Rudina Dembacaj ka ndarë një moment shumë të këndshëm me vajzën e saj, Viktorian. Aktorja e njohur ka publikuar dy video teksa i lexon së voglës një libër, e ndërkohë e pyet për kafshët që shfaqen aty. Momenti i këndshëm duket sikur është rutinë për aktoren. Pavarsisht gjithë angazhimeve si një grua në karrierë, koha dedikuar së voglës së saj është mjaft e rëndësishme për Rudinën. Me këtë rast ajo na zbuloi edhe një mënyrë për t’i vënë më shpejt fëmijët në gjumë. Momentet e dedikuara ndaj tyre në mbrëmje mund të kthehen në synim për çdo nënë dhe leximi…
Author: tirana
Qeveria Shqiptare ka shpallur “non grada” një diplomat rus për arsye të mos respektimit të masave anti-COVID. MPEJ sqaron se që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë. “Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga…
Përveç opinionistit Arjan Konomi, në emisionin e të dielës “Për’puthen Prime”, këtij programi dating iu bashkuan edhe dy opinionistë të rinj. Meridian Ramçaj dhe Fatma Haxhialiu u ulën në panelin tjetër të opinionistëve por gjatë puntatave të para nisën përplasjet. Megjithëse nuk pamë asgjë në ekran, zëra brenda televizionit treguan se opinionisti Meridian Ramçaj pati përplasje me Arjan Konomin, gjë që solli edhe largimin e tij nga emisioni. Në vend të Meridianit erdhi gazetarja Elona Duro, ndërsa askush nga produksioni nuk foli për këtë lëvizje. Mirëpo, Ramçaj diçka ka lënë të kuptohet me postimin e fundit në Instagram, ku ironizon…
Përleshje me sëpata dhe pistoleta në kokë. Kjo është skena e një grindjeje të ndodhur në Babrru, që nuk ka asnjë motiv tjetër veçse refuzimin e pronarëve të lokalit për të pranuar brenda një klient që e konsideronin të padëshiruar. Klienti me inicialet S. T që është shpallur në kërkim policor për kanosje serioze, përkrahje të autorëve në krim dhe armëmbajtje pa leje është nevrikosur aq shumë sa në fillim ka marrë një sëpatë për të qëlluar stafin dhe kur nuk ia ka dalë ju ka drejtuar atyre pistoletën. Gjithçka ndodhi në lagjen periferike të Tiranës nuk është vetëm një…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve për mësimin online për universitetet. Kryetarja e komitetit teknik Mira Rakacolli ka thënë se nga 6 janari ka pasur një rritje të rasteve, shumë prje të cilave kanë qëne mosha të reja. Kësisoj u mor vendimi për të vijuar mësimin online për të frenuar përhapjen e COVID. “Situata në shqipëri nga 6-18 janar, është paraqitur me një rritje të rasteve me Covid-19. Kjo rritje është shoqëruar dhe me rritje të moshave të reja. Krahas masave për të vazhduar orën e policore, meduam që edhe mësimi në Universitet…
Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Bubq ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e 75 shtëpive dhe pallateve 4-katësh, Videon e vizitës Rama e ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan: “Bubq, Krujë – Pas përfundimit të krejt infrastrukturës nis puna për ndërtimin e 75 shtëpive dhe 7 pallateve katërkatësh, ndërkohë që themelet e shkollës së re sapo kanë përfunduar e po hidhet pllaka e katit të parë‘. Njëri nga komentuesit, i ka shkruar Ramës se e gjitha kjo, ndodh për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve, ndërsa nuk ka vonuar përgjigjja e kryeministrit.
Maska e parë me kafe dhe kokos për shkëlqim të lëkurës Kafeja është një antioksidant dhe nxit qarkullimin e gjakut. Gjithashtu lufton dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga rrezet ultraviolet (UV) të diellit. Vaji i kokosit ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore gjë që ndikon në mbrojtjen e lëkurës nga ndotësit e jashtëm. Përveç kësaj është jashtëzakonisht hidratues për lëkurën. Gjithashtu rigjeneron lëkurën duke e bërë që të shkëlqejë. Produktet që ju duhen: 1 lugë gjelle kafe 1 luge gjelle vaj kokosi Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë? Përzieni një lugë gjelle kafe të bluar dhe një lugë gjelle vaj…
Kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku përmes një postimi në ‘Facebook’. Ai bëri me dije se ka shfaqur simptoma të lehta, ndërsa po merr trajtim mjekësor me këshillën e mjekëve. MESAZHI I KRALITQë në ditët e para të pandemisë #COVID19, për shkak të detyrës time dhe kontaktit me shumë njerëz gjatë ditës së punës, edhe në simptomat më të lehta dyshuese, i jam nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme.Aq shpesh sa përgjigjet e vazhdueshme negative që merrja më patën dhënë njëfare qetësie e sigurie, e cila në fakt nuk…
Ledina Çelo bëhet nostalgjike poston një foto të vitit 1997 kur ishte brune Prej vitesh, këngëtarja e njohur Ledina Çelo po jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Vazhdimisht në rrjete sociale ajo tërheq vëmendjen e ndjekësve me jetën e saj super luksoze, shtëpinë moderne e pushimet e shumta në vende të ndryshme të botës. Ledina është mama e dy fëmijëve, me të cilën ndan shpesh foto e video në rrjete sociale. Megjithëse ka vite që është bërë nënë, këngëtarja vazhdon të ruajë pamjen e saj seksi e vajzërore, ndërkohë që së fundmi është bërë nostalgjike për…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 678 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7…
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike propozimet e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve. Mësohet se kanë paraqitur dokumentacionet për propozimet përkatëse vetëm PD, PS dhe LSI, ndërkohë që PSD që drejtohet nga Tom Doshi ka bërë dorëzim të pjesshëm të tyre. Kjo parti ka dorëzuar komisionerë vetëm në Shkodër dhe Tiranë, dhe pse ka nga një vend në të gjithë Shqipërinë. Tashmë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi do të vendosë nëse vendet bosh do të zëvendësohen me emra të PS-së, apo do emërohen kandidatë nga shoqëria civile.
Të kalosh një mal sfidash e vështirësish dhe të duash po aq fortë të vazhdosh përpara dhe madje të ndihmosh dhe të tjerët. Raimonda Krasniqi është kandidatja e parë për deputete e PDK, e lindur në Shqipëri që kërkon të bëhet zëri i qytetarëve të zonës së Malishevës ku krijoi familjen e saj dhe jeton prej 26 vitesh. Ajo mbërriti në Kosovë, kur vendi ishte ende nën okupatorin serb, në vitin 1995 dhe nuk e harron kurrë rrugën e saj përmes shtigjeve të errëta maleve ndërmjet Kukësit dhe Prizrenit, teksa pak metra larg kalonin ushtarët serbë dhe snajperi shënjestronte çdo…