Author: tirana

Bregdeti dhe zonat e ulta vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C në 6°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Read More

Janë 13 izraelitë që kanë pësuar paralizë të fytyrës pasi morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer për Covid-19. Sipas zyrtarëve vendas, numri mund të jetë më i lartë, ndërkohë që rasti ndodh një muaj pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave raportoi raste të ngjashme, por shtoi se nuk ishin të lidhura me vaksinën. “Për të paktën 28 orë kam ecur me paralizë të fytyrës. Nuk mund të them se u zhduk plotësisht më pas, por përveç kësaj nuk kisha dhimbje të tjera, përveç një dhimbje të vogël ku ishte injeksioni”, tregoi një izraelit që u përball me…

Read More

Anita Haradinaj ishte një nga të ftuarat e puntatës së sotme të “Shiko kush luan”. Ajo u vendos në një sfidë përballë gazetares së mirënjohur Rudina Xhunga. Nëse Muçaj dhe Xhunga refuzonin të përgjigjeshin ato do të hanin ushqim vërtet shumë pikant. “Anita na thuaj tre mënyrat se si të përkëdhel bashkëshorti Ramush Haradinaj. Ndaji me ne sonte këto detaje në “Shiko Kush LUAN” ose digju…” “E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë … (duke iu referuar të pasmeve), ndërsa e treta më thotë “Zemër, shpirt, këto të…

Read More

Ju ka ndodhur që iu dridhet syri? Me siguri po, të paktën 1 herë! Juve mund t’ju krijohet përshtypja që ajo është e dukshme për të tjerët, por jo! Atë ju mund ta ndjeni, por të tjerët nuk mund ta shohin! Ka disa arsye se përse ndodh kjo dridhje e syrit, si dhe ne do t’ju sjellim edhe disa mënyra se si ta ndaloni. Qëndrimi për një kohë të gjatë përpara një pajisje teknologjike Mungesa e gjumit Stresi Kequshqyerja Keni konsumuar shumë kafeinë Alergjitë Si mund ta ndaloni? Për këtë ka disa mënyra Merrni një kompresë të ngrohtë dhe vendoseni…

Read More

Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar video nga një nga clubet e natës në Tiranë, ku ajo që vihet re është një mosndërgjegjësim total, ku asnjë masë anti-COVID nuk respektohet. E pikërisht për këtë, Beqaj thotë se një gjë e tillë është moralisht e papranueshme dhe ligjërisht e dënueshme, madje edhe ofenduese për ata që zbatojnë ligjin. ” Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cenuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëmë. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetëdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cenimi…

Read More

Një ish-ushtarak me veshje të plotë sulmi dhe automatik në dorë, ka mësyrë në një qendër të kafshëve në Australi, teksa besonte se macja e tij e humbur po mbahej aty. Rrjedha e cuditshme e ngjarjeve u shpalos të hënën në jug të kryeqytetit Melbourne, u tha dje në gjykatë, ku i ndaluari kishte kryer aksionin e tmerrshem në stil Rambo, mes civilëve. 44 vjeçari Tony Ëittmann, baba i tre fëmijëve dhe veteran i ushtrisë, ishte aq i nervozuar sa kërcënoi me armën e mbushur punonjësen e strehës së kafshëve dhe më pas e lidhi në parkingun e qendrës. “Bëj…

Read More

Nëse historia e demokracive te vjetra e të reja, ka patur ndonjëherë ndonjëherë një rast tipik kur një lider politik e ka të humbur që në fillim betejën e tij elektorale të ngritur mbi një kauzë të caktuar, ai është Lulzim Basha. Kryetari i opozitës e ka të humbur që tani, ende pa e filluar mirë atë, betejën me varfërinë dhe me të gjitha derivatet politike të saj. Nëse do të shihni postimet e fundit në rrjetet sociale të kandidatit për Kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit, do të shihni se ai e ka kthyer në qëllim në vetëvete, fokusimin…

Read More

Reshjet e dëborës kanë mbuluar tashmë gjithë zonën juglindore, ndërsa në akset rrugore borëpastrueset dhe mjetet e tjera të kompanive të mirëmbajtjes janë në aktivitet me kapacitet të plotë për të mbajtur në funksion rrjetin rrugor. Masat e marra në kohën e duhur, si dhe puna e bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të mundur që të gjitha akset rrugore në vend të jenë të hapura dhe të aksesueshme nga drejtuesit e mjeteve. Pavarësisht reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, në terren është punuar gjatë gjithë kohës për t’ju përgjigjur çdo problematike që është shfaqur. Ministrja e Infrastrukturës…

Read More

Akademiku Artan Fuga si anëtar i Akademisë së Shkencave është distancuar nga studimi i fundit mbi imunizimin e popullsisë ndaj COVID-19. Fuga thotë se studimi i përket një personi të veçantë nga fusha, por që Akademia e Shkencave jashtë çdo kompetence humbet neutralitetin dhe e vulos zyrtarisht. Sipas Fugës, deklarimet në atë studim janë të pambështetura mjaftueshëm për t’u besuar, të pavërtetuara me transparencë si dhe të nxituara. Ai kujton se ka qenë kundër edhe studimit të parë vitin e kaluar, që sipas Fugës koha e tregoi se parashikimi ishte pikërisht një naivitet fëmijëror që nëse do merrej parasysh atëhere…

Read More

PDK ka publikuar listën me 100 emra kandidatë për zgjedhjet e Kosovës fill pasi një veprim të tillë e bëri Vetëvendosja. Në këto zgjedhje PDK nuk do të ketë as Veselin dhe as Thaçin, ndërkohë që listën e kryeson kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj. Në listë janë edhe emër të njohur si Ganimete Musliu, Rashit Çalaj, Uran Ismaili, Xhavit Haliti etj. Vetëvendosje e quajti ”Lista e Referendumit”, kurse PDK e quan ”Lista fituese e Rimëkëmbjes”. LISTA ME KANDIDATË E PDK Lista fituese e Rimëkëmbjes. Emra që përfaqësojnë vlera profesionale dhe kombëtare. Ekipi që do ta rimëkëmbë shtetin nga dështimet e…

Read More

Një grua ka treguar se është e dëshpëruar për të bërë vaksinën në mënyrë që të mund të shkojë me burra të martuar. Që kur kaloi një divorc, Katherine, 50 vjeç, nga Lancaster, provoi takime konvencionale, por mendonte se burrat beqarë ishin të mërzitshësh. Ajo dëgjoi për IllicitEncounters.com dy vjet më parë dhe që nga ajo kohë është në lidhje me burra të martuar. Katherine tregon se si ka ndikuar pandemia në jetën e saj seksuale dhe pse mezi pret të marrë vaksinën në mënyrë që të kthehet në jetën e takimeve online. “Verën e kaluar unë isha në gjendje…

Read More

Rënien e numrit të të shtruarve në spitale, pavarësisht shifrave të infeksionit, ekspertët e shpjegojnë me rënien e agresivitetit të virusit COVID-19. Sipas shefes së epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ky është shpjegimi për uljen e kërkesës për trajtim spitalor në javët e fundit: “Kemi ulje të vdekjeve dhe të hospitalizuarve. Ka transmetim komunitar dhe ndërkohe duket një ulje të agresivitet të shprehur që kërkon trajtim spitalor”. E pyetur se si e shohin ekspertët luhatjet e kurbës së të infektuarve dhe rritjes së shifrave, Tomini thotë se kjo situatë do të vijojë edhe për një javë: “Pritet…

Read More