Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbuloi për “Quo Vadis” se kur do të nisin punimet për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë.

Ai deklaroi se pritshmëritë janë që punimet fizike të nisin në tetor, ndërsa deri në fund të marsit do të merren me procedurat e prokurimit. “Një ngjarje tjetër e shkëlqyer, nga fundi i marsit fillojmë procedurat e prokurimit. Parashikojmë që rreth tetorit të nism punimet fizikisht, në 2023 mbarojnë punimet. Kjo rrit prezencën e NATO në Shqipëri, peshën e Shqipërisë në rajon, modernizon forcën tonë ushtarake. Është një projekt prej rreth 50 milionë euro, ne kemi vetëm 10% të shpenzimeve, pjesa tjetër nga NATO.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here