Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga sot do të nisë procesi i vaksinimit anti-COVID në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur dje nga vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.Qeveria shqiptare ka lajmëruar se deri më tani janë porositur 500 mijë doza nga kompania Pfizer. Bëhet me dije se të parët që do të marrin vaksinën janë mjekët e Spitalit Infektiv që janë në vijën e parë të rrezikut, më pas duket se vaksinimi do të nisë për të moshuarit në azile.Vaksina nuk do të zhvillohet te gratë shtatëzana dhe të fëmijët nën moshën 16 vjeç,…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë dalë në një konferencë për shtyp për fillimin e vaksinimit në vendin tonë për herë të parë. Rama e nis fjalën e tij duke u shprehur se më në fund “ndihem i lehtësuar”. “ Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt në New York, Pfizer dhe të hapim me ta negociata të vështira dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera biletarale me vende të tjera dhe vaksinimi që nis sot është rezultati i një kanali bilateral në Bashkimin Evropian, që nuk jam i autorizuar ta bëj publik…

Read More

Howard Liebengood, 51 vjeç, oficer për Policinë e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara (USCP), vdiq të Shtunën ndërsa ishte jashtë detyre, vetëm tre ditë pasi shërbeu në vijën e frontit gjatë trazirave tronditëse të Kapitolit. Sipas The Sun, dy njerëz të njohur me këtë çështje thanë se vdekja e oficerit Liebengood ishte një vetëvrasje e mundshme. Nuk ishte e qartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me ngjarjet e së Mërkurës, pavarësisht se oficeri ishte një nga disa policë që iu përgjigjën trazirave brenda Senatit, zyrtarët nuk janë të autorizuar për të diskutuar çështjen publikisht dhe folën në kushte…

Read More

Shefi i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti ka dalë më një reagim të fortë në lidhje me debatet që janë ngjallur për vaksinat anti-COVID. Madje me detaje Panariti sqaron dhe se çfarë përmbajnë këto vaksina dhe si e luftojnë virusin. Postimi i plotë: Amerikanen, anglezen apo kinezen për betejën anti covid ? Apo kush vjen e para! Se pari është fuqia dhe cilësia e reagimit tonë imunitar ajo që mposht ose jo virusin! Kjo duhet kuptuar nga të gjithë. Vaksina është një ndër mjetet me të efektshme për nxitjen dhe drejtimin e reagimit imunitar kundër agjentëve infektivë . Sepse ,…

Read More

Ministria e Mbrojtjes në Greqi ka vendosur që të rrisë periudhën e ushtrisë nga 9 në 12 muaj duke filluar nga muaji maj i këtij viti. “Arsyeja e rritjes së periudhës së shërbimit ushtarak, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është plotësimi i nevojave urgjente për personel të njësive ushtarake. Bazuar në modelin e ri, skenari më i mundshëm është që periudha 12-mujore do të fillojë të zbatohet majin e ardhshëm” shkruan “Ta Nea”. Por ekziston një mundësi që një pjesë ta bëjnë 9 muaj shërbimin ushtarak, aq sa është aktualisht. “Megjithatë ekziston një parashikim që të mbetet në 9 muaj periudha…

Read More

Një video e qarkulluar në gjithë rrjetin dy ditë më parë e zyrtarëve të vendit që po darkonin në restorantin më luksoz dhe të shtrenjtë në Dubai është komentuar edhe nga aktori i njohur shqiptar. Aktori i njohur Florian Binaj i është bashkuar kritikëve të videos që u publikua në rrjet, ku ministrat shqiptarë shfaqeshin duke darkuar në një restorant luksoz në Dubai. Përmes një postimi në Instagram, Binaj tregon një aksident me makinë që ka pësuar në hyrje të Kavajës, ku rruga ka një gropë problematike për drejtuesit e mjeteve. Binaj tregon se ka qenë në makinë së bashku…

Read More

Princi Philip do të mbushë 100 vjeç më 10 qershor, por, sipas ”The Telegraf”, ai nuk ka ndërmend të festojë momentin historik me festime të tepruara, shkruan vanityfait.it “I vetmi person që sigurisht nuk do të dëshirojë të ketë lidhje me organizimin e ngjarjes është Duka i Edimburgut”, theksoi një burim për gazetën. Nga ana tjetër, nuk është një gjë e re që bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth preferon të qëndrojë larg vëmendjes. Për më tepër, në 2017, gjithashtu për shkak të një sërë problemesh shëndetësore, ai zgjodhi të tërhiqej nga jeta publike pasi i kishte kushtuar rreth 70 vjet vendit.…

Read More

Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar pasditen e djeshme se kur drejtonte emisionin “Top Arena”, një i ftuar në prapaskenë e kishte ngacmuar seksualisht. Në “E Diell”, Fjoralba ka treguar se e kishte përjetuar shumë keq atë ngjarje.“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam patur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, gati gati në prapaskena gjëja shkoi në ngacim s*ksual. Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit.…

Read More

Zëdhënësja e Dhomës Amerikane, Nancy Pelosi, në një mbledhje të fundit ka diskutuar me ligjvënësit për mundësinë e heqjes së Donald Trump nga detyra përpara se të nisë procesi i shkarkimit. Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë në bazë të një rezolute, që i kërkon Mike Pence të heqë kompetencat presidenciale nga Trump. Demokratët pritet të ngrenë një akuzë për nxitje të kryengritjeve ndaj Trump, si aktori kryesor për sulmet në Kapitol.Procesi i parë i votimit për shkarkimin e tij pritet të mbahet të hënën. Pelosi i ka bërë kërkesë kongresmenëve dhe senatorëve që të votojnë për emërimin e…

Read More

Ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes e platformës së PS “Deputeti që duam”. Kryeministri Edi Rama në një komunikim me të përzgjedhurit e fazës së së dytë tha se nga të përzgjedhurit do të dalë edhe skuadra për betejën e 25 prillit. “I falenderoj të gjithë ata që kanë kapërcyer fazën e parë. Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit. Pa ndryshuar politikën asgjë tjetër nuk ndryshon dot në hapësirën tonë të përbashkët. Politika është një forcë për mirë dhe ka lindur për të bërë gjërat së bashku, që veç e veç si bëjmë dot. Kjo nismë e PS,…

Read More

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile ka deklarauar mëngjesin e sotëm se autoritetet e kanë totalisht nën kontroll situatën e përmbytjeve. “Vijojmë të ndjekim situatën në Qarkun e Shkodrës, ku situata është nën kontroll. Vijon i njëjti ritëm në nivelet e prezencës së ujrave në Obot, por prurjet janë të stabilizuara. Problematikat janë ndjekur nga njësitë operacionale të bashkive dhe po kontrollojmë totalisht situatën.Në jug jemi drejt normalizimit, pasi niveli i Vjosës është ulur ndjeshëm”,   theksoi Çako.

Read More

Reshjet e shumta të dëborës që kanë përfshirë qytetin e Pukës kanë shkaktuar problemet e para në zonë. Një prej linjave që furnizon me energjie 35000 KW Fushë Arrëzin ka pësuar dëmtime të mëdha, duke lënë zonën pa energji elektrike prej 6 orësh. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por siç mësohet nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë.

Read More