Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme 41 vjeçarin B.Cafi, i njohur si “i forti” i Shkodrës.
Ai është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.