Author: tirana

Rrjeti Britanik BBC i ka kushtuar një artikull fëmijëve dhe grave shqiptare të cilët vazhdojnë të jenë në kampin Al Hol në veri të Sirisë. Me titullin “Shqipëria garon për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist”, BBC hedh një vështrim mbi vështirësitë që po kalojnë këta njerëz në kampin e drejtuar nga luftëtarët kurdë. BBC e nis artikullin me historinë e Evës, sot 16 vjeç e cila u rrëmbye nga babai i saj Shkëlzeni dhe u dërgua në Siri kur ajo ishte nëntë vjeç. Pas shtatë viteve luftë dhe më pas robërie, ajo duket sikur është nga një botë tjetër,…

Read More

Gjatë emisionit të ditës së sotme “E diela shqiptare”, moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea zhvilloi një intervistë me Prefektin e Qarkut të Tiranës, Toni Gogun dhe bashkëshorten e tij Edin, në rubrikën “Gjysma ime”. Çifti tregoi për publikun marrëdhënien e tyre të bukur të dashurisë, ndërsa Edi tregoi se mërzitet shpesh kur bashkëshorti i tij Toni i kushton më shumë vëmendje punës sesa familjes. Kështu, Gjebrea i kërkoi në bisedë e sipër telefonin stafit të tij, dhe i ka telefonuar bashkëshortes për t’i thënë që e do. Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty? Edi Gogu: Përpiqet, më…

Read More

Bashkia e Bulqizës ka reaguar pas lajmeve në disa media se 30 persona në fshatin Shupenzë janë helmuar për shkak të përzierjes së ujit të pijshëm me ujërat e zeza. Bashkia thotë se në këtë zonë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza, ndërsa ditën e nesërme do të dalin edhe analizat që pritet të zbardhin shkakun e rreth 30 personave në këtë fshat. Reagimi i plotë: PËRGËNJESHTRIM I LAJMIT MBI HELMIMIN E BANORËVE NË SHUPENZË Nisur nga një lajm i publikuar nga disa media të Tiranës në lidhje me helmimin e rreth 30 banorëve të Njësisë Administrative Shupenzë, Bashkia…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaron se nesër nis vaksinimi anti COVID-19.  Ndonëse fillimisht deklaroi se 10750 dozat e para të vaksinës anti-COVID do të vinin në Shqipëri në javën e tretë të janarit, Rama paralajmëroi dy ditë më parë në mbledhjen e komitetit ndërministror të Emergjencave Civile se vaksinimi mund të niste më herët. Sot ai shkruan në “Facebook” se vaksinimi do të nisë ditën e enjte duke sjellë me hashtag dhe emrin e fushatës “Shqipëria buzëqesh”. “LAJM I MIRË😍 #ShqipëriaBuzëqesh☀️ Nesër nisim vaksinimin antiCovid19💪 #PunëJoGjumë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Read More

Emergjencat Civile të Bashkisë Lezhë ka realizuar një operacion shpëtimi në Tale për të nxjerrë një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të ujit. Për të ndërhyrë dhe ndihmuar qytetarin e izoluar që kishte kërkuar ndihmë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me mjete lundrimi si dhe emergjencat civile duke vepruar sapo u ishte dhënë alarmi. Personi kishte ngelur i bllokuar në grykëderdhjen e lumit Mat dhe falë ndërhyrjet se shpejtë u bë i mundur shpëtimi i tij.

Read More

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë Shqipërinë ka shkaktuar shumë probleme, sidomos në veriu, ka ku toka dhe banesa të përmbytura dhe probleme me energjinë elektrike. Vetë kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër dhe Lezhë, ku inspektoi zonat e përmbytura, ndërsa në veri të vendit ishte edhe Basha. Situata ka bërë që në faqen në Facebook të Ramës të vërshojnë komentet negative, ndërsa nuk kanë munguar as replikat e këtij të fundit. Qeveria që thotë se situata sot është më shumë herë më e mirë krahasuar me atë që ndodhte me përmbytjet përpara 2013,…

Read More

Kuptimi i “shkëlqyer” në aspektin e personalitetit i referohet një qëndrimi të veçantë njerëzor që e sheh personin të udhëheqë me vendosmëri për të zgjidhur problemet, ose për të dhënë ndjesinë e të qenit në gjendje ta bëjë, pa u ndotur kurrë emocionalisht: shfaqja në këtë mënyrë është shpesh sekreti i suksesit sepse siguria e transmetuar është burim i karizmës. Zakonisht nuk është e mundur të “mësosh” të jesh i shkëlqyer, por ekziston nevoja për një prirje të personalitetit, siç do ta shohim më poshtë: Bricjapi Ata kanë disa vështirësi në menaxhimin e marrëdhënieve njerëzore, por dinë ta kompensojnë në…

Read More

Përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Donald Trump përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën morën vrull të shtunën, me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve që njoftuan se do të parashtrojnë artikujt e fajësimit duke filluar që nga e hëna. Ligjvënësi Ted Lieu, një demokrat nga shteti i Kalifornisë, i cili ndihmoi në hartimin e akuzave kundër Trump, shkroi në Twitter se artikujt mbështeten nga 180 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse asnjë republikan nuk është mes tyre. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kolegët e saj kërkojnë që presidenti të…

Read More

Kryeministri Rama thotë se lumenjtë Vjosa dhe Semani janë nën kontroll, duke shkaktuar vetëm dëme minimale për shkak të motit të keq. Sipas Ramës, po të mos ishte punuar intesivisht për sistemin e kullimit, ndërtimet e paneleve mbrojtëse apo argjinaturave të reja, dëmet do të ishin të mëdha. “Vjosa dhe Semani krejtësisht nën kontroll, dëme krejt minimale, megjithë reshjet intensive e prurjet e larta, të cilat po të mos ishte punuar intensivisht për sistemin e kullimit, ndërtimin e paneleve mbrojtëse, argjinaturat e reja, do të ishin të mjaftueshme për t’i kthyer në pasqyra ujore si më parë të tëra fushat…

Read More

Gjatë ditës së sotme mbi 10 persona janë paraqitur në qendrën shëndetësore Shupenzë në Bulqizë me diarre dhe të vjella. Mjekët e qendrës shëndetësore u shprehën se “dyshojmë për covid pasi janë simptoma të ngjashme”. Mësohet burime pranë qendrës shëndetësore se gjatë kohëve të fundit ka pasur edhe persona të tjerë që janë paraqitur me simptoma të njëjta. Qendra shëndetësore nuk ka kërkuar ndihmë spitaleve rajonale, pasi sipas mjekëve simptomat nuk janë serioze.

Read More

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, Blerina dëshiron t’i bëjë një surprizë bashkëshortit të tij italian dhe ta gëzojë në këtë periudhë pandemie, i cili po e përjeton pak keq këtë mbyllje. Para se ta ftojë në studio Antonon, Ardit Gjebrea i ka përgatitur një lojë të vogël. Arditi ka ftuar Klajdin, një pronar restoranti i cili do aktrojë dhe do i thotë Antonion se ai e njeh Blerinën që në moshën e adoleshencës dhe ka rënë në dashur me të. Pasi hyn në studio, Antonio shikon një tavolinë me ushqime italiane dhe një gotë…

Read More