Policia dhe prokuroria e Elbasanit, kanë identifikuar me prova shkencore, një nga personat e dyshuar për ekzekutimin 9 vite më parë të biznesmenit Ilir Rexhepi.Zbulimi i tij si autori i vrasjes të ndodhur 9 vite më parë është kryer pas realizimit të analizave të ADN-s, mes një profile pështyme dhe gjaku, të gjendura në vendngajrje. Nga analizimi i dy profileve gjenetike ka dalë rezultati se Mihal alias Mirgen Toshi, është një nga 3 personat që ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi. Ekzekutimi i këtij të fundit është kryer me pagesë për llogari të një grupi kriminal në…
Author: tirana
Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë në Greqi teksa ishte duke udhëtuar me një makinë. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari u qëllua me 5 plumba dhe tashmë ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ndodhi në Kryqëzimin Kourtesis ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Dy persona janë shpallur në kërkim.
I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, ka qenë gazetari Carlo Bolino i cili ka zbërthyer dosjen e përgjimeve për interesin e grupit mafioz të Ndragetës ku përmenden biznesmenë dhe politikanë shqiptarë. Sipas Bolinos e gjithë kjo është një flluskë e madhe sapuni pasi për sa i përket Shqipërisë nuk ka asnjë fakt për implikimin e figurave politike. Mes 50 të arrestuarve në Itali është edhe një shqiptarë, ndërsa Bolino ka zbuluar se në kompanitë fiktive të këtyre grupeve kriminale kanë qenë të përfshirë 8 shqiptarë të tjerë. Megjithatë sipas Bolinos këto shqiptarë nuk janë arrestuar pasi kanë…
Qeveria italiane duket se ndodhet në “fije të perit”. Mediat vendase po aludojnë për një dorëheqje të mundshme të kryeministrit Giuseppe Conte. Sipas La Republica, Conte mund të shkojë sonte në presidencë dhe të japë dorëheqjen ose synon të rikrijojë një qeveri të tretë “Conte” duke siguruar mbështetjen në senat. Burimet për një dorëheqje të mundshme të Contes i referuar burimeve pranë maxhorancës ndërkohë që nga presidenca nuk ka asnjë deklaratë për ndonjë pritje të mundshme për numrin një të qeverisë. Nesër në mëngjes pritet një mbledhje e këshillit të ministrave ku Conte do të zyrtarizojë vendimin që ka ndërmarrë përpara…
Deklarata e para dy ditëve lidhur me përgjimet e antimafias italiane, do t’i kushtojë një përballje gjyqësore Grida Dumës, ish deputetes së PD, e cila rrezikon të dënohet për shpifje nga gjykatat shqiptare, pasi ajo do duhet të provojë përpara gjykatës të gjitha akuzat dhe shpifjet ndaj kryebashkiakut Veliaj. Gjatë përballjes gjyqësore, e paditura Duma duhet të vërtetojë me prova dhe fakte të gjitha akuzat ndaj Veliaj, në rast të kundërt nga një akuzuese do të kthehet në një të dënuar për shpifje dhe përhapje e lajmeve të rreme ndaj një funksionari publik. Gjykata e Tiranës ka regjistruar procedimin penal…
Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Japoni. Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Scientific Sessions në vitin 2017. Studimi zbuloi se babëzia ushqimore është tejet e dëmshme për metabolizmin dhe shëndetin kardiovaskular. Studimi i udhëhequr nga kardiologu Takayuki Yamaji pjesë e ekipit shkencor të Universitetit të Hiroshimës, mbikqyri stilin e të ngrënit tek mbi 1,000 persona në harkun kohor të pesë viteve. Studimi u përqendrua në marrëdhënien mes shpejtësisë së të ngrënit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale…
Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas arrestimit të Tire Alldervishit, sanitares që hiqej si infermiere. 58-vjecarja me anë të mashtrimit i ka marrë 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje me covid, të cilës pretendonte se do ti bënte shërbim, por rezultoi se nuk i dha as bukë. Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e lokalit ku dyshohet se denoncuesja i ka dhënë paratë sanitares. Këto pamje mund të rëndojnë pozitën e Alldervishit. Ndërkohë grupi hetimorë ka “zbërthyer” edhe celularin e 58-vjeçares për të parë nëse kishte…
Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë shumë kuriozë të dinë sa më shumë rreth saj. Por ka patur edhe nga ato pyetjet ngacmuese, që fansat asnjëherë nuk ngurrojnë që t’i bëjnë. “Trurin kur shkon në emision, e ke tëndin apo e merr borxh”, e pyet dikush. “Zakonisht, zakonisht mbledh të gjithë njerëzit e mençur që kam rreth e rrotull, i mashtroj dhe pastaj ua marr trurin borxh… Po shhhh është sekret”, i përgjigjet Sindi, e cila i ka marrë pyetjet me shumë sportivitet. Ndërsa një…
Kryeministri i Greqisë Mitsotakis është shprehur sot se parashikon që në fund të pranverës dhe në fillim të verës të ketë një kthim në një normalitet te pjesshëm. “Mund të parashikohet një kthim në normalitet deri në fund të pranverës, fillim të verës.Sigurisht që është shumë e rëndësishme për ne, pasi duam që njerëzit të udhëtojnë dhe të vijnë në Greqi, por duam që ata të vijnë të sigurt” tha ai. Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e qartësisë në komunikimin me qytetarët. “Sapo u shpjeguam qytetarëve saktësisht se cila ishte situata dhe u kërkuam mbështetjen e tyre, shumica, nëse jo të…
Një ngjarje rëndë është shënuar në Greqi, në zonën e quajtur Hagia Sophia. Një shqiptar është qëlluar me 5 plumba brenda në mjetin e tij. Vijon…
Linda Rei ka folur në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel për urdhrin e ri të Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili rrëzon urdhrin e Trump që përjashtonte transgjinorët në ushtrinë e SHBA-ve si dhe në misionet amerikane. Linda Rei ka rrëfyer vështirësitë e saj në fëmijëri kur kishte një mësues homofob dhe ishte e detyruar që të luante futboll njësoj si të gjithë djemtë, ndërsa ajo donte të luante volejboll me vajzat. “Unë kam pasur probleme të kundërta kur isha në 8-vjeçare se nuk kam pasur qejf asnjë lloj sporti, por në shkollë kishim fiskulturën dhe në…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngushëlluar kolonel Agim Sulajn, për ndarjen e tij nga jeta. Meta shprehet se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të përgatitur për shumë breza ushtarakësh. Postimi i presidentit Ilir Meta: Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh. Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërme, kolegëve dhe nxënësve të tij! 🇦🇱