Ministri i Mbrojtjes, Niko Pleshi ka bërë me dije ditën e sotme se rreth 558 efektivë të Forcave të Armatosura janë në terren në ndihmë të qytetarëve për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq. “Forcat e Armatosura vazhdojnë punën në terren në ndihmë të komunitetit në zonat ku janë hasur problematika si pasojë e reshjeve apo rrëshqitjes së dherave. Gjatë këtyre ditëve në zonën e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Pukës, Elbasanit, Fierit janë angazhuar 445 trupa nga Forcat e Armatosura dhe rreth 143 të kalueshmërisë së lartë apo në ndihmë të lundrimit në zonat me prezencë uji.”…
Author: tirana
Ka nisur sot proces i trajnimeve për punonjësit e Policisë mbi detyrat dhe rolin e saj në zgjedhjet e 25 prillit. I pranishëm në këtë çelje të trajtimit ishte kreu i Prezencës së OSBE-së Vincenzo Del Monaco, i cili theksoi se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të jetë një partner strategjik i Policisë së Shtetit, ndërsa dha mesazhin e qartë. “Si kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, jam i kënaqur të nxis mbështetjen e vazhdueshme që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ofron institucioneve shqiptare për të organizuar dhe administruar zgjedhjet në përputhje me praktikat…
Zonja e Parë, Jill Biden nuk do ndalojësë së ushtruari profesionin e saj si mësuese edhe pse burri i saj është President i Amerikës. Jill Biden, 69-vjeç, tha se roli i saj ishte ‘i rëndësishëm’ kështu që edhe të bërit Zonjë e Parë nuk do ta ndalonte atë të punonte, duke dhënë kështu dhe një shembull personal të fuqisë të të qenit grua., Zgjedhja e saj për të vazhduar punën do ta bëjë atë për herë të parë, Zonjën e Parë që ka një punë me kohë të plotë jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Është e rëndësishme dhe unë dua që…
Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa dallon gjithmonë për stilin e saj të veçantë. Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram një foto nga Korça, ku shihet se është bërë ‘një’ me dëborën. E gjitha e veshur me të bardha, Ajola ka marrë një pozë shumë të bukur, duke marrë edhe shumë komplimenta nga ndjekësit. Kujtojmë që Korça është kthyer tashmë në një prej qyteteve më të preferuara dimërore jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga turistët e huaj.
Përmes hedhjes poshtë të përgjimeve të publikuara nga antimafia italiane ,të cilat tha se nuk kanë asnjë provë për përfshirjen e zyrtarëve në Shqipëri në një skemë të pastrimit të parave të mafias, kryeministri Rama i ktheu përgjigje edhe opozitës që e akuzon për largimet e shqiptarëve masivisht nga vendi. Rama tha se me gjithë këto publikime, që i cilësoi dokrra në fund të ditës do ketë më shumë njerëz të dështuar dhe që duan të ikin nga vendi. “Këtë që i bëjnë Shqipërisë ata që kanë një mikrofon përpara nuk ja bën njeri. Thoni do ikin njerëzit, flisni për…
Një lajm i trishtë ka ardhur sot për trajnerin e Lushnjes, Ilir Gjyla, i cili ka humbur parakohe bashkëshorten e tij, Arditën. Një humbje jete e parakohshme kjo, që ka sjellë dhimbje, jo vetëm te familjarët, por edhe te miqtë dhe personat e tjerë që e njihnin atë. Në të kaluarën Ardita Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë. “Me hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te koleges sone,bashkeshortes,mesueses,nenes drejtueses,shoqes Ardita Gjyla.Per te gjithe qe e kane njohur do lere nje boshllek te pafund.Fjalet jane te teperta ne kete rast. I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI…
Moderatorja Einxhel Shkira ka shpërthyer e revoltuar në rrjetet sociale ndaj meshkujve shqiptarë. Ajo shkruan se meshkujt nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë egoja e të qenurit “burrë”, duke shtuar se “këto specie ekspozohen si shembuj për fëmijët”. “Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agresivë dhe prepotent ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e…
Lidhjet mund të jenë të komplikuara për shumë njerëz, prandaj me siguri ju ka ndodhur të dëgjoni fjali të tipit “Jam më mirë vetëm”. Kjo mund të jetë e vërtetë, nëse personat që e thonë janë një nga këto shenja: Virgjëresha Një Virgjëreshë ka aq shumë gjëra për të bërë dhe plane për të realizuar, saqë ka shumë të ngjarë që ajo ta shijojë lehtësinë e të qenit beqare. Pa një marrëdhënie për t’u shqetësuar, është shumë më e lehtë për ta të përmbushin të gjitha qëllimet e tyre. Njerëzit e kësaj shenje janë të zënë duke u zgjuar herët…
Roniada Hysa është infermierja e Spitalit Infektiv në Tiranë, e cila është arrestuara sot nga Policia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19. Sipas njoftimit, 30 vjeçarja me banim në Durrës u arrestua pasi, në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19. Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka…
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me përgjimet e grupit mafioz “Ndrangheta”, ku janë përfshirë dhe emra të politikës shqiptare. “Do të të zhgënjej se nuk do të them për këtë do të flasë drejtësia, pasi për këtë ka folur qartësisht, grupi hetimor italian dhe po lexoj konkluzionin pse t’ju them që është turp i pashembulltë për ju që ushqeni tymnajën, me llafe dhe muhabete dhe dëngla”, tha Rama. “Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe…
Ferhan Hasani është zyrtarisht një futbollist i Partizanit. Gjatë prezantimit të tij, fantazisti nga Maqedonia e Veriut, zbulojë prapaskenat e transferimit të tij në kryeqytet ku një rol shumë përcaktues ka pasur edhe ish lojtari i të kuqve, Ardian Cuculi: KAMPIONATI SHQIPTAR– Kampionatin e di mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndej edhe me shumë. Për sa i përket anës sime se nuk kam ndeshje në këmbët. Unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do shkojë nuk e di,…
Mediat italiane raportuan dje se në një spital të Brescias, shefi i urgjencës është akuzuar se ka injektuar barna me efekt vdekjeprurës ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus, me qëllimin që të lironte krevatet. “Lironi shtretër për pacientët e tjerë”, është një prej mesazheve të Whatsapp të shefit Carlo Mosca me një infermiere dhe një tjetër koleg. “Unë nuk do e bëj këtë, kjo është çmenduri. Unë nuk do t’i vras pacientët vetëm se ai kërkon të lirojë shtretërit”, u përgjigj kolegu për vendimin e mjekut për ti injektuar pacientëve dy ilace që përdoren zakonisht para intubimit. Carlo Mosca ishte…