Policia dhe prokuroria e Elbasanit, kanë identifikuar me prova shkencore, një nga personat e dyshuar për ekzekutimin 9 vite më parë të biznesmenit Ilir Rexhepi.
Zbulimi i tij si autori i vrasjes të ndodhur 9 vite më parë është kryer pas realizimit të analizave të ADN-s, mes një profile pështyme dhe gjaku, të gjendura në vendngajrje.
Nga analizimi i dy profileve gjenetike ka dalë rezultati se Mihal alias Mirgen Toshi, është një nga 3 personat që ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi.
Ekzekutimi i këtij të fundit është kryer me pagesë për llogari të një grupi kriminal në Elbasan. Kjo pasi dy vite më parë, në 29 korrik 2009, i njëjti grup kriminal, urdhëroi vrasjen e vëllait të Ilirit, Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe me nofkën ”Doda”.