Author: tirana

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut ngjarja e rëndë e ndodhur më 7 janar brenda ambienteve të portit të Durrësit. Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e enjte, ku një 25-vjeçare me emrin Artenida Haskasa, humbi jetën. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, kur drejtuesi i trajlerit me origjine nga Malisheva përplasi efektiven e sigurisë e cila ishte në orarin e shërbimit. 25-vjeçarja ka marrë plagë të rëndë dhe nuk mundi të mbijetojë. Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit është ndaluar nga uniformat blu të qytetit. Babai i vajzës, Petrit Haskasa, ka dhënë…

Read More

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht Sot vaksinimi kundër Covid-19 në Shqipëri. E para që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer ishte shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo. Vaksinimi i saj u shoqërua me duartrokitje dhe fjala e parë e mjekes e cila dukej entuziaste po aq sa dhe e emocionuar, ishte: “Super”. Ndërsa i dyti në radhë, ishte kryeministri Edi Rama, që nuk nguroi të bënte dhe batuta. “Najada e bëri në krah të majtë dhe unë në krah të majtë do e bëj”. Para vaksinimit Rama iu pergjigj dhe disa pyetjeve te nje formulari qe do e…

Read More

Shefja e Spitalit Infektiv, i kthyer tashmë në Covid-1, Najada Çomo është personi i parë që është vaksinuar ndaj Covid-19. Ashtu sic pritej, ka nisur vaksinimi ndaj Covid -19 në Shqipëri. Të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit. Kryeministri Edi Rama tha pak më parë, se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.

Read More

Presidenti amerikan i zgjedhur, Joe Biden po vijon të kompletojë ekipin e tij. CNN raporton se ai do të nominojë William Burns, si drejtor për Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës. “Populli amerikan do ta bëjë gjumin e qetë me të si drejtorin e ardhshëm të CIA-s”, thotë Biden në një deklaratë. Burns është një diplomat veteran i respektuar, i cili ka shërbyer në pozicione të ndryshme përreth botës në administratat Reagan dhe Obama. Nëse konfirmohet, 64-vjeçari, do të bëhet lideri i parë i CIA-s në histori, eksperienca e të cilit vjen kryesisht nga Departamenti i Shtetit. Me këtë zgjedhje, Biden tenton…

Read More

Kryeministri Edi Rama e quajti konfidencial dhe nuk preferoi të bënte publik emrin e shteti që i dhuroi vaksinat e para anti-COVID Shqipërisë. Sipas ABC, Austria është vendi që i ka dhuruar vaksinat Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës së koronavirusit. Kryeministri Edi Rama sot u shpreh në një konferencë me gazetarët se dozat nuk kishin ardhur nga kontrata me “Pfizer”, por nga një vend mik i BE-së, që theksoi se nuk do ta zbulonte duke e mbajtur top sekret. Pak kohë më parë autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës do ta shpërndanin për vendet e…

Read More

Ditën e sotme pasi kryeministri Rama njoftoi se do fillojë procesi i vaksinimit kundër COVID-19, ka ardhur edhe reagimi i të rinjve nga opozita. Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar përpara Kryeministrisë dhe kanë protestuar në heshtje për darkën e ministrave në Dubai. ‘Marshim proteste i të rinjve tek Kryeministria, si kundërpërgjigje ndaj luksit të qeveritarëve të cilët festojnë në Dubai, ndërsa Shqipëria është e përmbytur.’-shkruan kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

Read More

Pas reshjeve intensive të ditëve të fundit në vendin tonë, ka pasur edhe rrëshqitje të shumta të rrugëve kryesore.Rruga e ndërtuar nga Salillari në fshatin Borsh të Bashkisë së Himarës, rrëshqiti dhe u bë e pakalueshme. Mësohet se rruga Sarandë-Borsh ishte rikonstruktuar së fundi, dëmtimi i saj ka ngritur hije dyshimi për cilësinë e punimeve, në një prej segmenteve më të rëndësishme të bregdetit që lidh jugun me pjesën tjetër të vendit. I menjëhershëm ka qenë vendimi i KLSH, ku ka ngritur një grup pune dhe ka nisur verifikimet në ARRSH. Kreu i KLSH, Arben Shehu ka firmosur me urgjencë…

Read More

Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melanie Trump ka reaguar pas trazirave që ndodhën në Kongresin Amerikan. Në një letër ajo shpreh keqardhjen për situatën e krijuar dhe falënderon amerikanët që e kanë mbështetur Presidentin Trump gjatë 4 viteve. Si të gjithë ju, unë kam reflektuar rreth vitit të kaluar dhe sesi armiku i padukshëm, Covid-19, preku vendin tonë të bukur. Të gjitha kombet kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur, rënien ekonomike dhe ndikimet negative të izolimit. Si Zonja juaj e Parë, ka qenë frymëzuese të dëshmoja nga afër se çfarë njerëzit e Kombit tonë të madh kanë…

Read More

Me anë të një konference të mbajtur ditën e sotme nga kryeministri i vendit, Edi Rama, dhe ministrja e Shëndetësisë kanë folur për të gjithë detajet e vaksinimit që pritet ditënn e sotme për herë të parë në vendin tonë. Ogerta Manastirliu, në vigjilje të nisjes së vaksinimit, sqaroi si do të kryhet vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Sipas Manastirliut mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid janë ata të cilët do të vaksinohen të parët, duke filluar fillimisht me dy spitalet e para e duke vazhduar më tej të tjerët. Vaksinimi do të kryhet sipas ministres edhe për ata mjekë…

Read More

Kryeministri Edi Rama i pyetur se kush e siguroi transportin e vaksinës, u përgjigj me ironi, duke thënë se vaksina do të vijë këtu, me çfarëdo qoftë, me kuaj, mushka apo varka. “O Zot! Vaksina Pfizer ka çmim unik për të gjitha vendet, nuk negocion asnjë vend dhe kompania nuk negocion me asnjë. Është çmim unik dhe është konfidencial. Për një periudhë 2-3 mujore vaksinimi do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë. Transportin me kuaj, me mushka, me varka, me çfarëdo që të jetë vaksina do të vijë këtu. Keni parë ju ndonjë kompani që merr përsipër transportin?”, u…

Read More

Stuhia ‘’Filomena’’ po shkakton dëme të mëdha në Spanjë duke ngrirë dhe bllokuar pjesë të vendit. Në Madrid dëbora ka shkuar në 50 centimetër teksa numri i viktimave nga situata e fatkeqësisë ka shkuar në 4. Nga ana tjetër autoritetet po përshpejtojnë që të rihapin rrugët pasi mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar. Kjo situatë në Spanjë pritet të vijojë deri të enjten ndërkohë që temperaturat gjatë natës shkojnë në minus duke e kthyer borën në akull.

Read More