Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me përgjimet e grupit mafioz “Ndrangheta”, ku janë përfshirë dhe emra të politikës shqiptare.
“Do të të zhgënjej se nuk do të them për këtë do të flasë drejtësia, pasi për këtë ka folur qartësisht, grupi hetimor italian dhe po lexoj konkluzionin pse t’ju them që është turp i pashembulltë për ju që ushqeni tymnajën, me llafe dhe muhabete dhe dëngla”, tha Rama.
“Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje. Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane. Ky është një turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, dhe mendjen për tia bërë nënen këtij vendi e kanë priorit. Duan ti bëjnë nënën këtij vendi”-tha Rama”, tha Rama teksa po përgjigjej për përgjimet e antimafias italiane.
