Author: tirana

Të ngasësh makinën me një ose më shumë njerëz brenda është një nga gjërat më të rrezikshme që mund të bësh kur bëhet fjalë për transmetimin e koronavirusit, sepse megjithëse duket si një alternativë disi më e sigurt për transportin publik, është ende një hapësirë ​​e ngushtë dhe e kufizuar. Edhe nëse të gjithë pasagjerët mbajnë maska, grimca të imta mund të dalin në ajër. “Nuk ka rëndësi nëse jeni jashtë, pasi grimcat hollohen menjëherë”, thotë Varghese Mathai, një fizikan në Universitetin e Bostonit në Massachusetts. “Por nëse jeni brenda në makinë, ato grimca mund të qëndrojnë në kabinë dhe të…

Read More

Edmond Rizaj, oficeri i lartë në Policinë e Shtetit bëhet drejtori i hetimit të krimit dhe numri dy i OFL-së në vendin e mbetur bosh pas pezullimit të Artan Shkëmbit, i akuzuar se ka dekonspiruar një operacion. Rizaj ka një përvojë 25 vjeçare në Policinë e Shtetit. Më herët ai ka shërbyer si drejtor i seksionit kundër narkotikëve, pozicion nga i cili ishte shkarkuar nga paraardhësi i Haki Çakos në Policinë e Shtetit, Artan Didi. Së fundmi Rizaj ishte transferuar si specialist në Studimet Strategjike. Ai emërohet në vendin e Shkëmbit, pasi pezullimi i këtij të fundit ka ardhur pas një informacioni të mbërritur…

Read More

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën “After Party” në kanalin e Youtube të Luanës. Ermali iu përgjigj edhe pyetjeve nga jeta personale, përfshirë këtu një pyetje mbi seksin. “Seksi më i mirë para apo pas martese?” “Uaaa! Mendoj që pas martese, por s’ka ardhur akoma pjesa më e mirë”-u përgjigj Ermali. Producenti tregoi gjithashtu se ai e do më shumë Amin dhe është më xheloz se ajo. “Po unë padyshim se ajo s’ka për çfarë të jetë xheloz”, – tha Ermali me humorin që e karakterizon. Ermali tregoi dhe pjesën e tij më romantike kur i…

Read More

Opozita në kërkim të formulës për ta sjellë në pushtet. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”kreu i PAA-së, Fatmir Mediu deklaroi se ende nuk ka arritur marrëveshjen me liderin e PD-së dhe negociatat vijojnë. Por cfarë kërkon kreu i PR-së? “PR ka pretenduar që opozita të fitojë. E para dua të shohim historikun elektoral. Në 2017 u përpoqëm që të ndërtonim një koalicion që nuk funksionoi dhe 70-80 mijë vota nuk erdhën në eficenë të PD-së. Detyra e parë e opozitës është të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në cdo qendër ka nevojë për të gjitha subjektet. Zoti…

Read More

Jetmir Bregu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në hyrje të lokalit të tij në lagjen nr. 16 pranë stadiumit në Durrës. Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë ende nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa një nga pistat ku po hetohet është e shkuara e tij kriminale në Itali. I riu, babai i një fëmije, ndryshoi emrin nga Bregu në Kuçi pasi u kthye nga Italia, ku kishte vuajtur një dënim me rreth 4 vite burg pasi ishte kapur me heroinë. Dënimin 32-vjeçari e ka kryer para vitit 2013, raporton ABC. Pikërisht kjo është një nga…

Read More

Modelja Beniada Nishani ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel ku foli për karrierën e saj dhe pozat nudo, me të cilat “djeg” rrjetet sociale vazhdimisht. Beniada rrëfeu se e ka pasur gjithmonë mbështetjen e prindërve për çdo hap të karrierës, por babai është më tepër i rezervuar në komplimente. Ndërsa nëna e saj, Linda, së bashku me nusen e dajës, Ela, e surprizuan pasi u bënë pjesë e emisionit nëpërmjet një lidhje live. Beniada: Ka 3-4 muaj që nuk jemi parë. Sa e bukur që je bërë o mami. E pyetur nëse është ndjerë ndonjëherë keq…

Read More

Pasditen e sotme u arrestua në Shkodër Bledar Cafi. 41-vjeçari do të ekstradohet në Itali ku akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Cafi nuk është një emër i panjohur për Shkodrën dhe drejtësinë shqiptare. Disa vite më parë ai u ekstradua nga Franca në Shqipëri, ndërsa vjet OFL-ja i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë. Por pavarësisht se ishte në kërkim nga drejtësia italiane, kjo nuk e kishte penguar Cafin që të ngrinte së bashku me vëllanë disa biznese në Shkodër. Vetë Bledar Cafi kanë në pronësi njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë, bar-kafe, kompani tregtimi peshku, etj. Tashmë…

Read More

Rreth 150 emigrant që udhëtonin nga Shqipëria për në vendet e BE-së janë kthyer gjatë fundit të javës në Tiranë. Emigrantët shqiptarë ishin nisur në datën 14 Janar 2021 dhe kanë qëndruar 8 ditë në kufirin Serbi – Hungari. Ata udhëtonin me shoqërinë e transportit Armendi Tours, shoqëri kjo që operon nga Kosova dhe Shqipëria për në vendet e Bashkimit Europian dhe anasjelltas. Kompania e udhëtimit u kishte marrë përsipër emigratëve shqiptarë, kalimin për në Gjermani, ku përveç biletës prej 160 eurosh, ju kishte marrë 250 euro për kalimin në pikat kufitare. Pas qëndrimit 8 ditë në tokën neutrale Serbi-…

Read More

Biznesmeni Besnik Halili, i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k., ka folur për herë të parë pas përmendjes së emrit të tij si ‘Niku’ në përgjimet e Ndragheta-s. Në një intervistë për MCN TV në lidhje me përfshirjen e tij në përgjimet e bujshme, ai nuk i ka mohuar bisedat, ndërsa është shprehur se mbi emrin e tij po hidhet baltë. Më tej, ai pretendon se ka pasur oferta në lidhje me produktet që Antonio Gallo, injohur ndryshe si “Princi” tregtonte në Shqipëri por që akordi nuk është realizuar kurrë. Edhe pse këmbëngul se nuk ka asnjë rol, në asnjë moment nuk…

Read More

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme 41 vjeçarin B.Cafi, i njohur si “i forti” i Shkodrës. Ai është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale. Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Read More

Ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci i bën apel klasës politike që të lërë gjyqtarët të kryejnë në qetësi punën e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori italian thekson se u përket vetëm gjyqtarëve që të dallojnë faktet nga fjalët. Sipas tij, polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.“Italia është e, do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer…

Read More

Kritikat se BE ka lënë pas dore Ballkanin Perëndimor në luftën ndaj Covid-19 ka tërhequr vëmendjen e Belgjikës. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell bëri të ditur se zgjidhja më e mirë deri më tani është që shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar dozash për vendet e treta, derisa të funksionojnë marrëveshjet e tjera. “Jam shumë i bindur se ndarja e vaksinës në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye solidariteti global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore. Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të…

Read More