Kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë dalë në një konferencë për shtyp për fillimin e vaksinimit në vendin tonë për herë të parë.
Rama e nis fjalën e tij duke u shprehur se më në fund “ndihem i lehtësuar”.
“ Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt në New York, Pfizer dhe të hapim me ta negociata të vështira dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera biletarale me vende të tjera dhe vaksinimi që nis sot është rezultati i një kanali bilateral në Bashkimin Evropian, që nuk jam i autorizuar ta bëj publik për shkak të kërkesës së tyre vetë.Nëse do të ishim në pritje të COVAX nuk dihet sesa do të zgjaste kjo pritje, ndaj jemi angazhuar që në krye të herës me kanale të tjera. Por meqë është thënë se është Greqia, mund t’ju them se jo, nuk është Greqia”-tha Rama.
Vaksinimi pritet të zhvillohet në “Air Albania” nën moton ‘Shqipëria Buzëqesh’, ambient të cilin e prezantoi vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. E shoqëruar nga kryeministri Rama, Manastirliu tregoi se është parashikuar se do të vaksinohen 60 persona në orë, për 8-10 orë në ditë, që do të thotë se gjatë gjithë dotës mund të vaksinohen deri në 600 persona.
Të parët që do të vaksinohen sot janë bluzat e bardha, më pas do të vijohet me mësuesit, policët dhe moshat e rrezikuara mbi 75 vjeç. Aktualisht deri më tani Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza nga kompania Pfizer. Në muajin shkurt në Shqipëri pritet të vijnë 30 mijë dozat e tjera, ndërsa nuk ka informacion për vijimësinë e vaksinimit. Vaksina kundër COVID19 është falas dhe jo e detyrueshme.
