Shefi i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti ka dalë më një reagim të fortë në lidhje me debatet që janë ngjallur për vaksinat anti-COVID.
Madje me detaje Panariti sqaron dhe se çfarë përmbajnë këto vaksina dhe si e luftojnë virusin.
Postimi i plotë:
Amerikanen, anglezen apo kinezen për betejën anti covid ? Apo kush vjen e para!
Se pari është fuqia dhe cilësia e reagimit tonë imunitar ajo që mposht ose jo virusin!
Kjo duhet kuptuar nga të gjithë.
Vaksina është një ndër mjetet me të efektshme për nxitjen dhe drejtimin e reagimit imunitar kundër agjentëve infektivë .
Sepse , ajo mëson, orienton dhe e stërvit këtë imunitet për ti bërë ballë covid 19 dhe jo vetëm .
Por njerëzia po çorientohet nga produktet e markës së vaksinave të miratuara për përdorim dhe që janë bërë objekt i konkurimit dhe i garave ndërkombëtare.
Njerëzit, po dëgjojnë emërtime vaksinash si Pfizer, Moderna, Oxford Astra Zeneca, Sputnik, Sinovac etj.
Pyetja që shtrojnë njerëzit e thjeshtë është :
A janë e njëjta gjë?
Përgjigja më e ndershme është :
Synojnë të bëjnë të njëjtën punë pra të luftojnë covid 19 , por nuk janë e njëjta gjë!
Dallimi kryesor është ai teknologjik.
Vaksinat amerikano gjermane, Pfizer Biontech dhe Moderna, janë shkencë e vitit 2021..
Ato nuk injektojnë te njerëzit, viruse, proteina virale të inaktivuara apo të modifikuara për të formuar imunitet. Siç është bërë dhe bëhet deri tani.
Ato injektojnë te njerëzit, segmente informacioni, (m-ARN) sipas deshifrimit të bërë të genomës së virusit për të krijuar imunitet anticovid.
Dhe kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, deri 95 përqind imunitet.
Këto janë vaksina për të pasurit, kushtojnë më shumë dhe kërkojnë zinxhir ftohës të jashtëzakonshëm.
Vaksinat e tjera janë teknologji e njohur dhe e provuar!
Këtu futet edhe vaksina Astra Zeneca, e cila përdor dhe injekton virusin e rrufës së zakonshme të shimpanzes të modifikuar gjenetikisht për të mbartur antigene anti covid.
Japin 70 përqind imunitet, por kushtojnë më lirë dhe nuk kërkojnë ftohje të jashtëzakonshme.
Të dy vaksinat si Pfizer dhe Oxford Astra Zeneca, janë të çertifikuara… Pra mund të përdoren.. Por edhe njerëzit duhen informuar për teknologjinë e prodhimit dhe jo vetëm shkencëtarët.
