Nga Spartak Ngjela Lëvizja antiperëndimore Trump, kundër demokracisë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, u shkallmua përfundimisht në datën 6 janar 2021.Dy janë sot arritjet e mëdha të demokracisë perëndimore në shekullin e ri: fitorja e Joe Biden-it në zgjedhjen e 4 nëntorit 2020 në Amerikë; dhe, shkallmimi i kryengritjes së shëmtuar Trump në Uashington, në 6 janar 2021.Demokracia amerikane e provoi se ajo gjithmonë do të jetë ideal i moderacionit dhe i harmonisë. l.Në këtë betejë përbërëse, kundër një banditi president, që i solli Perëndimit dëme të mëdha, në favor të Rusisë, historia do të shkruajë që një rol të madh…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Gjadër të Lezhës për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve për shkak të reshjeve të shiut. Ai ka folur edhe me banorët e zonës dhe ankesat e tyre në lidhje. Gjatë bisedës me kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur edhe me një qytetar, që Rama e quajti demokrat të lëkundur. Nga ana tjetër, qytetari i është kthyer duke i thënë se nuk është i lëkundur, por është me ata që punon. Pjesë nga biseda: Rama: Ky është demokrat i lëkundur? Banori: Unë nuk jam as i lëkundur as i palëkundur,…
Bllokimi i procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtëshme për shkak të pandemisë është bërë shkak që qeveria ta shtyje edhe një herë afatin e tij deri me 31 dhjetor të këtij viti. Pas Dekretimit nga Presidenti I Republikës më 5 janar, Është publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimi Ligjor që e shtyn procesin je deri më 30 shtator, sicc qe menduar fillimisht, por deri më 31 dhjetor 2021. Bëhet fjalë për shtyrjen e dytë të procesit të rivlerësimit. Ligji I rivlerësimit hyri në fuqi në janar të vitit 2020 me shtirje deri në muajin shtator. Por shpërthimi i Pandemisë Covid…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar sot një vizitë në spitalin rajonal të Durrësit, nga ku ka nisur shpërndarja e 36 autoambulancave të reja. Ministrja tha se më flotën e36 autoambulancave do të rriten kapacitetet në të gjithë spitalet e vendit. “Me flotën e 36 autoambulancave ne kemi vendosur që të rrisim kapacitetet e Tiranës, gjithashtu edhe të spitaleve rajonale dhe bashkiake. Spitali i parë ku shpërndahet flota është spitali i Durrësit, paralelisht do të vijojmë me spitalet e tjera rajonale, nga Kukësi deri në Sarandë, ku me këto autoambulanca, të cilat kanë të njëjtin standard,…
Aktori i madh i skenës shqiptare Robert Ndrenika mbush sot 79-vjeç. Urimeve për ikonën e kinematografisë shqiptare i është bashkuar edhe moderatorja Arbana Osmani. “Gëzuar ditëlindjen mjeshtër”, shkruan Arbana teksa publikon një foto me Ndrenikën. Kujtojmë se më herët Ndrenika mori një mesazh urimi edhe nga ministrja e Kulturës, Margariti.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vizituar tokat bujqësore të përmbytura të Laçit. Kryemadhi thotë se gjithë këtë situatë e ka sjellë mungesa e seriozitetit nga shteti, si dhe munegsa e ndihmave. Fermeri i një toke të përmbytur i shpjegoi Kryemadhit dëmet që i kishte shkaktuar uji si dhe problemet në infrastruktrë. Kryemadhi kritikoi në përgjithësi politikën duke theksuar se politikanëve shpesh kanë mbyllur sytë për hir të stabilitetit rajonal, dhe kjo i është kthyer në një destabilitet ekonomik, prandaj duhet ndryshuar mentaliteti. KRYEMADHI: Koordinimin që hidrocentralet të hapin më parë portat që mos vijë në këtë situatë. Mungesa e seriozitetit…
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është e shqetësuar për javët në vijim sa i përket situatës së pandemisë. Teksa Gjermania ka tejkaluar tashmë 40 mijë viktimat nga COVID-19, Merkel thotë se më e keqja ende s’ka ardhur. Shifrat në Gjermani si në gjithë Europën s’kanë të ndalur, por për Merkel javët në vijim do të jenë më të vështirat e gjithë pandemisë për gjermanët. 465 viktima u regjistruan vetëm këtë të dielë në Gjermani, teksa 1.9 milionë të infektuar ka në total.
DASHI 21. mars – 20. prill Ka rrezik qe klima ne çift te mos jete shume e ngrohte gjate kësaj jave. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por do mendojnë shpejt te krijojnë një lidhje. Ne fakt personat qe do iu ngacmojnë janë interesante. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Nuk do shpenzoni kuturu dhe nuk priten vështirësi. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por probleme te mëdha nuk do keni. Shtoni konsumimin e perimeve qe përmbajnë fibra si për shembull:…
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Lezhë, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytja. Rama sërish e shikon situatën me optimizëm, pasi sipas tij “falë punës së madhe të bërë vit pas viti me zhbllokimin e sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetëra e dhjetëra herë më të vogla”. Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka kërkuar ndërhyrje nga qeveria për lagjen Varosh në Lezhë pasi rrezikohen disa banesa të shemben nga rrëshqitja e dherave. Pjerin Ndreu: Janë rrezikuar disa shtëpi, edhe poshtë edhe sipër. Ne kemi bërë evakuimin e disa banorëve, e…
Situata e rënduar për shkak të reshjeve në vend vijon prej ditësh, duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme. Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Shkodrën. Ai do të vizitojë zonën e Obotit, ku rreth 880 Ha sipërfaqje e tokës bujqësore është përmbytur. Pak më parë në Shkodër ka mbërritur edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Basha do të vizitojë disa zona të përmbytura në këtë qytet. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë takim mes tyre.
Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën Plepa-Kavajë. Bëhët me dije se makina ishte në ecje kur u përfshin nga flakët. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar dhe as se çfarë shkaktuar flakët në mjet.
Stuhia “Filomena” ka shkaktuar sasi të mëdha dëbore në pjesë të ndryshme të Spanjës, ndërsa gati gjysma e vendit ndodhet në alarm të kuq të gatishmërisë. Udhëtimet rrugore, hekurudhore dhe ajrore janë ndërprerë dhe ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se vendi po përballej me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”. Madridi, një nga zonat më të prekura, ka parë deri në 20 cm dëborë. Më në jug, stuhia bëri që lumenjtë të dilnin nga brigjet e tyre. Katër vdekje janë raportuar deri më tani si rezultat i “Filomena”. Zyrtarët thanë se dy persona u gjetën të…