Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë në Greqi teksa ishte duke udhëtuar me një makinë.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari u qëllua me 5 plumba dhe tashmë ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ndodhi në Kryqëzimin Kourtesis ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Dy persona janë shpallur në kërkim.