Kryedemokrati Basha pasi ka parë nga afër banorët e zonave të përmbytura në Shkodër është ndalur edhe në Torovicë të Lezhës, ku fatmirësisht uji nuk ka hyrë ende në banesa, por i ka rrethuar ato, ndërsa ka nxjerrë jashtë funksionit tokat e të mbjellat e tyre. Banorët ngrenë sytë nga qielli dhe kërkojnë ndihmë, sidomos për qarkullimin e tyre. Ata thotë se askush nga qeveria nuk ka ardhur të interesohet për ta, t’i pyesë nëse kanë me se të ushqehen. Ndërkohë që nesër rinis mësimi, banorët thonë se 44 fëmijë janë totalisht të izoluar. Basha: Si jeni? Banori 1: Si…
Author: tirana
30 persona janë helmuar në Shupenzë të Bulqizës dhe janë detyruar të shkojnë pranë qendrës shëndetësore për të marrë trajtim mjekësor. Dyshimet e para janë nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza, megjithatë ende nuk ka një përgjigje zyrtare. 30 persona kanë marrë serum në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga zona Gjorica, Hoshaten, Shupenza. Sipas “BW”, mjekët ende nuk kanë dhënë një shpjegim të qartë se pse janë helmuar personat.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e së dielës në qytetin e Sarandës. Dyshohet se pas një grindje banale mes të rinjsh ka ngelur i plagosur me thikë një 20 vjecar, banor i Sarandës. 20 vjeçari me inicialet R.A, është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” i goditur me thikë. Mesohet se i riu ka katër goditje në pjesën e pasme dhe në duar. Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun dhe autorin e kësaj ngjarjeje. Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.
Mbrëmjen e djeshme modelja e njohur Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, tha se mund të shikojë fatin e njerëzve nëpërmjet letrave. Ajo tha se letrat e saj janë me engjëj dhe se ajo komunikon vetëm me enjëj. Për realizimin e kësaj loje ajo zgjodhi Françeska Jaçen të cilës i tha: “Këtu më del që ti duhet të duash veten shumë, që tu thuash jo të tjerëve. Unë kam parë se ai(drejton gishtin nga Rezarti) nuk të ka respektuar gjatë emisionit. Dhe ti nuk ke dashur t’i vendosësh kufi. Nuk ka të bëjë me miq kjo gjë.…
Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 humbje jete nga Covid 19. Ministra e Shëndetësisë raporton se nga 2997 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. STATUSI I PLOTË Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar…
Ministria e Mbrojtjes njofton se situata po shkon drejt normalizimit në rajonin qendror të vendit si dhe ka një përmirësim të dukshëm edhe në Lezhë. Nëpërmjet një komunikate, kjo ministri thekson se forcat e ushtrisë po mundësojnë lëvizjen e banorëve në zonat e Shkodrës. Njoftimi: Qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshëm si nga strukturat vendore ashtu edhe nga ato qendrore. Forcat e Armatosura po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta. Gjithashtu FA po transporton pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura. Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës…
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha i cili gjatë vizitës së fundit në zonat e përmbytura në Shkodër u nxor blof nga bashkëpunëtorët e tij. Në video Basha thotë se mungon energjia elektrike, ndërsa bashkëpunëtori i tij thotë se “drita ka pasur”. Kur pyet për mjetet e ushtrisë në dispozicion, kryebashkiakja Voltana Ademi thotë “1”, ndërsa bashkëpunëtori i saj thotë “2”. Bashkëngjitur videos me ironi Rama shkruan: “Kur do të gënjesh në bashkëpunim.”
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zbritur sot në Jug, ku ka parë nga afër situatën me lumin Vjosa në urën e Mifolit. Çuçi tha se situata në Vjosë është e stabilizuar dhe se shtabi i emergjencës është në gatishmëri 24 orë. Sipas ministrit, situata është e tillë për shkak të ndërhyrjeve duke evidentuar si një problem vetëm projektimin e papërshtatshëm të urës së autostradës së re. “Sot jam në Vlorë bashkë me prefektin dhe drejtorin e policisë për të parë situatën nga afër. Prefekti më informoi shtabi i emergjencës ka qenë 24 orë në gatishmëri me të gjitha institucionet…
Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi sot se në Tokio kanë mbërritur 4 persona nga Brazili të infektuar me një variant të ri të COVID-19. “Të katër udhëtarët, të cilët zbarkuan në aeroportin “Haneda” të Tokios më 2 janar, nga Amazonas, Brazil, u testuan pozitivë pasi kaluan kohën e karantinës në aeroport”, tha Ministria. “Varianti është i ndryshëm nga ato që janë përhapur tashmë në BM dhe Afrikën e Jugut”, tha Takaji Ëakita, kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, sipas raportimeve të “Kyodo Neës”. Instituti specifikoi se, aktualisht, nuk ka ende ndonjë provë se varianti i ri është më ngjitës.
Nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 13 Janar 2021. Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por brenda kuotave maksimale të argjinaturave. Intensiteti i lartë i reshjeve në veri-perëndim të vendit mund të krijojë probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë ditës së sotme 10 Janar dhe nesër 11 Janar 2021. Në datën 12 Janar dhe…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, njëherazi edhe Drejtuese e PS për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali inspektoi sot situatën në Gjokaj të Vorës për shkak të problematikave të shkaktuara prej reshjeve të shiut. Spiropali gjatë inspektimit ishte e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Vorës, Gent Picari. Ministrja tha se në digën liqenit të Gjokajt pas “City Park”-ut, kuotat janë në nivele normale ndërsa monitorimi nga ekipet në terren të bashkisë mbetet vijues përgjatë 24 orëve. “Reshjet intensive të ditëve të fundit nuk kanë sjellë asnjë problem në zonë. Në digën liqenit të Gjokajt pas “City Park”-ut, kuotat…
Dallimet gjenetike midis binjakëve monozigotikë, të referuara zakonisht si “binjakë identikë”, mund të shfaqen shumë herët në zhvillimin embrional, sipas një studimi të fundit, që mund të vërë në dyshim zbulimin e asaj që është e lindur dhe e fituar. Një vend të rëndësishëm në hulumtim, zë fakti se binjakët kanë një sfond të ngjashëm gjenetik dhe se ndryshimet e tyre fizike ose të sjelljes vijnë nga mjedisi që i rrethon. Studimi I kryer nga shkencëtarë islandezë dhe i botuar në revistën “Nature Genetics”, del në përfundimin se monozigotët kanë një mesatare prej 5,2 mutacionesh të ndryshme, krahasuar me gjenomin…