Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi i ASH për imunizimin e popullsisë ndaj COVID-19/ Artan Fuga del kundër: Distancohem! Deklarimet janë pa transparencë dhe të nxituara

20:40 / January 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Fuga 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku Artan Fuga si anëtar i Akademisë së Shkencave është distancuar nga studimi i fundit mbi imunizimin e popullsisë ndaj COVID-19.

Fuga thotë se studimi i përket një personi të veçantë nga fusha, por që Akademia e Shkencave jashtë çdo kompetence humbet neutralitetin dhe e vulos zyrtarisht.

Sipas Fugës, deklarimet në atë studim janë të pambështetura mjaftueshëm për t’u besuar, të pavërtetuara me transparencë si dhe të nxituara.

Ai kujton se ka qenë kundër edhe studimit të parë vitin e kaluar, që sipas Fugës koha e tregoi se parashikimi ishte pikërisht një naivitet fëmijëror që nëse do merrej parasysh atëhere do të kishte shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.

Studimi për të cilin Fuga është kundër është bërë nga mjeku imunolog Genc Sulçebe dhe Akademia e Shkencave që ka konstatuar se 48-49% e popullsisë së Tiranës e ka fituar imunitetin pasi e ka kaluar tashmë COVID-19.

”Pas një kërkimi të bërë nga persona të veçantë mbi gjendjen e përhapjes së COVID-19 në popullsinë e Shqipërisë, dhe rezultateve ditët e fundit nga burime që vishen nga autoritete të Akademisë së Shkencave në ndonjë media, në datën 15 janar 2021, u anonçua se është arritur imuniteti i tufës lidhur me virusin në fjalë.

Për sa më sipër, si anëtar i asaj Akademie, deklaroj distancim personal nga deklarimet, duke i konsideruar të pambështetura mjaftueshëm për të qenë të besueshme, të pavërtetuara me transparencë, dhe të deklaruara me nxitim pa respektuar etikën e kërkimit shkencor. Edhe gjatë 202 ASH duke pretenduar se po përdorte metoda simulimi të prediktivitetit shkencor, deklaroi se pandemia do vinte duke ulur kurbën, e potencialit infektues, brenda gjysmës së vitit të parë të 2020. Në atë kohë jam distancuar nga parashikimet, që më janë dukur në erë. Siç kam theksuar, të dhënat e përdorura nga individë të veçantë, me nxitim dhe amatoreske brenda ASH, ishin të pabesueshme, Ishin blof. Nga ana tjetër, sikur e thonin shkencëtarët më të njohur në botë, evolucioni dhe përhapja e virusit nuk mund të parashikoheshin matematikisht apo me simulime informatike. Kishte shkallë të lartë spontaniteti. Variablet e pavarura që ndikonin në përhapjen e pandemisë, apo ndikojnë sot janë aq të shumta, dhe të panjohura, sa do i konsideroja një naivitet fëmijëror të pretendohej një parashikim atë që koha e tregoi.

Koha vërtetoi se parashikimi ishte i gabuar, dhe do kishte pasoja të rënda për shëndetin publik dhe ekonominë, nëse do ishte marrë seriozisht. Pa u harruar asaj, pa iu kthyer në mënyrë kritike prediktimit të gabuar, ASH bën tani gabimin e radhës. Ka disa ditë që merr përsipër institucionalisht të çertifikojë rezultatet e një studimi të bërë nga persona të veçantë, që janë në të drejtën e tyre të hulumtojmë sipas asaj që kanë dëshirë, duke humbur neutralitetin e institucionit. ASH për qëllime të saj i vendos vulën zyrtare studimeve, pa patur argument, të drejtë ligjore.

Akademia e Shkencave nuk mund të angazhohet në ëprgjegjësira, që në asamblera e seksione s’ka kompetenca për t’i marrë përgjegjësinë, historianë, inxhinierë, kimistë, anëtare etj, veterinerë, agronomë, letrarë, muzikantë. Sado të zotët të jenë, nuk mund të çertifikojnë studime nga fusha e epidemiologjisë. Nuk e konsideroj veten kompetent të certifikoj një studim që del nga fushat e kompetencave të mia.

Duhen muaj që të shkruhet raporti përfundimtar i studimit, duke u nxitur të japë të dhëna të pastrukturuara, të panënshtruara ndaj gjykimit publik, që është kërkesa e parë. Duke u bazuar në të dhëna shumë të diskutueshme, burime jashtë çdo kompetence institucionale. ”- tha Fuga.

Artan Fuga tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.