Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, thotë se Jurgen Klopp i ka thënë se ai po i mungon ekipit, por këmbëngul se nuk pendohet që u largua nga Anfield. Përfaqësuesi i Kroacisë u largua nga Liverpooli në gusht, pas plot gjashtë vjetëve dhe 185 paraqitjeve në të gjitha garat, si dhe si fitues i Premierligës dhe Ligës së Kampionëve. Lovren, 31 vjeç, është bërë lojtar i rëndësishëm në qendrën e mbrojtjes për Zenitin këtë sezon, në një kohë kur Liverpooli po vuan nga probleme të mëdha mungesën e qendërmbrojtës si pasojë e lëndimeve. Virgil van Dijk është ende duke u shëruar…
Author: tirana
Ditën e djeshme Melisa dhe Atdheu patën takimin e tyre të dytë i cili ishte plot emocione dhe rrëfime të pathëna më parë. Pas takimit të parë ku ata u shfaqën shumë të afërt fizikisht me njëri-tjetrin dhe komenteve të shumta që e pasuan ata vendosën të ndryshojnë formë në takimin e dytë. Me pra nga dhe kollare ata u përpoqën të mbajnë distancën mes njëri-tjetrit por rrëfimet e tyre ishin plot emocione dhe përqafime. Ndërkohë pas përfundimit të kësaj puntate ku pati edhe rrëfime të shumta nga dy konkurrentë, Melisa postoi në “Instastory” një fotografi ku shfaqej së bashku…
Gazetari i njohur shqiptar, Sokol Balla, ka botuar në 10-vjetorin e “21 Janarit” librin e tij “Dëshmia e puçit”, një libër kushtuar ngjarjeve tragjike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që tronditën vendin, ku mbetën 4 të vrarë. Në këtë botim të UET press, gazetari i njohur sjell fakte të panjohura të një prej personave që u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha si organizator i një grushti shteti. Ai sjell fakte dhe përjetime të orëve të protestës së egërsuar, por dhe përgjigjes me fishekë luftarakë të gardës së republikës, manovrat e oficerëve të saj për të futur protestuesit brenda oborrit të…
Një operacion i madh kundër mafies po zhvillohet aktualisht në Itali, ku raportohet se janë sekuestruar miliona euro pasuri. Mësohet se mes të arrestuarve në megaoperacionin e Antimafias italiane, i koduar “Basso profilo”, është edhe një grua shqiptare. Sipas ora news, bëhet fjalë për shtetasen Odeta Hasaj, lindur në Shqipëri më 16/05/1967. Rezultatet e operacionit: 47 të arrestuar 59 kompani nën sekuestro 45 banesa nën sekuestro 29 automjete nën sekuestro, mes të cilëve 2 Porsche 77 llogari bankare nën sekuestro 24 karta crediti nën sekuestro 1 mjet lundrues 1 kallup floriri 1 orë Rolex Operacioni i koduar “Basso profilo” (profil…
Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara synojnë t’i bashkohen programit global për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet e varfëra, i njohur si COVAX. Kështu i tha Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këshilltari kryesor mjekësor në SHBA, Anthony Fauci. Ky vendim u mirëprit nga shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kjo “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”. “Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me programin COVAX “, tha përmes një video adresimi Fauci.…
Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e inagurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Por, ajo që ra në sy ishte veshja dhe ngjyra që mbizotëronte në ceremoni. Zëvendës-presidentja, Kamela Harris, ish-zonja e parë Michelle Obama, ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton, të gjitha ishin kujdesur të kishin lejlanë pjesë të veshjes së tyre. Përzgjedhja e ngjyrës lejla ishte jo e rastësishme, pasi ajo simbolizon 3 gjëra: pushtetin mbretëror, titullin e nderit që i jepet ushtarëve heronj, si dhe unitetin. Ky i fundit është në fakt simboli më domethënës teksa SHBA-ja përballet me një përçarje…
Gjermanisë mbase do t’i duhet të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha të enjten shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel. Helge Braun tha për televizionin ARD se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i koronavirusit, shumë më i transmetueshëm. “Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha ai, duke shtuar se rregullat më të…
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat për vrasjen në bulevard të Hekuran Dedë, Ziver Veizit, Faik Myrtajt e Aleks Nikatj ka thënë se sot është një ditë reflektimi në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Rama më tej ka thënë se procesi i formatimit të sistemit në Drejtësi po vijon dhe shpresa nuk duhet humbur. Ai ka shtuar se nëse duhet të shohim dosjen e personave të akuzuar për 21 Janarin, sipas tij mund të mendohet se në fakt janë faqet e një libri satirik. “Dy persona të evidentuar si persona që kanë vrarë konsiderohen nga gjykata…
Për më shumë se gjysmë shekulli Placido Domingo ka kënduar në skenat e gjithë botës. Tenori spanjoll, që sot feston 80 vjetorin dhe një karrierë të lavdishme, ka bërë për vete publikun, mbi të gjitha falë trios edhe me dy tenorët e tjerë Jose Carreras dhe Luciano Pavarotti. Ai sigurisht është një ndër figurat legjendare të operas, me një rrugëtim artistik të pasur me triumfe dhe çmime, por e njollosur nga faqja e hidhur e skandalit seksual që shpërtheu në 2019. Ai është akuzuar nga rreth 20 femra për ngacmime seksuale që i përkasin fund viteve 80-të. Josè Placido Domingo…
Lulzim Basha ka shpërndarë një udhëzim për bazën e Partisë Demokratike, ku mes të tjerave formaton një qëndrim unik se si do të sillen në takim me njerëzit derë më derë. Ky është një format standard, ku veprimtarët e PD, nga qendra në bazë do të ketë një mënyrë sjellje të njëllojtë. Madje përcaktohen dhe fjalët që duhet të thuhen në këto takime derë më derë, duke porositur në mënyrë të veçantë që të mos harrojnë kurrë se janë përfaqësues të kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Lulzim Basha. Në udhëzim është përcaktuar se si duhet të jetë toni i zërit,…
Partia Republikane ka prezantuar 16 kandidatë për deputetë në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i kësaj force politike, Fatmir Mediu foli për marrëdhëniet me Partinë Demokratike. Mediu tha se mes PD dhe PR kërkon marrëdhënie në mënyrë që çdo qytetar të ketë vlerë në zgjedhje. “Unë dua mundësinë për të konkurruar, për të kontribuar çdo republikan, në çdo qendër votimi, nga Vermoshi e deri në Konispol, të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, për të fituar. Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; Çfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike?…
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të zhdukjes së biznesmenit italian dhe gjetja e trupit të tij në makinë i djegur. Bëhet me dije nga informacionet e fundit se, Policia italiane do të udhëtojë drejt Tiranës, gjatë javës së ardhshme, për të zhvilluar një takim me kolegët shqiptarë në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli. Pjesë e diskutimit do të jenë përgjigjet e analizës së ADN-së nga eshtrat e gjetura brenda automjetit “Skoda”, me të cilin po udhëtonte biznesmeni italian, shkruajnë mediat italiane. Përveç eshtrave, në automjetin e djegur që u gjet në aksin rrugor…