Author: tirana

8 banorë të Mirditës janë vënë nën hetim për shkak se ditën e djeshme kanë bllokuar Rrugën e Kombit për disa minuta, për të protestuar lidhur me rrugën që lidh 3 fshatra në Mirditë e cila është dëmtuar nga punimet që janë bërë për ndërtimin e ujësjellësit. Ata janë nën hetim në gjendje të lirë se organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Procedimi penal në gjendje të lirë ka filluar ndaj shtetasve: E.K., K.N., N.D., P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin Rreja e Velës ,Mirditë. Banoret e fshatrave…

Read More

Covid-19 nuk gjendet vetëm te njerëzit, por tanimë edhe në një akullore në Kinë, që askush nuk dëshiron ta provojë. Gjatë testimit rutinor të qeverisë kohët e fundit, tre mostra nga një kompani veriore akulloresh në Kinë rezultuan pozitive për COVID-19. Zyrtarët tani besojnë se 4836 kuti me akullore mund të jenë kontaminuar – më shumë se gjysma e të cilave ishin shpërndarë për shitje kur dolën rezultatet e provës, njoftoi Sky News të premten. Vetëm 2.089 kuti me akullore mund të konfiskoheshin në kohë, thuhet në raport. Akullorja u prodhua nga Kompania Ushqimore Tianjin Daqiaodao, ku 1,662 punonjës u…

Read More

Më 15 janar vajza e Lorik Canës festoi 1-vjetorin e lindjes. Ish-kapiteni dhe bashkëshortja e tij u kujdesën deri në detaje për t’i organizuar Enkeleidës një festë të bukur, me zbukurime plot ngjyra. Bashkëshortja e Lorikut ishte ajo që publikoi disa pamje në llogarinë e saj në Instagram nga festa e ditëlindjes. Monika publikoi një foto, në të cilën shihet një pjatë me numrin një dhe disa shkopinj me yje. Ndërsa në foton tjetër, duket një ambient i zbukuruar me shumë tullumbace me ngjyra të ndryshme dhe me vizatime e urime ditëlindjeje për të voglën. Ndër të tjera, Monika zbuloi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë. Rama bën të ditur se falë marrjes së dozës së parë të vaksinës, 369 mjekë janë tashmë më të mbrojtur nga virusi. Rama bën të ditur gjithashtu se javë pas jave procesi i vaksinimit do të vazhdojë dhe do të rritet gradualisht edhe rritmi i këtij procesi. “369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6? ditët e para…

Read More

Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se në 25 prill Shqipëria do të përjetojë përmbysje të madhe dhe jo thjesht rotacion. Për këtë deklaratë ka ardhur reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan me ironi se sa mirë bën fushatë presidenti, dhe i kujton Metës se çfarë ka thënë vite më parë për kryedemokratin Lulzim Bashën. “SA MIRE QE BEN FUSHATE TI! E NGATERROJ UNE APO ESHTE I NJEJTI QE KA THENE: LULZIM BASHA TE GENJEN EDHE PER OREN?”, shkruan Braçe me ironi.

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se, në veri dhe juglindje të vendit, reshjet e dëborës kanë pushuar dhe temperaturat shumë të ulëta kanë shkaktuar ngrica në akset rrugore, por qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme. “Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare”- njofton ARRSH. Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë. “Drejtuesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”- apelon ARRSH.

Read More

Kate Winslet ishte vetëm 21 vjeç kur roli i saj në “Titanic” e ktheu atë në një yll ndërkombëtar. Në një intervistë të fundit ajo ka folur në lidhje me ‘bullizmin’ dhe ‘kritikat’ nga shtypi britanik pasi doli filmi. “Ishte si dita me natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja: ‘Kjo është e një gjë e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë shqiptare teksa ka përshëndetur qytetarët shqiptarë duke iu uruar atyre një ditë të mbarë, ka publikuar një video nga Memoriali i Skënderbeut në Lezhë. Ky i fundit është varri më madhështor i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili vdiq në 17 Janar të 1468-ës, dhe u varros në këtë vend, aty ku ai kish themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës.

Read More

Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, deri në muajin mars, mund të shndërrohet në variantin dominues të virusit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Varianti, i njohur me emrin B.1.1.7, besohet se është dyfish më ngjitës sesa varianti aktual i virusit që është i përhapur në SHBA. Ky variant i ri është detektuar në 12 shtete amerikane dhe janë regjistruar 76 raste, por me gjasë është më i shpërndarë në SHBA sesa rastet e regjistruar deri më tani, tha CDC. “Ne duam të ngrejmë alarmin”, tha zëvendësdrejtori i…

Read More

Një dyqan celularësh është tentuar që të grabitet mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C. Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore. Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e…

Read More

Shqipe Hysenaj është rikthyer sërish në vëmendje, por këtë herë jo me deklaratat mbi “Përputhen”, por për jetën e saj private. Shqipja ishte e ftuar në një intervistë 60-sekondëshe për “Prive”, ku zbuloi disa detaje për veten. Një nga pyetjet pikante ishte: “Kur e humbe virgjërinë?” “Kush tha që e kam humbur”, u përgjigj Shqipja. Shqipja u shpreh se tek vetja i duken seksi sytë dhe e pyetur nëse i kanë shkruar të famshëm shqiptarë e mohoi.

Read More