, gruaja e tij është mjekja ime nga Shkodra. Sigurisht që shefin e anti-mafias s’do e takoja ndërmjet këtij kaperri. Dhe shefi i anti-mafias nuk takohet në kafe…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbuloi për “Quo Vadis” se kur do të nisin punimet për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Ai deklaroi se pritshmëritë janë që punimet fizike të nisin në tetor, ndërsa deri në fund të marsit do të merren me procedurat e prokurimit. “Një ngjarje tjetër e shkëlqyer, nga fundi i marsit fillojmë procedurat e prokurimit. Parashikojmë që rreth tetorit të nism punimet fizikisht, në 2023 mbarojnë punimet. Kjo rrit prezencën e NATO në Shqipëri, peshën e Shqipërisë në rajon, modernizon forcën tonë ushtarake. Është një projekt prej rreth 50 milionë euro, ne kemi vetëm 10%…
Gazetari Artan Hoxha, referuar përgjimeve të antimafias italiane, tha se Ndrangheta në Shqipëri ka kohë që ka ardhur dhe kjo nuk është e parë. “Ndrangheta” në Shqipëri ka ardhur shumë herët nuk është e parë. Nëse e kujton mbaj mend që ka qenë një lidhje e deputetit të Silvio Berslusconit, që i kanë gjetur projekte të hidrocentralit të Gomsiqes”, tha Hoxha për Opinion.
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një personi në Vlorë. Mësohet se viktima është një punonjës i policisë së Shtetit i identifikuar si Nuri Malaj, 50-vjeçar. Aksidenti tragjik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Në aksident janë përfshirë dy makina.
Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me pedagogen Belinda Budini, ku është pyetur edhe për tërheqjen e tij nga jeta politike. Në momentin kur ka përfunduar intervista me kreun e qeverisë, pedagogia i ka kujtuar Ramës se ai ka premtuar largimin nga politika shqiptare në një moment kur do të pritet më pak nga të gjithë. Pjesë nga intervista Budini: Ne po presim atë surprizën prej jush. Rama: Kë surprizë? Budini: Ju do të dilni nga politika në një moment kur më pak pritet prej jush. Kur do jetë ky momenti? Rama: Kjo është e sigurt.…
Ministrja Elisa Spiropali deklaroi në Çim Peka LIVE se inkurajon prokurorinë që të hetojë për përgjimet e Ndraghetës. Spiropali tha se përgjimet nuk përbëjnë provë dhe se vetëm mafia e “babales” mund të prodhojë një histori të tillë. “Kjo është përballje me asgjë. Janë fjalë të instrumentalizuara, ju nuk duroni t’i analizoni, le më të prisni gjykatën dhe prokurorinë për të ndarë fjalët nga faktet. Në të gjithë atë dosje, edhe pse nuk jam prokurore, por ato që ju keni nxjerrë si xhevahirë, perla dhe prova të pakundërshtueshme, aty është një zero me xhufkë. Një banalitet i dy delirantëve që…